Serbia ende vajton pse nuk u kualifikua për të marrë pjesë në kampionatin Evropian. Por për këtë Serbia megjithatë e ka një ngushëllim . Të paktën ashtu siç ka thënë për portalin serb “alo” drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Guriç, përcjell Koha.net.
“Edhe pse Serbia nuk po merr pjesë në Kampionatin Evropian, shumë qytetarë tanë po marrin pjesë në të. Ja, vetëm në Përfaqësuesen e Shqipërisë janë tetë lojtarë nga Kosova dhe mjaft të tjerë në Zvicër.
Ata janë të tanët, u pëlqeu ose jo atyre. Sa i përket UEFA-s, ajo për mua është e komprometuar pasi e pranoi Kosovën anëtare. E pastaj të ndalojë klubet e saj të luajnë e përfaqësueses t’ia ndalojë të jetë mikpritës. Mendoj se tash askush s’e kupton se me urdhra të kujt punon UEFA”, ka thënë Gjuriç. (b.an)