• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Gjuriç hedh poshtë pretendimin kosovar: Ende s’ka marrëveshje për targat

by Aalison Pearse Stevens
09/09/2016 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas deklaratave nga Ministrja për Dialog, Edita Tahiri se është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve, një gjë të tillë është mohuar nga Marko Gjuriç. Ai ka thënë se nuk është arritur ende marrëveshja e targave, por sipas tij janë në rrugën e duhur për të bërë një gjë e tillë.

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriç ka thënë se delegacioni i Beogradit gjatë bisedimeve të djeshme në kuadër të dialogut teknik me ndërmjetësimin e BE-së, ka ngritur çështjen e Bashkësisë së komunave serbe, por ai ka thënë se Prishtina është tejet konfuze kur bëhet fjalë për ekipin e menaxhimit të themelimit të saj, shkruan Tanjug.

Ai poashtu tha, se evropianët ka thënë se Beogradi i plotëson kushtet e marrëveshjes për telekomunikacionin, ndërkohë që Prishtina ka thënë se do të ndërmarrë hapa shtesë dhe se, përveç formimit të Ekipit të Menaxhimit për një mandat të plotë duhet të fillojë hartimin e Statutit.

Sipas Gjuriçit, ai personalisht nga zyrtarët më të lartë të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa ka dëgjuar se ekipi i menaxhimit është formuar, transmeton lajmi.net.

Gjuriç ka thënë se pas vizitës së nënpresidentit, Joe Biden në Prishtinë si dhe presionit nga ndërkombëtarët për krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, Kosova do të formoj ASK-në.

“Unë personalisht mbështes themelimin e ASK-së. Unë mendoj se kjo sjell paqe dhe siguri për serbët  dhe shqiptarët”, tha Gjuriç në Bruksel, atje filloi raundi tre-ditore i dialogut Kosovë- Serbi në një teknike të re.

Nuk ka marrëveshje për targat

Gjuriç ka thënë në Bruksel se çështja e targave ishte temë e diskutimit në Bruksel. Sipas tij, në marrëveshjen e 2011 me Kosovës, Serbia ka dashur që targat serbë të ekzistojnë në territorin e Kosovës. Gjuriç ka shtuar se më e mira do të ishte që çështja e tabelave të mos lidhet me ndonjë çështje të statusit dhe kjo është ajo që pala serbe këmbëngul në bisedime, që targave t’u mbulohet pjesa RKS.

“Kjo bëhet për të pasur qarkullim të makinave, kamionëve dhe automjeteve të ndryshme. Nëse ne nuk pajtohemi me statusin e Kosovës të paktën le të mbulohen këto simbole, që t’i mundësohet njerëzve udhëtimi  normal”, ka thënë Gjuriç.

Ai shtoi se nuk ka marrëveshje në mes të dy palëve për çështjen e targave, dhe se sipas tij do të jetë e vështirë për shkak së është rënduar “klima e pafavorshme në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Dialogu teknik në mes Kosovës dhe Serbisë përfundon në fundjavë, dhe është planifikuar të diskutohet për pjesën veriore dhe jugore të Mitrovicës. (b.an)

Next Post
Publikohen pamjet e rënda të trupit të shqiptarit të vrarë në Greqi, Pëllumb Marknikollaj

Publikohen pamjet e rënda të trupit të shqiptarit të vrarë në Greqi, Pëllumb Marknikollaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In