• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjunjëzimi i PD para “Kandidatit për Kryeministër”

by Mero Baze
05/02/2025 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në fillim, kur kriza shpërtheu dhe PD u nda mes Berishës dhe Bashës, Berisha i lejoi të vetët më të moderuar të thoshin se të dy duhej të largoheshin – edhe ai, edhe Basha – në mënyrë që PD të bashkohej. Dhe kështu filloi me Bashën. Ai dha dorëheqjen pas 6 Marsit, pas zgjedhjeve të pjesshme lokale.

Por të njëjtët njerëz që më parë kërkonin që të iknin të dy, më pas u rreshtuan me Berishën.

Dhe nisi retorika e re: Ata që janë me Bashën duhet t’i bashkohen Berishës, sepse ai ka vetëm një qëllim – bashkimin e PD-së – dhe nuk dëshiron të bëhet kryetar i saj.

Ky presion vazhdoi gjatë, derisa grupi i Bashës, për shkak edhe të gabimeve të tij, u shpërbë dalëngadalë dhe filloi t’i afrohej Berishës në distancë, duke ruajtur njëfarë kompatisme për t’u integruar si grup.

Më pas nisi retorika e marrjes së vulës dhe logos, e cila pengonte bashkimin e PD-së dhe zgjedhjen e një kryetari të ri.

Sërish, ata që ishin me Berishën mbronin tezën se sapo të merrej vula dhe logoja, Berisha do ta bashkonte PD-në dhe do të zgjidhte një kryetar të ri.

Hyri në zgjedhjet e vitit 2023 dhe doli prej tyre me vetëm 5 bashki, por nuk u konsiderua humbje, pasi u justifikua se vula nuk ishte marrë ende.

Më në fund, vula dhe logoja u morën. Atëherë, të larguarit nga Basha iu afruan grupit, ndërkohë që ai ishte nën arrest shtëpiak, me shpresën se do të kapnin drejtimin e grupit parlamentar dhe do të përmirësonin kredencialet e tyre.

Pas më shumë se një viti Berisha doli nga arresti shtëpiak, dhe me këtë fshiu ëndrrën e tyre për të drejtuar partinë, duke i lënë thjesht deputetë në rresht.

Tani të gjithë ranë dakord se Berisha është kryetari i padiskutueshëm i PD-së – madje edhe ata që dikur thoshin se ai duhej të largohej.

Nga “nuk do të jetë kryeministër” te shpallja si kandidat për kryeministër

Pas kësaj, filloi fabula e re dhe ndoshta e fundit:

“Berisha do ta çojë PD-në drejt fitores, por nuk do të jetë kandidat për kryeministër.”

Në krye të kësaj teze ishte edhe vetë Berisha, i cili bënte sikur pranonte hezitimin e demokratëve për ta pasur si kandidat për kryeministër, dhe thoshte se pas fitores do të bëhej një garë për kandidatin për kryeministër.

Tani edhe kjo u rrëzua.

Dje, sapo u kthye nga Gjermania, ai shpalli veten si kandidatin për kryeministër të PD-së dhe kryetarin e përjetshëm të saj.

Të gjithë ata që nuk pranonin në fillim as të ishte rival i Lulzim Bashës, sot e pranuan atë si kryetar të përjetshëm të partisë dhe kandidat të përjetshëm për kryeministër.

Pse duhej shpallur kandidat për kryeministër?

Arsyeja është se ka shumë rëndësi që kur të dënohet ose të përballet me procese të tjera gjyqësore, të mos jetë një “askush”, por një figurë politike madhore. Ose siç thuhet në gjuhën e popullit, “Të mos ikte kulish, por qen i rritur.”

Pra, që të mos thuhet se po arrestojnë një ish-deputet, por kandidatin për kryeministër të opozitës.

Tani të gjithë janë të qetë dhe të heshtur, pasi Berisha i përdori për gati katër vite, duke i rreshtuar sipas interesit të tij, duke u paraqitur herë si i nënshtuar para tyre, herë si një njeri në hall, derisa më në fund i poshtëroi dhe i vuri të gjithë në rresht.

E gjitha për një qëllim:Që të duket para drejtësisë si një “peshk i madh” që nuk mund ta “gëlltisin” dot.

Sa për historitë e tjera, që Trump do t’i heqë “non grata” dhe që Anglia do ti kthejë paratë e gjyqeve, këto janë për pas 11 majit, kur të konsumohen gënjeshtrat e deritanishme.

Next Post
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unsere Heimat”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

February 16, 2026

Berisha vijon akuzat: Si Dumani urdhëroi 16 institucione të më hetonin mua dhe mbesat para lindjes

February 16, 2026
Akuzohet se vodhi shuma të mëdha parash, lihet në burg menaxheri i kompanisë private

Punësimi në sektorin bankar u rrit me 10% vitin e kaluar, rekord historik

February 16, 2026
Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

February 16, 2026
30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

February 16, 2026
Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

February 16, 2026
Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

Si u bë lider në inovacion një vend i shtypur si Kina?

February 16, 2026
Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

February 16, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Balluku ma dorëzoi tre herë dorëheqjen, por ia refuzova”, Rama: Vendimet tona janë sovrane, s’ka prokuror e gjykatës që t’i vërë në diskutim

February 16, 2026
24 masat e sigurisë te UBT, Rama: Universiteti në kthesë historike, s’ka asnjë arsye për këtë lloj goditje

“Në Kushtetuese kanë bllokim në tru…”, Për Ballukun morën vendim politk për të mbajtur ekuilibrat…

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In