• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Gjuha shqipe në botë-trashëgimia kombëtare që duhet ruajtur

by Java News
23/02/2021 23:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Tradita është ruajtja e zjarrit dhe jo adhurimi i hirit.”- me këto fjalë të prof. Françesko Altimari nisi takimi i dytë i ciklit “Gjuha shqipe në universitetet e botës”, një nismë e Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD) bash më 21 shkurt, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.

Kjo qendër ka nisur me promovimin e gjuhës shqipe si një element i rëndësishëm i studimeve gjuhësore në botë. Në një bashkëpunim me katedrat e gjuhës shqipe në Mynih, Sofje, Shën Petërsburg, Kozencë, Beograd, Vjenë, Bejing, Gjakovë, Tetovë, Korçë, Shkodër, Prishtinë, Gjirokastër, etj,  për të ndarë përvojën, kontributin, synimet, sfidat, qasjet, problematikat.

“Duhen forcuar katedrat e gjuhës shqipe në Evropë e më gjerë si ura lidhëse  e bërthama kyçe që përcjellin kulturën, gjuhën, historinë shqiptare në universitetet e shtetet  ku janë themeluar. Kemi marrë përsipër këtë mision duke bashkuar qendrat albanoligjike dhe katedrat shqipe”- shprehet Milena Selimi, drejtore ne COD.

Takimi i parë u mbaj mbi sfidat e gjuhës shqipe në universitetin “Ludëig-Maximilian”, Mynih, me pjesëmarrjen e prof. Bardhyl Demiraj, i cili gjatë prezantimit të katedrës, historikut dhe sfidave të tij, ai theksoi se:  “Mësimi praktik i shqipes është ndër shtyllat kryesore të programit universitar të Albanologjisë, në LMU, Mynih, pasi Qendra për Studimin e Gjuhëve të Huaja në LMU është e interesuar që shqipja të ofrohet në kufijtë maksimalë brenda programeve universitare.”

Tirana, Prishtina dhe Kozenca, tri bërthama të rëndësishme të shqipes që komunikuan përmes Qendrës për Hapje dhe Dialog, në viset e arbëreshëve të “Motit te Madh”me tri lektoret prof.dr. Gjilda Prendushi, Universiteti i Kalabrise, dekanja e Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, prof. dr, Lindita Rugova , prof.dr, Aljula Jubani drejtore e Institutit të Studimeve Europiane në Universitetin e Tiranës.

Znj. Prendushi paraqiti një panoramë të përgjithshme të aktivitetit didaktik e kërkimor-shkencor të katedrës së shqipes në Universitetin e Kalabrisë, ku studiojnë rreth 200 studentë, ndër të cilët ka edhe doktorantë. Në këtë ëebinar, znj. Rugova hodhi idenë e një platforme të përbashkët, të një programi ndërkombëtar, me albanologët më të mirë, ku të përfshihen akademitë, institutet, fakultetet. Në këtë platformë të japin mësim albanologët më të mirë, të organizohen doktoratura të përbashkëta.

Prof. A. Jubani e mbështet platformën e përbashkët dhe të gjitha nismat e marra nga universitetet apo më gjerë për ruajtjen dhe zhvillimin e shqipes, duke cituar edhe prof. Françesko Altimarin:

“Tradita është ruajtja e zjarrit dhe jo adhurimi i hirit.”

Kultura dhe gjuha jonë, ka tërhequr prej kohësh vëmendjen e studiuesve të huaj dhe shqiptarë që në shekullin XVIII dhe më parë, kjo përbën një aspekt mjaft aktual edhe për ditë e sotme lidhur me sfidat dhe perspektivat e përhapjes, mësimit të gjuhës sonë nga të huaj, në universitete të ndryshme në botë.

COD behët nismëtar dhe pika ndërlidhëse me lektorët brenda dhe jashtë vendi për t’i kushtuar një cikël seminaresh online gjuhës shqipe, si pasuri kombëtare që duhet ruajtur si trashëgimia më e çmuar që na kanë lënë të parët dhe duhet të përhapet dhe njihet kudo në botë, jo vetëm për qëllime mësimi, por sidomos për qëllimi studimi.

 

Next Post
Mikrobiologu kroat: Jemi drejt fitores së luftës me Covid-19

Mikrobiologu kroat: Jemi drejt fitores së luftës me Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In