• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjuha shqipe – kjo kambanë ‘zhurmuese’!

by A R
16/09/2024 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Liridona Beqiri*

Duke u kthyer dje nga Tirana për në Shkup, po kërkoja të shoh tabelën me mbishkrimin që më uron mirëseaerdhje në tokën time, për të cilën ditëve të fundit u bë zhurmë shumë e madhe. Në gjuhën shqipe toka e popullit quhet edhe atëdhe edhe mëmëdhe, gjë që nuk haset ne gjuhët tjera, e në ndërkohë po mendoja nga gjithë kjo pasuri e gjallëri e gjuhës shqipe, e jetojmë tendencën e shuarjes së kumbanës së saj. Nga kjo, nuk di nëse tokën time duhet t’a dua si mëmëdhe që nuk ka shtypur kurrë elementin më të rëndësishëm të identitetit kombëtar ose atëdhe i cili po xhindoset e po i fryen territ të mendjes dhe shtyp atë në cdo lloj forme.

Gjuha shqipe është zojë e rëndë e me standard! Kaq shumë oreks gjakatar për të zhbërë përpjekjet e shumë gjeneratave që gjallëruan atë në çdo segment ku frymon funksionimi dhe rendi shtetëror, kaq shumë tendencë katapultimi për të ndalur kapilarizmin institucional të saj, tundim i skajshëm i të shkuarës së zvetenuar e një areneje dinake politike.

Shqetësimet dhe frika që në vazhdimsi janë shprehur nga zyrtarizmi i gjuhës shqipe në opinionin maqedonas, rrënjët i ka tek opinioni i krijuar se shqiptarët nuk do të ndalojnë me kërkesat për avancimin e statusit të tyre në Maqedoninë e Veriut, gjë e natyrshme kjo, por harrojnë që ne jemi një popull që jetojmë akoma me ideale e me kujtime të mbijetesës, me vlerën dhe shijen e lirisë dhe presim me bindje ndonëse të lodhur, shpesh dhe të zhgënjyer frutat e këtyre viteve sakrificë. E për këtë nuk ka askush asnjë të drejtë të nëpërkëmb ëndrrën dhe përpjekjet e një populli martir e revolucionar, praninë e natyrshme shqiptare në këtë vend dhe të vërtetën që kjo gjuhë e shenjtë dhe faktori shqiptar doni apo s’doni ju janë faktorët kyç të stabilitetit dhe mirëqenies të popujve dhe vendit brenda kësaj toke dhe jo vetëm.

Sipas opozitës së atëhershmë maqedonase, qëndrimeve që tani po i japin edhe më shumë jehonë, jetë e frymë si pozitë, ligji i miratuar nga shumica parlamentare që hyri në fuqi asokohe është jokushtetues dhe i dëmshëm për Maqedoninë e Veriut. Kësisoj, prej tyre nuk do të pritej një ndërgjegjësim dhe arsyetim i thelluar, i drejtë dhe racional në lidhje me ecurinë dhe zhvillimin e vendit sepse të gjithë janë të sëmurë në grada të ndryshme nga retorika antishqiptare dhe etja masovike për asgjësimin e shqipes tonë shekullore.

Kjo zhvatje dhe gërryerje e vazhdueshme degraduese, që ngjan në tentativë për zhvendosje identiteti, sot, më shumë se kurrë, po vihet në diskutim e po lyhet e zhgërryhet me baltë publike.

Kam frikë që kjo sëmundje po synon të godas edhe trurin e shqiptarëve, të vetmin organ që natyra krijoi për të kundërshtuar dhe përmirësuar veten i cili synon të komandojë, shfrytëzojë dhe të përvetësojë çdo gjë e çdokënd në saje të përshtatjes. Ky indoktrinim që nuk përligj të qenit shqiptar do të injektojë bindje absolute në vizionin e së ardhmes.

Ky është një alarm, është domosdoshmëri për shpallje të emergjencës kombëtare, po rrezikohet shqipfolësi i ardhshëm, trashëgimia intelektuale, identiteti më i rëndësishëm kombëtar. Është një terren i minuar që do të hedhë në ajër çdokënd që shkel mbi të, sepse është luftuar shumë kundër trysnive të ndryshme të sistemeve antishqiptare e duhet mbrojtur nga çdo shqiptar që ka presion gjaku shqiptari në tru e zemër, ndryshe jemi vrasës të historisë dhe të zhvillimit shoqëror.

A po e ndajmë fatin tonë me vizionin e të tjerëve që nuk na duan, a po bashkëqeverisim apo na qeverisin, a po mospërfillemi kundrejt atyre që duhet të kërkojmë llogari, a po përfundojmë në një plaçkë e makinerisë zhvatëse të jo-shqiptarë dashësve, a po kamuflojmë role të paligjshme dhe bëhemi trofe i atyre që përmes nesh i shquajnë aftësitë e tyre për të mposhtur cdo gjë që frymon shqip?! Zgjohuni! Studiuesit e “vdekjes” thonë përderisa nuk pajtohesh me të nuk vdes, prandaj prekni pulsin, pickoni veten dhe reflektoni sepse historia nuk fal e brezat e ardhëshëm nuk do lejojnë të trashëgojnë veset më të ulëta të kësaj shoqërisë aktuale.

Fati i gjuhës shqipe sot është si një njollë vetëdënuese, vetëmohuese por mbi të gjitha vetëvrasëse. Po përdhoset derisa ende nuk është tharë gjaku që u derdh për të, po skllavërohet nga ambicie të sëmura, po përçudnohet nga perversiteti nacionaist publik, po baltoset nga sociopatët kolektiv.

Edhe pse integrimi i Maqedonisë së Veriut në strukturat Veri-Atlantike (NATO) do të shmangte retorikat nacionaliste, sot karta triumfuese e tyre është pikërisht nacionalizmi, që nga këtu, vlerësimi i kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve nxit reagime politike dhe përplasje etnike që përshkallojnë stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e vendit ndërsa aventurierët politik po e përvetësojnë këtë cështje dhe po e kthjenë atë në kapital politik.

Mbrojtja e gjuhës shqipe është detyrim i çdo shqiptari, që nga ata që realizuan e gjallëruan atë në institucionet e rendit shtetëror e deri tek ata që e kanë poashtu detyrim kombëtar t’a ruajnë jehonën dhe kumbimin e saj në vazhdimsi, duke u kujdesur për pacifizmin politik, moral e kombëtar kur temë debati është gjuha shqipe. Keni kujdes, do mbeteni vula e kohës për çdo pasojë që shkërrmoq statusin e shqiptarit në këto troje. Mos shisni moral me zhibla në emër të gjuhës dhe shuani cdo hidër që ngre kokë për ta përdhosur jetëgjatësinë e saj. E përsëris, është detyrim kombëtar kundrejt gjakut që ju rrjedh dhe popullit që u’a dha këtë besim.

Moment i vështirë për t’u ekuilibruar ndasitë etnike në këto tensione (qoftë edhe të inskenuara), nga njëra anë adoleshenca politike shqiptare, rebelë në heshtje e jo veprim dhe nga ana tjetër tirania politike maqedonase që harron që ky shtet nuk gjen qetësi pa faktorin shqiptar, që këtij vendi i tundet themeli kur damkoset identiteti shqiptar e që s’kanë taban të kuptojnë që shqiptarët dhe gjuha shqipe janë garantuesit më të kulluar të sigurimit të stabilitetit në vend dhe rajon e që nga kjo duhet të interaktojnë me shqisa të tjera me shqiptarët, sepse ky vend i ka të kota aspiratat drejt entitetit të BE-së pa mirëqenien e shqiptarëve si popull që i dha shumë integrimit dhe ngritjes institucionle të barazive etnike, si kushti më i rëndëshishëm I demokracisë.

Nuk dua të thyej tabutë leksikore nga ky mllef por mos ushtroni rivalitet provincial në emër të gjuhës, fisnikëroni tagrin kundrejt gjithkujt që cënon gjuhën shqipe në cdo lloj forme të përdorimit të saj dhe mos sofistikoni arsyetimet pa shije dhe bindjet që i lansoni si vlera.

Si përfundim, tabelën me mbishkrimin nuk e pash, ngaqë shqiptarët që e vendosën apo nuk e vendosën atë, e kishin e hequr shpejt!

*Ditar i një shqiptareje nga Maqedonia e Veriut

Next Post
Kushtetuesja lë në fuqi ligjin për kompensimin e pronave, rrëzon kërkesat e Komunitetit Mysliman Shqiptar

“Nuk vendos Rama dhe Berisha kush shkon në Parlament”, “Lista e Mbyllur” përfundon në Kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In