• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjuha, pengesa kryesore/ Në Gjermani duhen 400 mijë punëtorë të huaj në vit

by Java News
09/11/2021 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermanisë po i mbarojnë forcat e kualifikuara punëtore, por vetëm 16% e sipërmarrjeve gjen punëtorë të huaj të kualifikuar. Një studim i fondacionit Bertelsmann kërkon për arsyet.

Gati 34 milionë vetë në Gjermani kanë një punë të rregullt. Ky është një rekord i ri. Por në të njëjtën kohë po rritet numri i vendeve të punës të pazëna. Me daljen në pension të brezit të lindur në vitet me numër të konsiderueshëm lindjesh dhe zhvillimin demografik, po reduktohet numri i fuqisë punëtore potenciale në moshë pune. Gjithnjë e më shumë sipërmarrje ankohen për mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar. Për ekonominë gjermane kjo po kthehet në një nga rreziqet më të mëdha. Se sa po ashpërsohet gjendja, kuptohet nga një sondazh aktual i institutit të opinionit, Civey i kryer me porosi të Fondacionit gjerman Bertelsmann. Nga 7500 siëprmarrje të anketuara aty, 66% dhanë përgjigjen, se nuk gjejnë dot sa duhet fuqi punëtore të kualifikuar. Në vitin e kaluar kjo shifër ishte 55%.

Nga viti në vit më e vështirë?

Gjendja ndryshon sipas degës, rajonit, profesionit dhe kualifikimit. Nëse pyeten sipërmarrjet që vuajnë nga mungesa e fuqisë së kualifikuar, se çfarë mungon më shumë, atëherë merr përgjigjen nga çdo e dyta firmë, se mungojnë personat me shkollim profesional të përfunduar. Tek akademikët është çdo e katërta sipërmarrje. Ndërsa po të shikosh sektorët ekonomikë, vëren se sektori i shëndetësisë dhe ai kujdesit për të moshuarit vuan më së shumti nga mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore.

“Fakt është që po na mbarojnë forcat e kualifikuara”, paralajmëroi në gusht kreu i Agjencisë Federale të Punës, Detlef Scheele. “Nga fuqia punëtore tek kujdesi për të moshuarit tek teknikët e klimës apo logjistika dhe akademikët. Gjithkund do të mungojnë forca punëtore.” Sipas Scheele duhen 400.000 të huaj të kualifikuar në vit për të mbushur boshllëqet e tregut të punës. Në praktikë ardhja e fuqisë së kualifikuar punëtore nuk luan ndonjë rol të madh. Vetëm 16% e sipërmarrjeve sipas studimit të Berstelsmann thanë se po marrin forca punëtore nga jashtë. Shumica përpiqen të tëheqin fuqinë punëtore të brendshme me oferta joshëse. Rroga më të larta, shkollim të mëtejshëm, apo oferta kujdesi për familjen.

Blaue Karte für ausländische Fachkräfte
Gjuha pengesa kryesore

Nga marsi 2020 është në fuqi në Gjermani një ligj që lehtëson fuqinë e kualifikuar punëtore nga shtetet jo-anëtare të BE të vijë në Gjermani. Megjithatë shumë sipërmarrje i tremben tërheqjes së fuqisë punëtore nga jashtë. Arsyet janë të ndryshme. Por më kryesorja është shqetësimi për vështirësitë e komunikimit gjuhësor dhe vështirësia në vlerësimin e kualifikimit të aplikuesit. Pak a shumë të njëjta, por me dallim në sektorë janë edhe përgjigjet e sipërmarrjeve që kanë rekrutuar ndërkohë fuqi punëtore nga jashtë. Këtu del, se disa rezerva nuk janë edhe aq të pajustifikuara. Për shembull tek gjuha. Kurse pengesat burokratike nga ana tjetër dolën në anketim si më të ulta se sa dukej në fillim.

Symbolbild | Fachkräftemangel in Deutschland
Ulje e barrierave

Fondacioni Bertelsmann në studimin e tij arrin në përfundimin, se përpjekjet e politikë për të përmirësuar ardhjen e fuqisë punëtore kanë dhënë fryte. Për shembull përmes procedurës së përshpejtuar, përmes nxitjes së mësimit të gjuhës e përmirësimit të ofertës së informimit për njohjen e diplomave të huaja janë arritur rezultate. Por “megjithatë pengesat për përftimin e fuqisë punëtore mbeten megjithë progresin e dukshëm”, paralajmëron Matthias Mayer, ekspert i migracionit në Fondacionin Bertelsmann.

Në studim 67% e sipërmarrjeve presin që vitin e ardhshëm të kenë më pak fuqi punëtore se sa kanë nevojë. “Mungesa e fuqisë punëtore do të ashpërsohet më tej dhe përfundimi i saj nuk duket. Si shoqëri kemi nevojë për zgjidhje të qëndrueshme për të përballuar ndryshimin demografik dhe transformimin social-ekologjik”, thotë Mayer.

Detlef Scheele I Arbeitsagentur-Chef für 400.000 Migranten pro Jahr
Detlef Scheele

Partneritete ndër-kombëtare

Vendimtare shihet se si do të zbatohet ligji për ardhjen e fuqisë së kualifikuar punëtore.Këtu bën pjesë, sipas ekspertëve të migracionit që të bëhen më të kuptueshme kompetencat e fituara jashtë dhe njohja e tyre. Një ide është krijimi i partneriteteve të shkollimit mes Gjermanisë dhe vendeve të tjera, që mund të kontribuojnë për përmirësimin e tërheqjes së fuqisë punëtore që dëshiron të vijë. Në këtë drejtim 57% e sipërmarrjeve janë shprehur pozitivisht për më shumë ujdi ndër-kombëtare për ndërmjetësimin dhe shkollimin e fuqisë së kualifikuar punëtore./ DW

g.kosovari

Next Post
“I lumtur që ndihmuam afganët që në ditët e para”, Veliaj takohet me kongresmenët nga SHBA

"I lumtur që ndihmuam afganët që në ditët e para", Veliaj takohet me kongresmenët nga SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e dytë e bojkotit në Gjykatën e Tiranës, Administrata vijon protestën për pagat, asnjë shërbim për qytetarët!

Dita e dytë e bojkotit në Gjykatën e Tiranës, Administrata vijon protestën për pagat, asnjë shërbim për qytetarët!

September 9, 2026
“Shpërthimi ndodhi brenda zyrave të karburantit”- Flet drejtori i Zjarrfikëses, Goxhaj: Nga gazi dhe avujt e benzinës…

“Shpërthimi ndodhi brenda zyrave të karburantit”- Flet drejtori i Zjarrfikëses, Goxhaj: Nga gazi dhe avujt e benzinës…

September 9, 2026
Ilir Beqaj: Dilema që u bë trilemë

Një debat që nuk duhet të mbarojë te telefonat

September 9, 2026
Champions/ Reali fitoi pas gafave dhe shpërdorimeve të Interit, Murinjo dhe Chivu reagojnë pas ndeshjes speciale!

Champions/ Reali fitoi pas gafave dhe shpërdorimeve të Interit, Murinjo dhe Chivu reagojnë pas ndeshjes speciale!

September 9, 2026
Bashkia e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin, dëgjesë me banorët për Territorialen: Të dëgjohet vullneti i qytetarëve!

Bashkia e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin, dëgjesë me banorët për Territorialen: Të dëgjohet vullneti i qytetarëve!

September 9, 2026
Kremlini zbardh detajet e telefonatës njëorëshe Trump-Putin: Bisedë konstruktive, Rusia nuk ka plane agresive ndaj Europës!

Kremlini zbardh detajet e telefonatës njëorëshe Trump-Putin: Bisedë konstruktive, Rusia nuk ka plane agresive ndaj Europës!

September 9, 2026
Makineri golash, 59 ndeshje dhe 59 rrjeta, “Cyborgu” Erling Haaland rishkruan historinë e Champions League!

Makineri golash, 59 ndeshje dhe 59 rrjeta, “Cyborgu” Erling Haaland rishkruan historinë e Champions League!

September 9, 2026
Krisen edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve! SHBA ndalon një sërë produktesh kanadeze, zbulohet lista

Krisen edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve! SHBA ndalon një sërë produktesh kanadeze, zbulohet lista

September 9, 2026
Po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu në Korçë

Plaçkitën dy biznese në Korçë, kamerat tradhtojnë “skifterët”! Arrestohet 18-vjeçari, shpallet në kërkim shoku i tij

September 9, 2026
Filmi shqiptar “AGIA” përzgjidhet në Festivalin e Varshavës

Filmi shqiptar “AGIA” përzgjidhet në Festivalin e Varshavës

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com