• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjuha e shthurur në Kuvend dhe pyetja: i kujt është faji?

by Altin Ketro
01/02/2019 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro/

Ka një kakofoni të fortë akuzash rreth mënyrës se si zhvillohen debatet në Kuvendin e Shqipërisë. Pas çdo seance plenare, bile edhe pas çdo mbledhje komisioni parlamentar, dëgjohen gjithnjë e më shpesh nga grupe të ndryshme shoqërore, që nga ata me kulturë të lartë qytetare, e deri tek ata që banalitetin e kanë pjesë të fjalorit të përditshëm, neveritje për sjelljen dhe fjalorin e kuvendarëve tanë.

Seanca e fundit plenare bëri më shumë bujë, jo se pati ndonjë konfrontim fizik, por ngaqë deputetëve u foli goja përpara mendjes. Fjalori i pasur kriminal e seksual që u përdor, tingëlloi shumë keq në veshin e shqiptarëve.

Natyrisht, kuvendet kudo janë anenë e ballafaqimit të politikave ndërmjet formacione të ndryshme politike. Ajo që bën dallimin është se a do mbizotërojë forca e arsyes, apo arsyeja e forcës. Fatkeqësisht, në kuvendin tonë, ekziston kjo e dyta.

E keqja është se pas seancës plenare të gjitha palët futen në një thes e bëhen njësoj pis. Kjo sjell që populli, i cili i ndjek nga ekrani, të neveritet me klasën politike aktuale dhe të bëjë thirrje që stafetën ta marrin në dorë të tjerë, ata intelektualët e vërtetë e gojëmjaltë, që fjalën e fundit jo që s’ta thonë në fillim, por s’ta thonë fare.

Ky perceptim është paksa utopik, sepse konfrontimet verbale në politikë, ku njëra palë do që të mbajë pushtetin e tjera do që të vijë në pushtet, e kanë domosdoshmëri ndotjen e punës së kundërshtarit edhe kur ai vërtetë ka punuar shumë mirë. Idealistët naiv që e kuptojnë ndryshe këtë, duhet të bëjnë njëherë një xhiro duke u futur vetë në sferën e politikës dhe pastaj do më jepnin të drejtë.

Por, ama, dakord, çdo përballje verbale ka një cak e kufi brenda normave të sjelljes, edukatës e sidomos logjikës së ftohtë së argumenteve e fakteve. Për këtë Kuvendi ka edhe një Kod sjellje, i cili shkelet rëndom nga vetë ata që e kanë miratuar.

Po, a mund të thuhet që i gjithë Kuvendi aktual duhet trajtuar si një e keqe që jep shembull negativ në shoqëri?! Unë them: edhe po, edhe jo! Dhe më duhet ta argumentoj këtë.

Po t’ju kujtohet, opozita e bojkotoi për rreth 6 muaj Kuvendin. Çështje e saj dhe e drejtë e saj. Gjatë asaj periudhe u vu re një zhvillim më se normal, si i komisioneve parlamentare, të cilat janë më të rëndësishmet pasi aty shqyrtohen me themeli projektligjet, aty thirren ekspertët e grupet e interesit që japin mendim dhe aty merr formë përfundimtare ligji; por edhe vetë seancat plenare ku diskutimi mbahej gjithnjë sipas rendit të ditës e ku diskutohej me përgjegjshmëri prej secilit deputet të mazhorancës, bile herë pas here, duke bërë një opozitë shumë konstruktive brendapërbrenda mazhorancës për nene të caktuar. Ja pra, ky është një shembull kuptimplotë se Kuvendi nuk ka vetëm gojështhurur, por edhe njerëz intelektualë që dinë të diskutojnë e ngrenë probleme pa përdorur fjalor rruge.

Natyrisht, ato seanca, edhe për vetë televizionet që i transmetonin quheshin të vakëta, bile shpesh e ndërprisnin sinjalin sepse nga mungesa e sherrit, mendonin se po humbnin shikues.

E kundërta ndodhi sapo opozita u rikthye në Kuvend. Filloi sherri e shamata, fyerjet e ofendimet, gjë që risolli tensionet dhe heqjen e fokusit nga temat e ditës.

Duket se ka një strategji të ndërtuar nga opozita e sotme për ta baltosur me tendencë imazhin e Kuvendit dhe personalitetin e deputetit. Ja të marrim seancën e fundit.

Qysh në nisje të seancës, Partia Demokratike kërkoi 30 minuta pushim për mbledhje grupi. Çudi pse nuk i kishte mjaftuar ora 08:00 deri 11:00 për këtë, gjithsesi e drejta e saj. Logjika e ftohtë ta thotë se aty është vendosur për të bërë rrëmujë. Tabela e qitjes do ishte si gjithnjë kryeministri Rama. Meqë ai nuk po dukej, opozita mendoi se nuk do vinte. Në këto kushte s’mund ta braktiste skenarin e rrëmujës dhe shfrytëzoi rastin sapo në foltore doli për herë të parë ministrja e re e Financave. Sulmin drejt saj e nisi… obobo, vetë kryetari i opozitës, i cili, si një lac lagjeje dha shembullin personal që i del ai për zot opozitës në përballjen me një grua. Menjëherë pas tij u derdhen deputetet e tjerë, duke krijuar një mini-miting përpara foltores. Ngaqë e panë se ministrja nuk u kompleksua e s’e prishi terezinë, por vijoi fjalën e saj, ata, me Bashën në krye, ngaqë nuk dinin se ç’të bënin tjetër, filluan një e nga një, si të dhjerë, të kthehen në ulëset e tyre.

Sapo kryeministri Rama u shfaq befas në Kuvend, kaluan në skenarin tjetër, duke nxjerrë në foltore Berishën i cili shpërtheu me gjithë fjalorin e tij të mbarsur me tema erotike, duke i bërë moral Ramës për gruan, e kush pa, ai që ka probleme divorcesh e rimartesash brenda familjes së vetë.

Natyrisht, Rama nga ana e tij, i njohur për fuqinë e oratorisë politike, kishte dy mundësi: ose do ta shpërfillte përbaltësin e tij duke i kthyer edhe faqen tjetër, ose do vinte në lëvizje ironinë therëse që e zotëron shkëlqyeshëm. Në fakt, ka një problematikë këtu, sepse shpërfillja në politikë ndonjëherë nuk të merret as si vlerë, por ta quajnë si mbyllje gojë. Pavarësisht se Edi Rama dhe deputetët e mazhorancën gjithmonë kanë thënë se nuk do merremi me opozitën, situata vjen e tillë që nuk mund t’i shmangesh dot.

Gjithsesi, mazhoranca duhet të tregohet e kujdesshme e të mos bjerë në batakun e opozitës. Ajo tashmë e ka pjesë të karakterit të saj politik atë vijë sjellje dhe është e kotë t’u bësh moral për t’u ndrequr, se edhe të duan vetë, nuk ndryshojnë dot më. Misioni i tyre është i qartë: e dinë se nuk vijnë dot në pushtet për shkak mosbesimi që ka elektorati tek ta, dhe kanë gjetur këtë lloj mënyrë opozicioni, duke e ulur debatin politik në nivele banale, me qëllim që, ashtu si i mbyturi shpreson se do shpëtojë duke u kapur pas fijes së barit, ashtu edhe opozita shpreson e beson se duke u sjellë me rrugaçëri e vulgaritet, merr me vete në greminë edhe mazhorancën. Deri diku ia ka arritur me sukses. Po ky lloj suksesi i tyre nuk duhet lejuar prej mazhorancës që t’i kthehet edhe asaj në bumerang, sepse në fundore, kur të vijë dita e votimeve, elektorati do i fusë të gjithë tek ai thesi që hidhet nga maja e urës drejtë e në lum e aty s’ka më as fije bari që të shpresosh dëshpërueshëm se mund të shpëtosh.

Next Post
Sauk, 10 mijë euro për 5 kg kokainë, skema e prangosjes së trafikantëve

Sauk, 10 mijë euro për 5 kg kokainë, skema e prangosjes së trafikantëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In