• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Gjuha dëshmon krizën e besimit mes politikës dhe shoqërisë

by Ardi Stefa
04/07/2026 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardi Stefa

Makiaveli shkruante te “Princi” se është më e sigurt të të kenë frikë sesa të të duan. Por edhe ai e vendoste një kufi: sundimtari nuk duhet të bëhet i urryer. Historia dëshmoi se shumë princër mësuan vetëm pjesën e parë të këshillës dhe harruan të dytën. Përfundimi ishte gjithmonë i njëjtë.

Edhe Kaligula nuk u bë simbol i çmendurisë sepse emëroi kalin senator. U bë simbol sepse besoi se mund ta tallte pa kufi arsyen e qytetarëve dhe se askush nuk do t’i kërkonte llogari.

Thuhet se edhe Neroni i binte lirës teksa Roma digjej.

Nga Luigji XVI deri te Çaushesku, nga oborret mbretërore te diktaturat e kohëve tona, rrëzimi nuk nisi ditën kur populli doli në shesh. Ai nisi ditën kur pushtetarët pushuan së dëgjuari atë që thuhej jashtë mureve të pallateve të pushtetit.

Këto javë, gjuha e politikës është shndërruar në një përzierje arrogance, përçmimi, etiketimi dhe kërcënimi. Kundërshtari nuk kundërshtohet, nuk dëgjohet, por demonizohet nëpërmjet bërjes së biografisë dhe etiketohet. Protestuesi konsiderohet armik dhe jo pjesë e demokracisë, ndërsa kritiku trajtohet jo si zë ndryshe, por si objekt presioni.

Kur një establishment politik mendon se është i pagabueshëm dhe arrin në pikën që i drejtohet shoqërisë me intimidim dhe i heq të drejtën morale për të mos qenë dakord me të, do të thotë se raporti mes tyre ka hyrë në krizë dhe, pavarësisht se mund të jetë ende i fortë institucionalisht, është dobësuar politikisht.

Dhe, sa më shumë rritet arroganca e politikës, aq më shumë provon se ajo ka pushuar së kuptuari shoqërinë dhe se tashmë gjuha e saj është gjuha e pasigurisë dhe jo e forcës.

Ndërkohë, ata që sot flasin me ton të tillë, harrojnë se po intimidojnë qytetarët që deri dje mund t’i kenë votuar. Po u drejtohen me arrogancë njerëzve, të cilëve pas disa muajsh do t’u trokasin sërish në derë për t’u kërkuar votën.

Në demokraci nuk mund të sillesh me logjikën e pronarit. Mandati nuk është akt pronësie mbi qytetarët, por kontratë e përkohshme me ta.

Kur kjo kontratë zëvendësohet me mendjemadhësinë, politika fillon të besojë se vota është një detyrim dhe jo një zgjedhje. Pikërisht aty lind shkëputja nga realiteti.

Shumë regjime “demokratike” kanë rënë jo sepse kundërshtarët u bënë papritur të fortë, por sepse vetë elitat humbën aftësinë për të kuptuar shoqërinë, dëgjuan vetëm jehonën e zërit të tyre dhe e interpretuan heshtjen e deridikushme të qytetarëve si miratim.

Qytetarët mund të durojnë shumë. Varfëri, tallje, grabitje, padrejtësi, emigrim dhe zhgënjim. Por vjen një çast kur durimi kthehet në refuzim. Dhe ky moment vjen gjithmonë papritur për politikën e shkëputur nga realiteti. Çdo elitë politike që ka menduar se qytetari është i parëndësishëm, ka përfunduar duke kuptuar shumë vonë se votuesi mund të heshtë për njëfarë kohe. Por ai rrallë harron mënyrën se si i kanë folur.

Prandaj, gjuha agresive që po dëgjojmë është shenja më e qartë e frikës e cila ka dy shpjegime.

Ose fundi i establishmentit politik është më pranë se ç’e imagjinon vetë establishmenti dhe kjo shpjegon nervozizmin e tij në rritje.

Ose politikanët janë verbuar aq shumë nga pushteti (paraja që buron nga pushteti dhe pushteti që buron nga paraja), sa nuk arrijnë më të dallojnë kufirin mes autoritetit dhe arrogancës, mes lidershipit dhe intimidimit, mes qytetarit dhe nënshtetasit.

Në të dyja rastet, humbësi është demokracia.

Next Post
“Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit”, Gjykata Kushtetuese trajton edhe pretendimin e Erion Veliajt

“Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit”, Gjykata Kushtetuese trajton edhe pretendimin e Erion Veliajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vendet kandidate nën sulm”, Marta Kos paralajmëron hartimin e një strategjie për t’i mbrojtur nga ndikimi i jashtëm

Kos hap rrugën e re për zgjerimin e BE, integrim gradual dhe reforma për t’i dhënë fund bllokimit

August 25, 2026
Rama kthehet në zyrë, foto me qytetarët jashtë Kryeministrisë

Rama kthehet në zyrë, foto me qytetarët jashtë Kryeministrisë

August 25, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

Braçe pas takimit në Pogradec: Socialistët nuk duhet të votojnë një njoftim si kandidat për Bashkinë e Tiranës

August 25, 2026
Rrufetë gjatë verës, si të mbrohemi dhe cilat vende duhet të shmangim

Rrufetë gjatë verës, si të mbrohemi dhe cilat vende duhet të shmangim

August 25, 2026
Situatë kritike nga zjarri në Pukë, evakuohen banorët në fshatit Pepaj! Flakët dalin nga kontrolli, apeli: Të ndërhyhet nga ajri, dëgjohen dhe shpërthime

31 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat problematike

August 25, 2026
Arabia Saudite, projekt 7 miliardë dollarë në Francë. Synon të ndërtojë një “Disneyland”

Arabia Saudite, projekt 7 miliardë dollarë në Francë. Synon të ndërtojë një “Disneyland”

August 25, 2026
Studion jashtë Shqipërisë? Sigurimi shëndetësor është pjesë e rëndësishme e udhëtimit tënd

Studion jashtë Shqipërisë? Sigurimi shëndetësor është pjesë e rëndësishme e udhëtimit tënd

August 25, 2026
Gjendet droni i tretë pranë aeroportit gjerman, dyshohet për eksploziv nga rusët

Gjendet droni i tretë pranë aeroportit gjerman, dyshohet për eksploziv nga rusët

August 25, 2026
Aksident i rëndë në Divjakë, 62-vjeçari në rrezik për jetën

Identifikohet një nga 2 personat që humbën jetën në aksidentin e Golemit

August 25, 2026
Greqia zhvendos raketat Patriot në Kretë pas kërcënimeve iraniane

Greqia zhvendos raketat Patriot në Kretë pas kërcënimeve iraniane

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com