• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjuetia e ‘peshqve’, Balla: Ja pse dje Saliun, Monikën dhe Lulin nuk i zinte vendi

by Java News
02/02/2018 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla përmes një statusi në Facebook komenton dëshminë e Shkëlzen Berishës në prokurorinë e Tiranës mbrëmjen e djeshme dhe arrestimet e Dashamir Xhikës dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të ARRSH. Balla thotë zhvillimet e vrullshme për drejtësinë dhe gjuetinë e “peshqve” ishin shkaku i sjelljes së Berishës dhe opozitës dje në parlament, që bllokuan foltoren.

Kryetari i grupit të PS shprehet se Shkëlzen Berisha shkon natën dhe fshehurazi në prokurori. “Njëlloj dhe ky, shkon natën e fshehurazi. Kur je i “pastër”dhe i “pafajshëm” pse shkon natën?! Shko ditën për diell. Dhe hiq dorë nga intimidimi i Prokurorisë me etiketime politike”. Shkëlzen Berisha dëshmoi mbrëmë në prokurorinë e Tiranës në lidhje me skandalin e CEZ, ndërsa për një tjetër dosje, atë të rrugës Elbasan-Gjinar u arrestuan disa zyrtarë të lartë.

STATUSI I TAULANT BALLES
Sot është edhe më e qartë se pse dje Saliun, Monikën dhe Lulin nuk i zinte vendi. Edhe kur dolën nga salla e Kuvendit nuk dinin ku të shkonin e nga t’ia mbanin. Siç njoftojnë mediat, e djeshmja ishte një ditë e rëndësishme për drejtësinë dhe gjuetinë e “peshqve”. E dëgjova në media edhe reagimin e djalit të Sali Berishës. Është e njëjta sjellje tipike, sa herë që Prokuroria merr në pyetje sojin e këtyre. Lulzim Basha fshihej me raporte mjekësore se gjoja ishte sëmurë. Njëlloj dhe ky, shkon natën e fshehurazi. Kur je i “pastër”dhe i “pafajshëm” pse shkon natën?! Shko ditën për diell. Dhe hiq dorë nga intimidimi i Prokurorisë me etiketime politike.

E djeshmja ishte një ditë e rëndësishme për zbardhjen e korrupsionit shumë vjeçar të rrugëve të lëna rrugëve. Dy drejtorët e përgjithshëm të ARRSH përfaqësues të LSI-së dhe të PD-së, sot janë nën arrest. Sa herë që në Kuvend të ketë një votim për zbatimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi dhe sa herë drejtësia do të veprojë, nga aleanca PD&LSI do të kemi të njëjtën sjellje. Këtë hall ne nuk ua zgjidhim dot.

Next Post
MIE redukton dokumentet, lehtësira për qytetarët dhe sipërmarrjen

MIE redukton dokumentet, lehtësira për qytetarët dhe sipërmarrjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In