• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Gjuetia e Dhelprave”/ Drejtori i FBI-së: Kina, kërcënimi më i madh për SHBA-në, kanë vënë në shënjestër…

by Java News
08/07/2020 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kina është duke vënë në shënjestër qindra disidentë kinezë në Shtetet e Bashkuara përmes shfrytëzimit të një përpjekjeje globale kundër korrupsionit, duke përdorur taktika shtrënguese për të detyruar kritikët të kthehen në Kinë, tha të martën drejtori i FBI, Christopher Wray.

Fushata e quajtur “Operacioni Gjuetia e Dhelprave”, nisi në vitin 2014 si pjesë e lëvizjes gjithëpërfshirëse të Presidentit Kinez Xi Jinping kundër korrupsionit. Qëllimi i supozuar i programit ishte arrestimi i mijëra zyrtarëve dhe biznesmenëve të korruptuar që kishin ikur jashtë vendit.

Por, drejtori i FBI-së, Christopher Wray tha se në realitet, “Operacioni Gjuetia e Dhelprave” nuk është një fushatë anti-korrupsioni.

“Përkundrazi, Gjuetia e Dhelprave është një përpjekje gjithëpërfshirëse e Sekretarit të Përgjithshëm Xi për të vënë në shenjestër shtetasit kinezë që ai i sheh si kërcënim dhe që jetojnë jashtë Kinës, në të gjithë botën”, tha drejtori i FBI. “Bëhet fjalë për rivalët politikë, disidentët dhe kritikët që po përpiqen të hedhin dritë mbi shkeljet e gjëra të të drejtave të njeriut në Kinë.“

Zoti Wray i bëri komentet në një fjalim në Institutin Hudson në Uashington, ku ai gjithashtu theksoi përdorimin nga Pekini të ndërmjetësve në fushatën e tij të “ndikimit keqdashës” në politikat e Shteteve të Bashkuara.

Pandemia e koronavirusit nuk e ka ndalur Kinën të kryejë operacione të fshehta të ndikimit në Shtetet e Bashkuara, tha zoti Wray.

“Puna kritike është kjo: Të gjitha këto presione që në dukje janë pa pasoja të shumëzohen dhe të krijojnë një mjedis politikëbërës në të cilin amerikanët e gjejnë veten në tytën e Partisë Komuniste Kineze“, tha Wray.

Ambasada kineze në Uashington nuk iu përgjigj një kërkese për të komentuar mbi këtë.

Operacioni Gjuetia e Dhelprave drejtohet nga Ministria kineze e Sigurisë Publike. Që prej fillimit të tij, qindra “të arratisur” kinezë janë sjellë përsëri në Kinë për të dalë në gjyq, disa prej tyre në mënyrë vullnetare, dhe të tjerët pasi u arrestuan në vendet e huaja.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina nuk kanë traktat ekstradimi. Zoti Wray tha se ndërsa qeveria kineze mund të ndiqte individë të kërkuar përmes kanaleve zyrtare të zbatimit të ligjit, ajo në vend të kësaj përdor operativë të fshehtë për të kërcënuar dhe joshur viktimat për t’u kthyer në Kinë.

“Këta njerëz në thelb janë të angazhuar në forma mashtruese të zbatimit të ligjit, që nuk mbështeten dhe nuk bëhen në koordinim me forcat amerikane të zbatimit të ligjit këtu në Shtetet e Bashkuara“, tha zoti Wray.

Sipas llogarive të zotit Wray, ka qindra “viktima të (Operacionit) Gjuetia e Dhelprave” në Shtetet e Bashkuara, shumë prej tyre shtetas amerikanë ose banorë të përhershëm të vendit.

“Qeveria kineze dëshiron t’i detyrojë ata të kthehen në Kinë, dhe taktikat e Kinës për të realizuar këtë janë tronditëse”, tha ai.

Operativët kinezë përdorin lloje të ndryshme të taktikave kërcënuese kundër viktimave.

Në një rast, qeveria kineze dërgoi një “emisar” për të vizituar familjen e një individi në Shtetet e Bashkuara pasi ai nuk mund të gjendej për t’ia përcjellur një paralajmërim të rëndë, sipas shefit të FBI-së.

“Individi i shënjestruar kishte dy mundësi: të kthehej menjëherë në Kinë, ose të bënte vetëvrasje”, tha drejtori i FBI-së, Christopher Wray.

Disidentët që refuzojnë të kthehen në Kinë ndeshen me kërcënime të familjarëve të tyre në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë, tha zoti Wray.

Bërja e një kërcënimi është vepër kriminale në Shtetet e Bashkuara. Wray nuk tha nëse ndonjë operativ kinez është arrestuar për përfshirje në Operacionin Gjuetia e Dhelprave. /VOA

g.kosovari

Next Post
I riu nga Mati ndalohet në Rinas, kishte fshehur 15 mijë paund

I riu nga Mati ndalohet në Rinas, kishte fshehur 15 mijë paund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Qershori i protestave, Gonxhja: Muaji më i keq për turizmin, pësuam rënie të menjëhershme!

July 8, 2026
Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve në institucionet ndërkombëtare

Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve në institucionet ndërkombëtare

July 8, 2026
Dhuna në protestë/ Deputetja e PS: Janë bërë agresivë për shkak të tkurrjes së numrit të pjesëmarrësve

Dhuna në protestë/ Deputetja e PS: Janë bërë agresivë për shkak të tkurrjes së numrit të pjesëmarrësve

July 8, 2026
Berisha akuzon Ramën: Bllokoi udhëtimin e Presidentit Begaj si kryetar i delegacionit shqiptar në Ankara

Berisha akuzon Ramën: Bllokoi udhëtimin e Presidentit Begaj si kryetar i delegacionit shqiptar në Ankara

July 8, 2026
Debate në Kuvend për Censin/ Gjobë fermerëve që gënjejnë, penalizim për këdo që gënjen ose refuzon ta plotësojë

Debate në Kuvend për Censin/ Gjobë fermerëve që gënjejnë, penalizim për këdo që gënjen ose refuzon ta plotësojë

July 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Kinse UÇK-ja te “Flamingot” dhe batërdia e simbolit në Kosovë

July 8, 2026
Nesër dita e 40-ë e protestës, organizatori degradon me deklaratat: Lutem t’i hamë hallvën Edi Ramës! Mbase hidhet nga tarraca

Nesër dita e 40-ë e protestës, organizatori degradon me deklaratat: Lutem t’i hamë hallvën Edi Ramës! Mbase hidhet nga tarraca

July 8, 2026
U rrëzua teksa kulloste bagëtitë, 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

U rrëzua teksa kulloste bagëtitë, 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

July 8, 2026
Dita e 39-ë e protestës, qytetarët mblidhen në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

Dita e 39-ë e protestës, qytetarët mblidhen në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

July 8, 2026
Cili është vendi që nuk e ndryshoi orën këtë të dielë?

Groenlanda i përgjigjet Trump: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In