Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Kolonjës, z. Arben Malo zhvilloi një takim me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në këtë takim z. Malo shoqërohej nga Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha.
Kandidati i ASHE, z. Malo falenderoi strukturat për punën e bërë dhe Ministren për mbështetjen dhe forcën që i ka dhënë deri më tani.
“Strategjia ime është që çdo banor i Kolonjës të ndihet i përfaqësuar në bashkinë e madhe dhe vota që ju do të jepni për Aleancën tonë, do të jetë vota e zhvillimit”, u shpreh z. Malo.
Ministrja Klajda Gjosha vlerësoi punën e bërë deri më tani dhe i nxiti strukturat që të vazhdojnë akoma më tej me këto ritme.
“Duke votuar kandidatin e “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, z. Arben Malo dhe LSI në zgjedhjet e 21 qershorit, ju do ta çoni vendin përpara sepse ai është zgjedhja më e mirë për Kolonjën”, tha mMinistrja, z. Gjosha