• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjosha vizitë në Hungari: Thelbësore mbështetja e vendeve anëtare për aspiratën tonë europiane

by A R
23/11/2016 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha  po zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari e ftuar nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë në Hungari, Péter Szijjártó.

Ministrja e Integrimit Europian e falenderoi  Szijjártó në emër të qeverisë shqiptare, për pritjen dhe mbështetjen që Hungaria i jep Shqipërisë, veçanërisht me procesin e integrimit.

Pas takimit, Ministrja Gjosha dhe Ministri Szijjártó mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp, ku Ministrja Gjosha vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira  dhe bashkëpunimin mes 2 vendeve.

Ministrja Gjosha e vuri theksin te intensifikimi i bashkëpunimit  në fusha si menaxhimi i ujërave, mjedisi dhe industria ushqimore, ku Hungaria ka eksperiencë të madhe.

Duke theksuar se numri i turistëve hungarezë në Shqipëri ka ardhur në rritje vitet e fundit, Ministrja Gjosha u shpreh se turizmi është një tjetër fushë me potencial ku mund të thellohet bashkëpunimi mes vendeve.

Duke paraqitur momentin e rëndësishëm të Shqipërisë në rrugëtimin e saj europian dhe marrjen e një rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave nga Komisioni Europian, Ministrja Gjosha theksoi se mbështetja e vendeve mike si Hungaria, ka vlerë jashtëzakonisht të madhe.

“Shqipëria nuk mund të përmbushë e vetme, aspiratën e saj për të qenë anëtare e Bashkimit Europian me të drejta të plota, pa ndihmën e vendeve mike. Për ne dhe gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, procesi i integrimit është një rrugë pa kthim pas. Ky proces i shërben vendeve tona, por i shërben gjithashtu vetë Europës, e cila e bashkuar mund të kapërcejë sfidat e vështira që ka përpara”, tha Ministrja Gjosha.

Ministrja e Integrimit Europian,  theksoi se përmes zbatimit të reformës në drejtësi, duke nisur nga rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve,  do të rikthehet besimi i qytetarëve shqiptarë  tek sistemi i drejtësisë.

“Vetëm kështu do kemi një besim edhe më të madh nga partnerët tanë europianë, duke thithur më shumë investime të huaja, që do të ndihmojnë zhvillimin e Shqipërisë”, tha Ministrja Gjosha.

Ministri Szijjártó, në fjalën e tij u shpreh  se Hungaria do të vijojë të mbështesë Shqipërinë me procesin e integrimit. Ministri i Jashtëm Hungarez, gjithashtu vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria me reformat e ndërmarra vitet e fundit.

 

Next Post
Natyra është treguar bujare duke i dhënë 85 liqene natyrore… por rrugët e Belshit lënë për të dëshiruar

Natyra është treguar bujare duke i dhënë 85 liqene natyrore... por rrugët e Belshit lënë për të dëshiruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prej dy dekadash bën Reformën Zgjedhore në Shqipëri, Bylykbashi i PD: Duhet reformë e thellë të sigurojë barazinë e votës

Financimi i partive politike, Bylykbashi: Të ndërtojmë një sistem transparent dhe gjithëpërfshirës

March 3, 2026
Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

March 3, 2026
Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

March 3, 2026
Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

March 3, 2026
Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

March 3, 2026
“Nuk duam të vrasim Trumpin”, Irani u jep garanci me shkrim amerikanëve

Si të mendojmë për luftën e Trump me Iranin

March 3, 2026

Gjyqi ndaj Veliajt, caktohet data e seancës së parë në GJKKO

March 3, 2026
Diaspora pret fletë-votimet, Celibashi: Printimi nisi, brenda 2 javësh shpërndarja

“Partitë nuk deklarojnë financimet, 50% s’marrin pjesë në zgjedhje”, Celibashi rekomandon raportime periodike

March 3, 2026
Silvio Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

Gonzato: Financimi i partive politike, parakusht për procesin e anëtarësimit në BE

March 3, 2026
Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In