• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjosha: Të vendosur për të çuar deri ne fund reformën në drejtësi

by
09/10/2015 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, zhvilloi një takim me delegacionin e Ministrisë së Jashtme të Austrisë, ku morën pjesë Hubert Heiss, Shef Seksioni për Çështjet Ekonomike Europiane dhe Werner Almhofer, Drejtor Drejtorie për Integrimin Europian të Ballkanit Perëndimor.

Ministrja Gjosha e informoi delegacionin në lidhje me masat që janë marrë për plotësimin e 5 prioriteteve dhe pritshmëritë për progres – raportin që pritet të publikohet nga Komisioni Europian pas pak ditësh. Ministrja theksoi se qeveria shqiptare është e vendosur për të vazhduar reformat e nisura, veçanërisht reformën në drejtësi e cila është thelbësore për të avancuar me axhendën europiane.

“Qeveria shqiptare është e vendosur për të çuar deri ne fund reformën në drejtësi. Paketa ligjore do të kalojë shumë shpejt në parlament, megjithatë kjo nuk do të thotë se kjo reformë mbyllet me kaq, ajo do të vazhdojë me implementimin deri në vendosjen e plotë të shtetit ligjor”, tha ministrja Gjosha.

Ministrja Gjosha theksoi edhe një herë rëndësinë e mbështetjes që na ka dhënë dhe vazhdon të na japë Austria në procesin e integrimit europian.
Heiss theksoi rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor për Austrinë dhe konfirmoi se Austria do të jetë gjithmonë një vend që do të ndihmojë Shqipërinë në rrugën drejt BE.

“Zgjerimi i Bashkimit Europian me vendet e rajonit është jo vetëm në të mirë të këtyre vendeve, por edhe të vetë BE sepse në këtë mënyrë në rajon do të të ketë stabilitet, prosperitet dhe paqe”, tha Heiss.

Next Post

Brazili dhe Argjentina i nisin me humbje eliminatoret e Botërorit të Rusisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com