• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjosha takon Ministrin e Jashtëm malazez: Bashkëpunim në rrugën e integrimit

by A R
16/03/2016 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë vizitës zyrtare që Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha,  pati në Malin e Zi, zhvilloi një takim me  Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Igor Lukshiç.

Bashkëbiseduesit,   diskutuan për marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, si një shprehje e vullnetit të fqinjësisë së mirë dhe mirëkuptimit të qartë në rajon.

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha u shpreh se kjo frymë  bashkëpunimi i shërben aspiratës së përbashkët që kanë gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor,   për tu bërë pjesë e familjes së madhe europiane.

“Fqinjët tanë që janë përpara nesh me procesin e integrimit, mund të na ofrojnë pikërisht atë për të cilën kemi nevojë, përvojën e tyre më të mirë, në mënyrë që ne të përshpejtojmë integrimin tonë në Bashkimin Europian”, tha Ministrja Gjosha.

Ministrja Gjosha, u shpreh se mbështetja e qytetarëve shqiptarë për procesin  është  e madhe dhe reformat që po ndërmerren i shërbejnë  rritjes së standardeve të jetesës për ta.

“Reformat sigurisht që kanë koston e tyre, por ne jemi të bindur se vetëm përmes tyre do të mund të kemi një Shqipëri më të mirë dhe më europiane”,tha Ministrja Gjosha.

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të ofruar  praktikën, por edhe mësimet e nxjerra gjatë procesit veçanërisht me hapjen e negociatave.

“Ne jemi të gatshëm të ndajmë me ju gjithë eksperiencën tonë me me hapjen e negociatat, edhe gabimet që mund të kemi bërë, por unë besoj se në fund në këtë proces Shqipëria do të ketë përvojën e saj, të dallueshme nga e çdo vendi tjetër”,tha Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

Bashkëbiseduesit  shprehën, dakordësinë e plotë projektet e përbashkëta në të gjitha fushat, bashkëpunimi I ngushtë rajonal çojnë përpara axhendën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë qëndrimit në Malin e Zi, Ministrja Gjosha, zhvilloi edhe një vizitë në Sekertariatin e përbashkët për programet bilaterale Mal i Zi –Shqipëri-Kosovë.

Next Post

Aktori: U bëra pjesë e PS pasi PD na ka persekutuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

April 7, 2026
Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026
Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In