• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjosha në Vjenë: Reforma në drejtësi, çelësi për negociatat

by A R
23/06/2016 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, ndodhet në Vjenë ku do të marrë pjesë në konferencë “Qeverisje publike si themel i Procesit te Integrimit”. Gjatë qëndrimit të saj në Austri, ministria Gjosha zhvilloi sot një takim me Michael Linhart, Sekretar i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Jashtme Austriake.

Ministrja Gjosha shprehu falenderime për mbështetjen e madhe që Austria ka dhënë procesit të integrimit të Shqipërisë.

Gjatë takimit u diskutua në lidhje me forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe rëndësinë që kanë reformat për transformimin e Shqipërisë dhe përshpejtimin e axhendës europiane.

Në fokus ishte reforma në drejtës,i ku u theksua se kjo reformë është kyçe për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Ministrja Gjosha nënvizoi se kjo reformë është e domosdoshme për Shqipërinë dhe ekziston vullneti për ta finalizuar atë së pari për qytetarët shqiptarë të cilëve duhet t’u rikthehet besimi te sistemi.

“Reforma në drejtësi është e domosdoshme për Shqipërinë. Me miratimin e saj vendit i hapet drita jeshile për negociatat, ndaj ne duhet që këtë reformë ta finalizojmë sa më shpejt me përfshirjen dhe mbështetjen e të gjitha palëve politike”, tha ministrja Gjosha.

Ministrja e informoi Linhart për ecurinë e 5 prioriteteve, duke shprehur edhe njëherë angazhimin maksimal të qeverisë shqiptare për të përshpejtuar procesin e integrimit europian.

Linhart u shpreh se kjo reformë do të ndihmonte Shqipërinë për të përparuar me procesin e integrimit. Ai gjithashtu vlerësoi progresin e deritanishëm të Shqipërisë duke theksuar se Austria do të vijojë të japë mbështetjen e saj për këtë proces. (java / r.a)

Next Post

Ja sesi dukej Samanta Karavella para operacioneve (Galeri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In