• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjosha në takimin e Komitetit të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri:  Rekomandimi pozitiv, shtysa

by A R
07/11/2016 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha, mori pjesë në takimin e 11 të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri. Ky Komitet   mblidhet në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, vetëm dy ditë përpara publikimit të raportit të  Komisionit Europian.

Në fjalën e hapjes, Ministrja e Integrimit Europian u shpreh se muajt paraardhës kanë qenë vendimtarë, për një hap të madh që Shqipëria është e vendosur të hedhë me procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Ministrja theksoi, se me miratimin e reformës në drejtësi, Shqipëria tregoi maturinë, por edhe gatishmërinë për të kaluar në fazën tjetër të procesit që është hapja e negociatave.

Ministrja u shpreh se rëndësia e zbatimit sa më të shpejtë të reformës në drejtësi për shkak të ndikimit mbi sundimin e ligjit në ekonomi, luftën kundër korrupsionit është thelbësore për të ardhmen e vendit.

Duke u ndalur tek 5 prioritetet, ministrja Gjosha bëri një përmbledhje të arritjeve të shënuara deri tani, duke nënvizuar se reforma në drejtësi do t’i japë zgjidhje përfundimtare çështjeve të mbetura ende pa u zgjidhur në lidhje me luftën kundër korrupsionit,krimit të organizuar, apo të drejtës së pronës.

Ministrja Gjosha u shpreh se qeveria shqiptare ndan plotësisht pikëpamjen e shprehur nga Parlamenti Europian se politika e zgjerimit duhet të mbetet e besueshme dhe konstruktive.

“Në këtë kontekst unë mendoj se mbështetja që vendet anëtare duhet t’i japin Shqipërisë i shërben jo vetëm asaj, por do të ishte mesazhi më i mirë për Europën sot, për situatën që ajo po kalon. Parlamenti Europian, luan një rol  të rëndësishëm për procesin e zgjerimit dhe ne besojmë se ai është dhe duhet të vijojë të mbetet promotor dhe shtysë  për vendet anëtare, në mënyrë që Shqipëria të përparojë më tej”, tha Ministrja Gjosha.

Ministrja Gjosha tha se kalendarizimi i procesit të zgjerimit, duke nisur me rekomandimin pozitiv dhe caktimin e një date për hapjen e negociatave do të përcillte një inkurajim të rëndësishëm për të ruajtur fokusin në reformat e nevojshme dhe besimin e qytetarëve shqiptare.

“Sigurisht që angazhimi ynë,  është maksimal për të thelluar reformat duke i bërë  ato më gjithëpërfshirëse, duke arritur në rezultate gjithnjë e më të  prekshme. Shqipëria e konsideron procesin e integrimit si mekanizmin më të mirë që vendi të arrijë ato standarde që meritojnë qytetarët tanë dhe për ne kjo rrugë nuk ka me kthim pas”, u shpreh Ministrja Gjosha në fjalën e saj.

Ministrja Gjosha shprehu angazhimin e mazhorancës për të ruajtur një dialog politik të qëndrueshëm dhe konstruktiv mes palëvë veçanërisht në lidhje me procesin e integrimit në mënyrë që axhenda e reformave të përmbushet nëpërmjet konsendusit dhe kompromisit./a.m.

Next Post
Pronarët letër Gjykatës Kushtetuese: Po  merren vendime të pariparueshme

Jo vetëm "Vettingu", PD çon në Kushtetuese edhe ligjin për organet e drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ushtria kundërshton akuzat ndaj Presidentit: Ka qenë vetëm kërkues shkencor deri në 2018

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë!

December 25, 2025
Shi e dëborë, e enjte me mot të paqëndrueshëm, çfarë ndodh me temperaturat

Shi e dëborë, e enjte me mot të paqëndrueshëm, çfarë ndodh me temperaturat

December 25, 2025
Mesha e parë e Krishtlindjes nga Papa Leoni XIV: Një ekonomi e shtrembëruar i trajton njerëzit si mall

Mesha e parë e Krishtlindjes nga Papa Leoni XIV: Një ekonomi e shtrembëruar i trajton njerëzit si mall

December 25, 2025
Mesha e Krishtlindjes në Katedralen “Shën Pali”, Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor

Mesha e Krishtlindjes në Katedralen “Shën Pali”, Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor

December 25, 2025
“Vdektë!”, Zelensky për Putinin në mesazhin e Krishtlindjes drejtuar popullit ukrainas

“Vdektë!”, Zelensky për Putinin në mesazhin e Krishtlindjes drejtuar popullit ukrainas

December 25, 2025
Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, Rama uron me “Çetën e Profetëve”

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, Rama uron me “Çetën e Profetëve”

December 25, 2025
ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com