• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Gjosha letër Hahn: Bordi i ONM nuk parashikohet në kushtetutë, shqetësimi i Vasilit i drejtë

by A R
15/02/2017 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha i ka drejtuar një letër Komisionerit për Zgjerimin Johanes Hahn, në lidhje me shqetësimin e ngriyur nga ana e MInistrit të Drejtësisë Petrit Vasili për ngritjen e Bordit të ONM.

Në letrën e saj, Gjosha kërkon nga Hahn angazhimin e tij personal për zgjidhjen e ngërçit. Ajo thekson se Bordi nuk parashikohet në kushtetutë dhe në dispozitat ligjore. Sipas Gjoshës, kjo ngre pikëpyetje mbi ligjshmërinë e funksionomit të ONM.

 LETRA E PLOTË

Z. JOHANNES HAHN

KOMISIONERI EUROPIAN I POLITIKËS FQINJËSORE DHE NEGOCIATAVE PËR ZGJERIM

KOMISIONI EUROPIAN

I dashur z. Komisioner Hahn,

Në cilësinë e Ministres së Integrimit Europian, dëshiroj të ndaj me ju disa shqetësime të ngritura së fundmi mbi një shkresë të dërguar nga Znj. Calavera në datën 7 shkurt 2017, në cilësinë e kryetares së Bordit të Menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, shkresë kjo e cila më është bërë e ditur nga media shqiptare dhe më pas i njëjti shqetësim më është përcjellë me shkresë zyrtare Nr. Prot. 1094/1, datë 14.02.2017 nga Ministri i Drejtësisë z. Petrit Vasili.

Korrespondenca e sipërcituar e datës 7 shkurt, ngre pikëpyetje të mëdha lidhur me komunikimet zyrtare të mbajtura, duke lënë jashtë informimit një sërë institucionesh kyçe në këtë proces si Presidentin e Republikës, Ministrinë e Drejtësisë por edhe Ministrinë e Integrimit Europian si interlokutore kryesore mes Komisionit Europian dhe Autoriteteve Shqiptare.

Bazuar shkresës së dërguar nga Ministria e Drejtësisë, komunikimi i znj. Calavera ngre gjithashtu një shqetësim mbi ligjshmërinë e procesit të funksionimit dhe strukturimit të asaj pjese të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, që sipas dokumenteve të sipërcituar është cilësuar si Bordi i Menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Kushtetuta e Shqipërisë shpreh qartësisht se “Vëzhguesit emërohen nga radhët e gjyqtarëve ose prokurorëve me jo më pak se 15 vjet eksperiencë në sistemin e drejtësisë së vendeve të tyre përkatëse”. Në asnjë moment, as Kushtetuta dhe as dispozitat ligjore nuk përcaktojnë ngritjen e një strukture mbi Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit siç parashikohet në shkresën e znj. Calavera, Bordi i Menaxhimit të ONMS-së.

Të gjithë ekspertët që do të jenë pjesë e ONM-së, në nivel profesional dhe teknik, të cilët do të garantojnë një proces transparent të rivlerësimit paraprak të prokurorëve dhe gjyqtarëve në Shqipëri, janë jo vetëm ligjërisht të mirëpritur por do të kenë gjithashtu të gjithë mbështetjen institucionale dhe logjistike për të kryer detyrën e tyre siç e parashikon Kushtetuta dhe ligji.

I dashur zoti Komisioner,

Ju keni qenë një ndër aktorët kyç në arritjen e konsensusit historik të reformës në drejtësi të 21-22 korrikut 2016, ndaj është e rëndësishme që kjo frymë konsensuale të vijojë edhe përgjatë implementimit të kësaj reforme, jo vetëm si një ndër kushtet kryesore të çuarjes përpara të procesit të integrimit të Shqipërisë por edhe të ndërtimit të një shteti ligjor demokratik me institucione funksionale dhe standarde evropiane.

Qytetarët shqiptarë janë ata që i kanë dhënë një besim të plotë kësaj reforme përmes bindjes se Bashkimi Europian do të jetë garantuesi i transparencës, parimeve të gjithëpërfshirjes, paanshmërisë dhe zbatimit pa kompromis të ligjit.

Bazuar sërish në shqetësimet e ngritura nga Ministria e Drejtësisë e cila propozon “kthimin në rrugën e Kushtetutshmërisë dhe ligjit të kësaj çështjeje me qëllim diskutimin e problematikës së lindur me krijimin e këtij Bordi” në cilësinë e Ministres së Integrimit Europian do të kërkoja angazhimin tuaj personal në nisjen e një komunikimi zyrtar me përfaqësimin e të gjithë aktorëve kryesorë lidhur me reformën në drejtësi për të bërë të mundur vijueshmërinë me korrektësi të këtij procesi.

/a.m.

Next Post
E padëgjuar më parë/ Burri s’donte të bënte seks me të, gruaja e godet me thikë dhe e hedh nga ballkoni

Pogradec/ Zbulohet motivi se përse 36 vjeçari u hodh nga taraca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

April 10, 2026
Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In