• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjosha: Konsensusi për reformën në drejtësi, i hap rrugën negociatave

by Aalison Pearse Stevens
15/02/2016 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha mori pjesë në ceremoninë e mbylljes së Programit Ndërkufitar Shqipëri- Mali i Zi (2007-2013). Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues  nga pala malazeze dhe Delegacioni i Bashkimit Europian.

Programi ndërkufitar ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi 2007-2013 përbën një nga programet më të rëndësishme ku Shqipëria ka marrë pjesë. Përpjekjet e bëra nga të dy vendet pjesëmarrëse në zbatimin e këtij programi, kanë si objektiv kryesor promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin, në interes të përbashkët të të dy vendeve.

“Të dy vendet tona kanë një aspiratë të përbashkët për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Europian dhe objektivi ynë i përbashkët i anëtarësimit në BE sjell me vete nevojën për të nxitur bashkëpunimin, shkëmbimin e eksperiencës, të koordinojmë politikat e përbashkëta dhe të mbështesim njëri-tjetrin për të zbatuar prioritetet dhe projektet tona të përbashkëta strategjike. Ne mbështesim plotësisht filozofinë e programeve territoriale të bashkëpunimit, të cilat kanë për qëllim t’i sjellin njerëzit dhe kulturat e ndryshme më afër, në lidhje me diversitetin e tyre”, tha Ministrja Gjosha.

Ministrja foli dhe për Programin e Ri Ndërkufitar IPA/ Mali i Zi-Shqipëri 2014-2020. “Objektivi i përgjithshëm i këtij programi është të nxisë një zhvillim më të ekuilibruar, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm social-ekonomik të zonës kufitare dhe parashikohet që ky program do të kontribuojë në nxitjen e punësimit, punës, përfshirjes sociale dhe kulturore në të gjithë zonën e përbashkët kufitare”, tha Ministrja Gjosha.

E pyetur nga gazetarët Ministrja e Integrimit Europian, u shpreh se faza e radhës në procesin e integrimit, do të jetë hapja e negociatave, por çelësi i saj mbetet reforma në drejtësi. Ministrja ftoi gjithë klasën politike shqiptare të jetë e bashkuar dhe të votojë me konsensus këtë reformë në parlament.

“Palët politike kanë bërë një betim përpara qytetarëve shqiptarë,janë  votuar prej tyre dhe duhet të mbajnë premtimin për sa i përket procesit të integrimit, pasi interesi i qytetarëve është mbi çdo interes politik. Konsesusi është i domosdoshëm ”, tha Ministrja Gjosha.

Në lidhje me bashkëpunimin me Ministritë e linjës  dhe institucionet e tjera për përmbushjen e 5 prioriteteve, Ministrja Gjosha u shpreh se nuk do të ketë më tolerancë as me afatet dhe as me cilësinë e informacionit, pasi të gjitha këto janë të përcaktuara në Planin Kombëtar të Integrimit, i cili është miratuar nga qeveria shqiptare.

 

Next Post

Kufoma e Dajtit, e ekzekutuar me dy plumba, në kokë e zemër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

March 7, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk ka ardhur ende

March 7, 2026
Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

March 7, 2026
Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

March 7, 2026
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

March 7, 2026
Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

March 7, 2026
Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

March 7, 2026
SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

March 7, 2026
Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

March 7, 2026
Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In