• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjosha: Integrimi nuk mund funksionojë pa gjithëpërfshirje

by A R
27/03/2017 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, mori sot pjesë në inaugurimin e ambienteve të reja të Qendrës për Informim të Bashkimit Europian.

Në fjalën e saj, ministrja u shpreh se e ardhmja e Shqipërisë dhe gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Europian dhe perspektiva për këto vende duhet të jetë e qartë.

Duke u ndalur tek përkimi i inaugurimit të kësaj qendre me 60-vjetorin e traktatit të Romës, traktati themelues i BE-së, ministrja Gjosha theksoi se mesazhet e Paqes, Demokracisë dhe Solidaritetit janë tre parime mbi të cilat projekti Europian është themeluar dhe pas shumë dekadash duhet sërish angazhim i madh për t’i ruajtur të paprekur e për t’i forcuar më tej.

“Dimensioni social i tyre, sjell në qendër dhe vetëm qytetarët. Unë besoj fort se duke i konsideruar ata si aleatin më të fuqishëm, ne do të mund të përballojmë këto sfida, duke u bërë garanti i parimeve mbi të cilat është themeluar Bashkimi Europian, duke nxitur zhvillim ekonomik e shoqëror të qëndrueshëm”, tha ministrja.

Ministrja Gjosha nënvizoi se të gjithë aktorët duhet të kenë gadishmërinë për të ofruar bashkëpunimin real për të punuar për qëllimin e përbashkët: integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Procesi i integrimit nuk është vetëm një proces reformash të mëdha, por është një proces që kalon nga dyert e çdo familjeje, për mirëqenien e tyre dhe të ardhmen e sigurt. Aty qëndron puna jonë më e madhe”, tha ministrja.

Duke shprehur falenderimet për investimet që Bashkimi Europian ka bërë në Shqipëri, ministrja theksoi se janë miliona euro fonde të taksapaguesve europianë, të cilat prej vitesh i janë dedikuar Shqipërisë, për t’i ardhur në ndihmë të zhvillohet më tej, të forcojë shtetin e së drejtës, të konsolidojë demokracinë dhe të rrisë standardet e jetesës.

“Procesi i integrimit nuk është një proces përjashtues, nuk mundet të funksionojë pa gjithpërfshirje, ndaj jo vetëm institucionet shqiptare dhe ato të BE-së, por të gjithë aktorët duhet ta shohin njëri-tjetrin si pjesë e një zinxhiri të pandashëm, ku çdo hallkë nuk ka të njëjtën peshë pa tjetrën”, u shpreh ministrja./a.m.

Next Post
Golem/ Deti nxjerr në breg trupin e pajetë të 70-vjeçarit

Kufoma e gjetur në brigjet e Durrësit dyshohet se i përket një shtetasi të huaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

October 3, 2026
Polonia përgatit “ligjin para luftës”, ja çfarë ndryshon në rast të një kërcënimi ndaj vendit

Polonia përgatit “ligjin para luftës”, ja çfarë ndryshon në rast të një kërcënimi ndaj vendit

October 3, 2026
Kurti-Hamza mbyllin takimin pas gati 3 orësh, zbardhet kushti i PDK-së për presidentin

Kurti-Hamza mbyllin takimin pas gati 3 orësh, zbardhet kushti i PDK-së për presidentin

October 3, 2026
Nga skandali në SHISH, protesta, te kriza e opozitës, Ben Andoni: Jemi në një periudhë dekadence cinike dhe përbuzëse

Nga skandali në SHISH, protesta, te kriza e opozitës, Ben Andoni: Jemi në një periudhë dekadence cinike dhe përbuzëse

October 3, 2026
Dështimi i ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës në SHBA, e dënuara mbetet gjallë pas dy dozave, dorëhiqet kreu i burgjeve!

Dështimi i ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës në SHBA, e dënuara mbetet gjallë pas dy dozave, dorëhiqet kreu i burgjeve!

October 3, 2026
Trajneri i Finlandës shpjegon fitoren e pazakontë përballë Shqipërisë: Nuk fajësoj askënd

Trajneri i Finlandës shpjegon fitoren e pazakontë përballë Shqipërisë: Nuk fajësoj askënd

October 3, 2026
Ja notat e lojtarëve të Shqipërisë pas humbjes, kush dështoi dhe kush shkëlqeu ndaj Finlandës?

Ja notat e lojtarëve të Shqipërisë pas humbjes, kush dështoi dhe kush shkëlqeu ndaj Finlandës?

October 3, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

October 3, 2026
Trump rikthen premtimin për 5 mijë dollarë për çdo amerikan, ja çfarë do të ndodhë nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e nëntorit

Trump rikthen premtimin për 5 mijë dollarë për çdo amerikan, ja çfarë do të ndodhë nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e nëntorit

October 3, 2026
Berisha publikon pamjet nga Korça, qytetarët i kthehen ashpër: Pse nuk të ftoi ambasadori amerikan në pritje?

Berisha publikon pamjet nga Korça, qytetarët i kthehen ashpër: Pse nuk të ftoi ambasadori amerikan në pritje?

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com