Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, shprehet se reforma në sistemin e drejtësisë duhet të miratohet brenda këtij sesioni parlamentar. E ftuar në emisionin “45 minuta” nga Denis Minga në Report TV, Gjosha tha se mosmiratimi i reformës brenda këtij afati kohor, do të bllokonte çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
“Në se nuk kalohet brenda korrikut, Shqipëria humbet shansin e radhës për të marrë një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave. Ky do të ishte kthim pas. Dhe e gjithë puna e bërë, do të duhej bërë edhe njëherë nga fillimi. Sa të besueshëm do të ishim të dilnim edhe njëherë përpara tyre?“, u shpreh Gjosha.
Sipas saj, komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, dha mesazhe të qarta se axhendat personale nuk duhet të diktojnë axhendën e integrimit të vendit në BE.
Gjosha foli edhe për koalicionin qeverisës PS-LSI, duke theksuar se ai është funksional dhe i angazhuar në përmbshjen e reformave. Nëse këto dy forca politike do të shkojnë sëbashku në zgjedhjet e 2017-ës, Gjosha tha se nga LSI s’ka ende një vendim, pasi do të jenë forumet vendimmarrëse të kësaj force politike që do të vendosin.
Cilat ishin mesazhet e komisionerit Hahn në tryezën e Këshillit Kombëtar të Integrimit?
Ka qenë një javë tejet intensive dhe ka sjellë procesin e integrimit të vendit në BE. Kemi patur dialogun e nivelit të lartë, takimi i 6 i këtij niveli, në prani të komisionierit Hahn. Ishte i të njëjtit format, e praninë e opozitës dhe institucioneve qendrore në vend. Është një takim me dyer të mbyllura pasi diskutohen gjatë 5 prioritetet kyçe dhe vazhdimësia për ecurinë e mëtejshme.
Për shumicën cilat ishin mesazhet? Dhe cilat ishin për opozitën?
Është vlerësuar puna për plotësimin e 5 prioriteteve dhe ecuria e sektori ekonomik. Është vlerësuar politika e jashtë dhe disa qëndrime tona për disa çështje siç është kriza e refugjatëve. Është vlerësuar shpirti i shqiptarëve me vlera tejet europiane. Kemi diskutuar mbi ecurinë se cilat kushte janë plotësuar dhe procesi në vazhdimësi. Mazhoranca është inkurajuar për të vazhduar punën. Mesazhi kyç ka qenë i fokusuar për reformën në drejtësi. Kërkohet plotësimi i kësaj reforme në një kohë sa më të shkurtër pasi kjo do t’i jepet mundësi KE për një rekomandim të mundshëm për çeljen e negociatave në muajin nëntor.
Thatë se duhet bërë sa më shpejt reforma. Kur është limiti i kësaj periudhe që të kapë këtë dead line?
Për ua si ministre integrimi reforma duhet ët ishte bërë dje. Është njëra anë e medaljes të kalojë reforma. Ana tjetër është të fillojë procesi i implementimit që të tregojmë një vullnet të plotë të të gjitha palëve për të sjellë drejtësi. Ajo që kërkohet është të kalohet paketa me ndryshimet kushtetuese. do të kalojë një proces i gjerë analize ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kjo nuk ndodh brenda një dite. Kërkon muaj dhe vite që të japë rezultatet e para. Duhet patjetër që të fillojnë tryezat e dialogut politik mes palëve, për çështjet që kanë mbetur pezull. Dakordësia është e rëndësishme jo vetëm për çështjen e integrimit, por për kredibilitetin e kësaj reforme. Të mos kemi një reformë në drejtësi sa herë ndryshojnë qeveritë. Reforma duhet të bëhet njëherë dhe duhet të jetë e vlefshme për institucioneve të pavarura dhe demokraci të konsoliduara në vend.
Për dekriminalizimin s’kemi ende një rezultat. që dot ë thotë se s’mjafton vetëm votimi, por edhe zbatimi i ligjit. Nëse do të kishim votim, por jo zbatim të shpejtë, do ta rrezikonim hapjen e negociatave?
Aprovimi i ndryshimeve Kushtetuese do të ishte hapi i parë pasi është 1/3 e reformës në tërësi. Patjetër që implementimi do të kryhet për do të ketë kohë. Kjo të bëhet përmes çeljes së kapitujve 23 e 24 që kanë të bëjnë me shtetin e të drejtës dhe çështjes së sigurisë. Në fjalimin tim në dialogun e nivelit të lartë kam kërkuar datë, një kornizë afatesh për kalimin e reformës dhe procedurat e mëtejshme që duhet të ndjekim. Kam kërkuar procedura të qarta në mënyrë që jo vetëm MIE, por të gjithë aktorët të dimë qartë se kush janë afatet dhe kush janë pikat kryesore. Cili është afati kohor që duhet të plotësojë kushtet Shqipëria. Nëntori është i arritshëm por kërkon një vullnet të madh, një shpirt të madh për t’iu përgjigjur kërkesës së qytetarëve shqiptarë. Kemi kërkuar muajin nëntor sepse është periudha e raportit të Shqipërisë për procesin e integrimit. Topi tashmë është pranë palës shqiptare për të bërë realitet atë reformë.
Implementimi mund të shkojë paralelisht me hapjen e negociatave?
Kërkon shumë kohë për tu implementuar dhe për të ndërmarrë rezultate të forta, për të treguar se reforma ka qenë e plotë. Prandaj reforma duhet të ketë një qasje me çeljen e kapitujve 23 e 24.
Ka presione nga Brukseli se duhet goditur një ministër për korrupsion. Ka një kusht të tillë?
S’do të isha dakord me këtë qasje. Nëse do të godisnim një ministër, a do të ishte më kusht reforma në drejtësi? S’besoj se përgjigja e BE do të ishte, po do të mjaftoheshim. S’ka lidhje me emra. Ky është një proces dhe reforma është thelbi i të gjitha kërkesave që vijnë nga KE dhe vendet e anëtare. S’jam asnjëherë dakord me emrat. Dhe çështja e emrave është çështje procesi, dokumentacionit.
Ishte një deklaratë e Hahn, se duhet dialog pa kushte. Si e lexoni? Pati një thirrje të drejtpërdrejtë?
Ky ishte një mesazh i drejtpërdrejtë. Duam apo s’duam reforma në drejtësi është pjesë e procesit të integrimit. Kemi rënë dakord me rezolutë të përbashkët dy vjet më parë kur vendosëm bashkëpunimin dhe një pikat ishte se opozita s’do pengonte integrimin. Ky ishte mesazhi i komisionerit Hahn se asnjë kusht s’duhet vënë për dialogun e reformës në drejtësi. Të gjitha axhendat partiake duhet të mbahen larg kësaj reforme e larg integrimit.
Pati reflektim nga opozita?
Nuk pati, fatkeqësisht. Ndoshta pritej të mbahej një qëndrim më i diskutuar mes tyre në grupin parlamentar. Por nuk pati një qëndrim pozitiv për të treguar vullnetin e mirë dhe për të vijuar dialogun për reformën. Kjo pengon vendin për të ecur përpara. Kjo është një nga reformat e vetme ku opozita ka qenë e pranishme dhe nuk do të ishte mirë që në fund të këtij procesi kaq të lodhshëm, të ndërpritej në këtë pikë kulminante.
Përse opozita po e mban peng?
Unë nuk kam asnjë qasje dhe s’mund të flas në emër të opozitës. Por si ministre e integrimit më mbetet të bëj thirrje që palët politike të tregojnë maturi, në mënyrë që interesat e qytetarëve të vihen përpara atyre politike. Duhet të nisë kultura e dialogut dhe duhet të ndryshojë ky mentalitet që e ka vonuar integrimin ndër vite. Ka ndodhur e njëjta gjë me statusin e vendit kandidat, të cilat u votuan dhe i hapën rrugë statusit. Tashmë jemi në rrugën e çeljes së negociatave. Çelja e kapitujve do të jetë momenti kyç. Do të jetë fatkeqësi për vendin nëse do të jetë peng i dialogut politik të munguar. Kjo s’duhet të ndodhë më.
Po dy kushtet e opozitës për deputetët e mazhorancës?
Mesazhi i Hahn është shumë i qartë, të mbajmë larg çështjet partiake nga çështjet e integrimit. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është detyrë të zbatohen dhe të çohen përpara. Nga ana tjetër, asnjë kërkesë nuk duhet të bëhet pengmarrje e procesit të integrimit.
Nëse reforma nuk kalohet në kohë, skadojnë afatet e BE?
Në se nuk kalohet brenda korrikut, Shqipëria humbet shansin e radhës për të marrë një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave. Ky do të ishte kthim pas. Dhe e gjithë puna e bërë, do të duhej bërë edhe njëherë nga fillimi. Sa të besueshëm do të ishim të dilnim edhe njëherë përpara tyre? Cila është besueshmëria e palëve para qytetarëve shqiptarë? E them këtë edhe për një arsye tjetër, sepse Shqipëria hyn në vit elektoral. Dhe ne do të përballemi me qytetarët, ndërkohë që u kishim premtuar shumë reforma dhe mundësinë për çeljen e negociatave. Shqipëria do të humbë një shans shumë të madh në nëntor, do të humbasë një shans për çeljen e kapitujve 23 e 24.
Nëse nuk kalojmë këtë fazë deri në korrik, ndonëse premtimi i kësaj mazhroanca do të ishte reforma në drejtësi. S’do të kishim në sens zgjedhjet e parakohshme?
S’do të doja të mendoja për zgjedhje të parakohshme sepse nuk është në të mirë të vendit dhe ecurisë së shumë proceseve. DO të sillte një destabilizim në vend dhe s’do të dëshiroja të kishim këtë lloj skenari.
Pse jeni të bindur se kjo reformë do të votohet brenda këtij sesioni?
Ne jemi të hapur të dialogojmë të gjitha variantet e mundshme për të rënë dakord për të gjitha pikat e reformës. Mos harrojmë se përfaqësuesit e Kuvendit janë aty prej votës së qytetarëve. Ne jemi votuar për reforma, për të çuar vendin përpara. Reforma në drejtësi nuk kërkohet vetëm nga ata qytetarë që kanë votuar mazhorancën, por nga të gjithë qytetarët. Po të bënim një sondazh, do të ishin mbi 95% e qytetarëve që do të ishin pro kësaj reforme.
BE jep rekomandimin në një vit zgjedhor?
Nëse e humbasim këtë vit, KE jep një rekomandim në 2017-ën, pas reformës. Por do të ishte një kusht madhor mënyra sesi do të procedohej me zgjedhjet, sa të lira e të ndershme do të ishin këto zgjedhje. Por, do të ishte një kusht i shtuar dhe do të sillte edhe një vit tjetër të humbur me negociatat.
E ndihmon shumicën e majtë çelja e negociatave të ketë një bonus në zgjedhjet e ardhshme?
Nëse e mbani statusin e vendit kandidat. Në momentin kur Shqipëria ka marrë statusin. Kam qenë shumë e hapur dhe kam falënderuar opozitën e mazhorancën. Procesi ujk mund të jetë i barabartë me një kupë fitoreje apo kupë përdorimi që ta përdorë për zgjedhjet. Nëse do të ndodhë, do të jetë një fitore e përbashkët si e mazhorancës ashtu edhe e opozitës.
Si e shikoni reagimin e z.Basha, ndaj ftesës së Ramës?
Do të thotë se për këtë reformë që është kaq madhor, duhet të lëmë mënjanë çdo lloj egoje dhe çdo lloj pengese të mundshme, por duhet të ulemi sëbashku dhe të gjejmë një zgjidhje.
Kur të vijë puna e çeljes së negociatave mund të ketë ndonjë shtet që mund ta pengojë?
Jo. Nuk ka sinjale të tilla. Por, kur ne shkojmë në Këshill, procesi kthehet në politik, pasi janë ministrat e jashtëm të vendeve anëtare që vendosin. Po të shohim momentet e vështira të vendeve të BE, me refugjatët, sulmet terroriste, ndarja e mundshme e BE apo disa vendeve që kërkojnë të largohen nga BE. S’do prisja që realisht Britania e Madhe që kërkon të dalë nga BE, të ishte pro zgjerimit të BE. Janë një serë problematikash që do të hasim.
A ka bashkëpunim mes jush e Ministrisë së Jashtme? Apo ka edhe probleme tek tuk?
Ky nuk është proces për flamur. Vërtetë kam koordinuar një punë dhe volum pune shumë të madhe me institucionet, por nuk jam e vetme. Janë ministrat e 5 prioriteteve që kanë punuar për reformat. Me Ministrinë e Jashtme nuk ka xhelozi. Si unë ashtu edhe Ministri i Jashtëm i di shumë mirë punët. Në këtë proces Ministri i Jashtëm ka një rol edhe më madhor.
Ky koalicion, PS-LSI, do të hyjë sërish së bashku në zgjedhje?
Marrëdhëniet kanë shumë normale, shumë konstruktive për të ndërmarrë reformat më të rëndësishme. Të gjitha votat e LSI shkojnë pro reformës në drejtësi, sikurse kanë qenë pro reformave në tërësi. Koalicioni vazhdon të funksionojë. Për më tej janë çështje për tu vendosur nga forumet e LSI. Do të vendosen në vijim.
LSI është në proces zgjedhor…
Do të hyjë shumë shpejt në këtë proces, ku do të respektojmë statutin. Do të ketë një garë, do të ketë kandidatura në këtë garë.
Duhet të jetë edhe z.Meta në tryezën e Ramës me Metën?
Z.Meta është kryetar i Kuvendit. Ai është në krye të këtij procesi, reformës në drejtësi dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në dialogun mes palëve.
Ka LSI një qëndrim për reformën zgjedhor?
Ende nuk janë hedhur piketat e para të kësaj reforme. Megjithatë, kjo reformë duhet të garantojë zgjedhje me standarde europiane.
Janë listat e hapura një propozim i LSI?
Të nisë puna në komision dhe LSI do të ketë propozimet e saj konkrete për reformën.
Duket sikur paraardhësja juaj, ju sulmon, ka një lloj xhelozie?
Po flasim për një person që e ka mbajtur detyrën time për një kohë jo pak, për rreth 7 vjet. Sa më shumë i afrohemi procesit, patjetër që lindin dhe shenja të tilla. Nuk do të shqetësohesha për gjëra të tilla.
Shqiptarja.com