• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjonaj: Zgjidhje problemit të ndërtuesve me KLSH, shkurtojmë afatet e shërbimeve në ZRPP

by Java News
18/10/2018 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në interpelancën e kërkuar përmes platformës së bashkëqeverisjes të një grupi përfaqësuesish nga sektori bankar, noterëve dhe ndërtuesve premtoi shkurtim të afateve në dhënien e shërbimeve nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Përpara tyre minsitrja tha se pranë ZRPP-ve ka fluks të madh kërkesash, që pritet të zgjidhen me shtimin e punonjësve, por edhe ofrimin on line të shumë prej tyre.

“Qëllimi ynë kryesor është përmirësimi i shërbimit ndaj komunitetit, qytetarëve dhe target grupeve të caktuara. Këtë po e bëjmë që shumë prej shërbimeve që oforhen nga ZRPP të ofrohen në mënyrë elektronike, janë 51 shërbime që ofrohen në mënyrë të tillë. Që të mos shkoni gjithmonë në zyrat e hipotekave, ne po mendojmë si të shkurtojmë afatet e shërbimeve të ndryshme nga ZRPP”.

Në hipoteka vijoi ministrja, nuk do të ketë më raste selektive për dhënien e një shërbimi. Përkundrazi, shërbimi do ofrohet brenda afateve ligjore.

“Unë si Koordinatore Kombëtare e Antikorrupsionit kam urdhëruar inspektime në mënyrë të vazhdueshme që të mos ketë selektivitet në kohën e shërbimt si dhe të respektohen afatet ligjore për ofrimin e shërbimeve”,- tha ministrja.

Duke marrë rastin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë, ministrja tha se gama dhe fluksi i shërbimeve që aty ofrohen shkon deri në 360 mijë.

“Ne do iu përgjigjemi me forma të reja të gjitha këtyre kërkesave, që seklektiviteti i rasteve që kanë kërkesa të mos bëhet nga punonjësit e hipotekës, të mundet të përballojmë këresat e qytetarëve me një shërbim cilësor. Profesionalizmi ndikon drejtpërdrejt në shërbim, prandaj edhe do të kemi trajnime të vazhdueshme për punonjësit”,- u shpreh Gjonaj.

Në lidhje me shqetësimin e ngritur nga ndërtuesit për pjesët e përbashkëta takuese që konsiderohen si shkelje nga KLSH-ja, Gjonaj premtoi zgjidhje. Ajo tha se një gjë e tillë mund të rregullohet me një akt normativ apo me një urdhër të ministrit

“Jemi duke menduar për një zgjidhje, e cila mund të jetë përmes një akti ligjor normativ, apo një edhe një urdhri ministri. Jemi në fazën e studimit, por do ulemi të shohim si mundet të zgjidhim këto problematika të evidentuara edhe nga qytetarët”,- shtoi ministrja.

a.ç

Next Post
Lëvizte me pistoletë në qytet, vlonjati nuk zë mend, arrestohet për herë të dytë

Paralajmërimi i Xhafajt, ja dy operacionet shqiptaro-gjermane që do sjellin arrestime të bujshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

“Dashuri, para e fat…”, viti nis mbarë për shenjat e horoskopit

January 5, 2026
“Shkak për zvarritjet janë gjykatat”, avokati i Metës: Ai s’ka prona, ndaj vura unë pasuritë e mia si garanci, por…

“Shkak për zvarritjet janë gjykatat”, avokati i Metës: Ai s’ka prona, ndaj vura unë pasuritë e mia si garanci, por…

January 5, 2026
Situata e motit në qarkun e Gjirokastrës, vështirësi në qarkullim pas reshjeve të dendura

Situata e motit në qarkun e Gjirokastrës, vështirësi në qarkullim pas reshjeve të dendura

January 5, 2026
Arrestimi i Maduros, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, qytetarët po presin me padurim t’i japin ndëshkimin që meriton

Arrestimi i Maduros, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, qytetarët po presin me padurim t’i japin ndëshkimin që meriton

January 5, 2026
BE ‘konfliktohet’ me Trumpin: Mbrojmë integritetin e Danimarkës, Groenlanda nuk preket!

BE ‘konfliktohet’ me Trumpin: Mbrojmë integritetin e Danimarkës, Groenlanda nuk preket!

January 5, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 6 Janar 2026

January 5, 2026
Vrasja e Hysni Ymerit / Në prej autorëve e pranon vendosjen e tritolit: Nuk e dija se do vritej dikush…

Vrasja e Hysni Ymerit / Në prej autorëve e pranon vendosjen e tritolit: Nuk e dija se do vritej dikush…

January 5, 2026
“Furgoni u vonua”/ Drejtoria e Burgjeve replikon me Veliajn: Erdhëm në orar, por ti refuzove të dilje!

“Furgoni u vonua”/ Drejtoria e Burgjeve replikon me Veliajn: Erdhëm në orar, por ti refuzove të dilje!

January 5, 2026
Ndihmohet nëna me fëmijët autikë, nis puna për gjetjen e një strehe të ngrohtë për të tre

Ndihmohet nëna me fëmijët autikë, nis puna për gjetjen e një strehe të ngrohtë për të tre

January 5, 2026
I dënuar me mbi 2 vite burg, arrestohet në Morinë 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

I dënuar me mbi 2 vite burg, arrestohet në Morinë 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

January 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In