• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjonaj: Vettingu ka tejkaluar çdo pritshmëri, kemi realizuar të gjitha rekomandimet e KE-së

by Java News
11/04/2019 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duke diskutuar mbi ecurinë e integrimit të vendit në BE, gjatë seancës parlamentare të ditës së enjte, u shpreh se vendi ynë ka realizuar të gjitha rekomandimet e dhëna nga Komisioni Europian.

“Integrimi Shqipërisë në BE është një proces i rëndësishëm që kërkon devotshmëri dhe vullnet politik për të ndërmarrë reformat e nevojshme për demokratizimin dhe zhvillimin e vendit”, tha Gjonaj në fjalën e saj.

“Kriteri politik është shumë i rëndësishëm për avancimin e procesit të anëtarësimit në BE. Qeveria dhe ministria e Drejtësisë ka kontribuar në mënyrë intensive për realizimin e rekomandimeve nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave. Në progres raportin e 2018, Komisioni Europian kërkoi vijimin e Reformës në Drejtësi dhe ngritjen e institucioneve të reja dhe rezultatet konkrete sa i takon Vetingut. Ky rekomandim është realizuar plotësisht, pavarësisht dhe baltës që kishte shkuar deri në Gjermani, ku pata fatin të takoja disa deputet të Budenstagut në Gjermani. Ata ndiqnin të gjitha rezultatet e arritura nga Reforma në Drejtësi”, tha Gjonaj.

“Pavarësisht atyre që kanë tjerrë skenarë ogurzinj në kurriz të kësaj reforme, Reforma në Drejtësi po ecën përpara duke konfirmuar se kjo mazhorancë po kërkon të instalojë një drejtësi që nuk varet nga politika por vetëm nga paanshmëria dhe ligji. Kjo reformë e thellë në drejtësi ka nisur me pastrimin e sistemit nga gjyqtarë e prokurorë që kanë cenuar besimin e publikut te Drejtësia”, tha Gjonaj, duke folur dhe për rezultatet e deritanishme të Vetingut.

“Në një vit e gjysëm punë, janë dhënë 135 vendime nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nga të cilat 51 vendime shkarkimi nga detyra e subjektit të rivlerësuar dhe në 32 raste është vendosur ndërprerja e procesit. Ky proces ka kaluar çdo pritshmëri”, theksoi Gjonaj.

“Nga ana tjetër me ngritjen e KED, KLP e KLGJ është garantuar pavarësia dhe vetëqeverisja e drejtësisë, duke lënë jashtë politikën. KLP dhe KLGJ kanë bërë gati kuadrin ligjor për ngritjen e prokurorisë special SPAK dhe BKH-së, ndërsa KED, ka nisur punë për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, si dhe emërimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe brenda qershorit këto institucione do të jenë gati për të vijuar punën”, tha Gjonaj

Ministrja Gjonaj tha se qeveria është angazhuar edhe në luftën ndaj korrupsionit në çdo nivel. “Janë mbi 590  masa të marra nga Task Forca Antikorrupsion, prej nga ku janë  110 zyrtarë janë përjashtuar dhe 36 zyrtarë janë dërguar për ndjekje penale. Veprimtaria koordinatorit kombëtarë kundër korrupsionit do të përqendrohet dhe në zgjatimet e administratës publike ku ofrohen shërbime ndaj qytetarëve dhe shërbimeve, për të ndaluar abuzimet në kohën parat dhe dinjitetin e qytetarëve”, theksoi ministrja Gjonaj.

“Në plotësimin e rekomandimeve të Komisionit Europian, është bërë progres i dukshëm për të drejtat e njeriut, duke nisur nga pakicat kombëtare, prona, trajtimi i të dënuarve, ndihma juridike, sistemi i të drejtës penale për të miturit…etj”, tha më tej Gjonaj.

Reforma në drejtësi, lufta ndaj korrupsionit, respektimi i të drejtave të njeriut janë njohur si arritje edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë që kanë përgëzuar vendin tonë për të vijuar këtë progres të bërë deri tani. Ne do vijojmë punë për të përforcuar sistemin ligjor e për të ofruar një sistem të drejtësisë siç e kërkojnë shqiptarë dhe për një shtet evropianë siç e meriton vendi ynë”, tha Gjonaj.

g.kosovari

Next Post
Zbulohen prapaskenat, Milani është denoncuar në UEFA nga klubi rival në Serie A

Zbulohen prapaskenat, Milani është denoncuar në UEFA nga klubi rival në Serie A

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mund të sulmohej Europa”, Trump në OKB: Irani s’do ketë më armë bërthamore

Ulja e çmimit të energjisë në tregun vendas, Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA

September 23, 2026
“Milici terroriste”- Mbreti i Arabisë Saudite sulmon rebelët jemenas: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm!

“Milici terroriste”- Mbreti i Arabisë Saudite sulmon rebelët jemenas: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm!

September 23, 2026
Infantino propozon rishikim të pavarur të qeverisjes në FIFA pas reagimeve për të drejtat komerciale -

Plani i Infantinos për të mbajtur postin në FIFA, parashikohet një ndërhyrje në OKB!

September 23, 2026
Protesta në Tiranë në ditën e 116-të, vëmendja dhe fjalimet përqendrohen te zhvillimet e fundit në vend!

Protesta në Tiranë në ditën e 116-të, vëmendja dhe fjalimet përqendrohen te zhvillimet e fundit në vend!

September 23, 2026
Ferit Hoxha kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut për sigurinë rajonale dhe euroatlantike

Ferit Hoxha kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut për sigurinë rajonale dhe euroatlantike

September 23, 2026
Peleshi me ambasadorët e vendeve të “Miqve të Ballkanit Perëndimor”: Bashkëpunimi parlamentar, urë e rëndësishme drejt integrimit europian

Peleshi me ambasadorët e vendeve të “Miqve të Ballkanit Perëndimor”: Bashkëpunimi parlamentar, urë e rëndësishme drejt integrimit europian

September 23, 2026
Holanda rikthehet në Eurovision 2027, transmetuesi publik NPO garanton proces të pavarur përzgjedhjeje

Holanda rikthehet në Eurovision 2027, transmetuesi publik NPO garanton proces të pavarur përzgjedhjeje

September 23, 2026
Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet, Asllani stërvitje të diferencuar, Cake shfaq shqetësime muskulore

Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet, Asllani stërvitje të diferencuar, Cake shfaq shqetësime muskulore

September 23, 2026
Shpërthen ‘lufta’ për pasurinë e Dolly Parton, kompania që menaxhon trashëgiminë kërkon urdhër mbrojtjeje ndaj nipit të saj!

Shpërthen ‘lufta’ për pasurinë e Dolly Parton, kompania që menaxhon trashëgiminë kërkon urdhër mbrojtjeje ndaj nipit të saj!

September 23, 2026
“Mirënjohje popullit të Kosovës”- Familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi kërkojnë përgjegjësi institucionale: Presim të takohemi pas vendimit të Kuvendit

“Mirënjohje popullit të Kosovës”- Familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi kërkojnë përgjegjësi institucionale: Presim të takohemi pas vendimit të Kuvendit

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com