• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjonaj: Të miratohet me urgjencë ligji për magjistraturën! Braho: Prokurorët dredhin zinxhirin

by Java News
11/07/2018 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka kërkuar që të miratohen dy ligjet për Shkollën e Magjistraturës dhe emërimin e magjistratëve të rinj. Gjonaj tha se pa miratimin e këtyre ligjeve për të cilat kërkohen 84 vota në Parlament është e pamundur që Shkolla e Magjistraturës të hapë vitin e ri akademik. Deklaratat e saj u bënë gjatë raportimit vjetor në komisionin e Ligjeve.

“Për sa i përket ligjit të Shkollës së Magjistraturës, ju keni qenë prezentë këtu, ministri i Drejtësisë ka autorizuar zv/ministrin të jetë prezent gjatë diskutimeve për ligjin. Ka shumë rëndësi që të zgjidhen të dyja çështjet që kanë të bëjnë me ndryshimet e propozuara. E para që t’i jepet mundësia Shkollës së Magjistraturës që të hapë vitin e ri shkollor, ku ne themi që po heqim nga sistemi gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe t’u jepet mundësia të hyjnë në këtë shkollë. Nëse ky ndryshim ligjor nuk miratohet, atëherë është e pamundur që Shkolla e Magjistraturës të hapë vitin e ri akademik dhe e dyta ka të bëjë me kategorinë e kandidatëve për magjistratë që kanë mbaruar studimet këtë vit. Në konsideratat e mia, jo vetëm që është e ligjshme, por duhet patjetër kur gjyqtarë dhe prokurorë po na dalin nga sistemi ose duke dhënë dorëheqjen apo nuk kalojnë procesin e vettingut. Nga propozimet nuk ka asnjë risi, shjesht kërkohet të shtyhet periudha tranzitore e ligjit për t’u zbatuar dhe pritjen e ngritjes së institucioneve të reja’, deklaroi Gjonaj
Ministrja tha se nga të gjitha hetimet në total  për 2017, vetëm 0.33% e të numrit total (140 raste) kanë qenë pro aktive dhe nga këto, vetëm 46 për korrupsion.  Gjithashtu ministrja akuzoi ish-prokurorin e përgjithshëm Llalla se me mos funksionimin e njësisë së inspektimit të prokurorisë u bllokua vettingu.

Në pikën e hetimeve pro aktive, u ndal edhe deputeti i PS, Braho, i cili ngriti pyetjen se çfarë kanë bërë prokurorët?

“Çfarë kanë bërë këta prokurorë kanë dredhur zinxhirin, këto shifra kanë qenë edhe më parë, nuk ka funksionuar një drejtim i rëndësishëm i punës së prokurorisë, hetimi pro-aktiv. Zonja ministre më dëgjo, më shiko në sy, kush do i bëjë hetimet pro aktive, nëse nuk i bën prokuroria e përgjithshme. Ke ndonjë mendim?“, deklaroi Braho

a.ç

Next Post
Kryeprokurorja raporton në Kuvend: 12 zyrtarë të lartë në hetim për korrupsion!

Kryeprokurorja raporton në Kuvend: 12 zyrtarë të lartë në hetim për korrupsion!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In