• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjonaj takon ministrin italian të Drejtësisë: Forcim bashkëpunimi në gjyqësor!

by Java News
13/09/2018 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkëpunimi në fushën e drejtësisë midis Shqipërisë dhe Italisë do të forcohe më tej, si pjesë e marrëdhënieve të forta që ekzistojnë midis dy vendeve. Kjo është konfirmuar gjatë takimit që dy ministrat e drejtësisë Etilda Gjonaj dhe Alfonso Bonafede kanë zhvilluar në Romë, në kuadër të vizitës dy ditore të ministers shqiptare në Itali.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, masat kundër korrupsionit si dhe bashkëpunimi në fushën e sistemit penitenciar kanë qenë temat kryesore të diskutimit midis dy ministrave.

Pasi kanë shprehur vlerësimet e tyre për bashkëpunimin midis dy qeverive, ministrat janë dakordësuar për zbatimin e një plani të përbashkët masash në kuadër të zbatimit të marrëveshjes dypalëshe të nënshkruar në fund të vitit 2017. Për këtë qëllim javën e ardhshme do të nisin nga puna në Tiranë ekipet e përbashkëta të ekspertëve të të dyja ministrive respektive.

Zbatimi i plotë i Reformës në Drejtësi, që tashmë po jep rezultatet e para, reforma në sistemin penitenciar, drejtësia për të miturit dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit, janë shtyllat kryesore të bashkëpunimit bilateral, të parashikuar në marrëveshjen kuadër midis dy ministrive.

Nga ana e tij ministri Bonafede u shpreh se për Italianë është e rëndësishme të ketë një partner të sigurt në përballimin me sukses të sfidave të përbashkëta. Ai vlerësoi reformat që ka ndërmarrë Shqipëria dhe shprehu gadishmërinë e Qeverisë Italiane për të dërguar në Shqipëri ekspertë të fushës për të mbështetur dhe asistuar në zbatimin e reformës në drejtësi.

Ministri italian ka shprehur dëshirën për të vizituar edhe personalisht Shqipërinë, në vijim të kontakteve institucionale. Vizita dy ditore e ministres së Drejtësisë dhe Prokurores së Përgjithshme në Itali u organizua nga misioni i asistencës së Bashkimit Europian PAMECA 5, në kuadër të mbështetjes që ky mision u ofron institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.

ma.me

Next Post
“I domosdoshëm si rrallëkush për kombin”, çifti Kadare ngushëllon familjen Demaçi

Kadare kundër ndryshimit të kufijve: Ndarja e Kosovës, cenon paqen në Ballkan!

Comments 2

  1. Endry says:
    8 years ago

    Kur shikojm keto lajme te mira na behet qejfi edhe ne emigranteve qe jemi ne Itali.

    Reply
  2. Vera says:
    8 years ago

    Bashkepunime te tilla me vendet fqinje na cojne me afer Bashkimit Europian.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com