• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjonaj: Shqipëria në EUROJUST, rrit besueshmërinë në luftën ndaj krimit

by A R
04/11/2019 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka deklaruar se pranimi zyrtarisht i Shqipërisë në Agjencinë e Bashkimit Evropian për bashkëpunim në Drejtësinë Penale, EUROJUST do të rrisë më tej besimin e ndërkombëtarëve tek vullneti i Shqipërisë për të luftuar krimin.

“Më lejoni të ndaj me ju një lajm pozitiv, atë të pranimit zyrtarisht në Agjencinë e Bashkimit Evropian për bashkëpunim në Drejtësinë Penale, EUROJUST. Ky pranim vjen pas një pune intensive të filluar me nënshkrimin e marrëveshjes në Tetor 2018 dhe të ratifikuar nga Kuvendi, mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Agjencisë EUROJUST.

Përgjigjja pozitive është një notë vlerësuese e punës tonë. Përmes caktimit të shpejtë të një Prokurori në zyrën e EUROJUST në Hagë, do të rrisim më tej besimin e partnerëve tanë tek vullneti i Shqipërisë për të luftuar krimin ndërkufitar, do të garantojmë shkëmbimin në kohë të informacionit të nevojshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe më gjerë, si dhe me grupet e përbashkëta të hetimit me prokurorë të vendeve evropiane do të bëhet më efikase lufta kundër kriminalitetit,” u shpreh Gjonaj.

Në fjalën e saj në Kuvend, Gjonaj tha se të gjitha vendet europiane njohin rezultatet e Shqipërisë në reformën në drejtësi.

“Pavarësisht vendimit jo pozitiv të Këshillit Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të gjitha vendet evropiane njohin rezultatet e Shqipërisë në reformën në drejtësi.

Vlerësime vijnë edhe nga ato vende europiane që kanë një zë të fortë në procesin e vendimmarrjes së çeljes së negociatave, të cilat duhet të na ndihmojnë të ecim më tej në zbatimin e detyrave tona për t’u bërë pjesë e familjes europiane.

Puna jonë nuk ndalet, përkundrazi, ajo është intensifikuar edhe më shumë me ndihmën e shteteve evropiane dhe të organizmave ndërkombëtare që operojnë në fushën e drejtësisë për të përmbushur detyrat tona, detyra mjaft të rëndësishme për vetë fushën e punës tonë dhe reformës së rëndësishme, siç është Reforma në Drejtësi,” tha më tej ministrja Gjonaj.

/a.r

Next Post
Haradinaj origjinal: Hiqet taksa nëse njihet Pavarësia nga Serbia

"Kosova po kërcënohet", Haradinaj: Serbia po armatoset nga Rusia dhe Kina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In