• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjonaj në Austri, prezanton rezultatet e reformës në drejtësi

by Java News
28/08/2018 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Drejtësisë, znj.Etilda Gjonaj është takuar me homologun e saj austriak z. Josef Moser, në Alpbach të Austrisë. Në qendër të diskutimeve ishte forcimi i mëtejshëm i bashkepunimit midis dy vendeve, ecuria e reformës në drejtësi, bashkëpunimi në forcimin e luftës kundër korrupsionit si dhe organizimi për herë të parë në Shqipëri i Forumit Ministror BE – Ballkani Perendimor për çështjet e drejtësisë dhe punëve të brendshme në tetor 2018.

Ministri Moser vlerësoi nismat e Shqipërisë për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit. Ai u shpreh që Austria do të jetë gjithmonë një partnere në krah të Shqipërisë për mbështetjen në zbatimin e reformave të ndërmarra nga Shqipëria.

Si tregues i mbështetjes dhe vlerësimit që Austria i ka dhënë Shqipërisë u theksua përzgjedhja nga Austria të Shqipërisë si vendin për organizimin e Forumit Ministerial BE – Ballkani Perendimor për Çështjet e drejtësisë dhe sigurisë që do të organizohet në Tiranë në Tetor 2018.

Z.Moser shprehu mirënjohjen që për herë të parë ky event do të organizohet në Shqipëri duke promovuar vlerat dhe arritjet e mëdha që ka bërë deri tani Shqipëria si një vend  kandidat për tu bërë pjesë e familjes së madhe europiane.

Nga ana e saj Ministrja Gjonaj e njohu homologun austriak me rezultatet e para që reforma në drejtësi ka dhënë deri më tani duke njohur dhe të gjithë kontributin që ka në dhënë ekspertët austriak në këtë process si dhe mbështetjen politike të Komisionit Evropian.

Në fund të takimit, ministri Moser shprehu gatishmërinë e tij dhe të ministrisë që ai drejton për të bashkëpunuar dhe asistuar Ministrinë e Drejtësisë në Shqipëri me çdo program mbështetje teknike për forcimin e kapaciteteve të Ministrisë në reformat e ndërmarra.

Takimi me Ministrin Federal të Drejtësisë, z. Josef Moser, u zhvillua në sajë të pjesëmarrjes së Ministres në një prej eventeve më të rëndësishme në fushën e drejtësisë, Simpoziumit ligjor në Alpbach të Austrisë.

Me ftesë të ministrit Moser, ministrja Gjonaj së bashku me homologun austriak hapën Simpoziumin ligjor duke ja kushtuar pjesën e parë rezultatet e Reformës në drejtësi në Shqipëri si dhe bashkëpunimit të deritanishëm të dy vendeve.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja theksoi se nevoja e qytetarëve Shqiptare për një sistem drejtësie të pavarur, të paanshëm, të pakorruptuar dhe të pandikuar politikisht ishte nxitja kryesore e qeverisë për të ndërmarrë një reformë radikale dhe krejtësisht unike në llojin e vet jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

Ministrja Gjonaj u ndal gjithashtu në nismat e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit, si një nga prioritetet kryesore të Qeverisë Shqiptare. Ajo vuri në dukje se strukturat e reja që janë ngritur, veçanërisht Task Forca Ndërinstitucionale Antikorrupsion, po funksionojnë me efikasitet, duke dhënë rezultate konkrete dhe të prekshme edhe nga qytetarët. /ma.me

Next Post
Kur Hollywood-i kërkonte motrat e mbretit Zog

Kur Hollywood-i kërkonte motrat e mbretit Zog

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kabineti i ri, zbardhet dekreti i Begajt/ Rama përgjegjës për ngritjen dhe funksionimin e “Diellës”

Propozimi i Ramës, Presidenti dekreton 7 ndryshimet në qeveri

March 4, 2026

S’janë emigrantë: Silvinjo, De Biazi, Albano, dhe 420 mijë të tjerë…

March 4, 2026
Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

March 4, 2026
Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

March 4, 2026

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës në selinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 4, 2026
Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

March 4, 2026
Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

March 4, 2026
Banka në Luksemburg mbyll llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nga frika prej Trumpit)

Banka në Luksemburg mbyll llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nga frika prej Trumpit)

March 4, 2026
“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

March 4, 2026
Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In