• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjonaj: Ndjekje penale tre punonjësve në IEPV e Burrelit

by Java News
24/10/2018 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion ka prezantuar sot rezultatet e punës javore të Task Forcës Antikorrupsion në identifikimin, dokumentimin dhe goditjen e akteve korruptive në të gjitha nivelet e administratës në rang vendi. Gjatë kësaj jave janë konstatuar shkelje në ZRPP e Durrësit dhe burgun e Burrelit.

“Nga shkeljet e konstatuara lidhur me procedurat administrative të ndjekura në Zyrën e rregjistrimit të pasurive të paluajtshme Durrës, janë rekomanduar 18 masa disiplinore, vërejtje me paralajmërim për largim nga detyra, për Regjistruesin si dhe për 17 specialistë të këtij institucioni. Ndërkohë, pritet të dilet me konkluzione në një sërë institucionesh të tjera të inspektuara si spitale, drejtori rajonale tatimore, zyra të tjera regjistrimi pasurish të paluajtshme”, tha Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Gjithashtu në vazhdën e hetimeve administrative në burgje, janë identifikuar një sërë nëpunësish të përfshirë në shkelje të ligjit apo afera korruptive. Në burgun e Burrelit janë referuar në prokurori për ndjekje penale 3 punonjës për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe janë rekomanduar masa administrative për 23 punonjës të tjerë. Gjonaj nuk ka nguruar të përgëzojë punën e Policisë së Prokurorisë në lidhe me aksionet e ditëve të fundit, ku në pranga ranë një numër i madh zyrtarësh, të akuzuar për përfshirje në afera korruptive.

“Ndërkohë që ne përgatitemi të publikojmë reformën e rëndësishme të pronës, goditjet e fundit që lidhen edhe me pronën, janë fillimi i një pastrimi të madh të titujve të pronësisë në zonën e bregdetit. Falenderojmë, mbështesim dhe nxisim prokurorinë të vijojë të godasë korrupsionin e zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme”, u shpreh Gjonaj

Ministrja ka përmendur edhe rezultatet e javës së shkuar gjatë të cilës strukturat e Policisë së Shtetit, kanë ndaluar dhe arrestuar 23 persona në rrethet Elbasan, Korçë, Kurbin, Lezhë e Tiranë për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personit që ushtron funksione publike dhe korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore. Goditja e çdo akti korruptiv, në të gjitha nivelet e administratës, pa asnjë dallim ngjyre politike apo përkatësie, sipas Gjonajt është deviza e qeverisjes.

ma.me

Next Post
I dehur në timon, arrestohet shefi i policisë së Patosit, përplasi disa makina

Tragjedia në Fier/ Xhaxhai i dy vëllezërve: Po qeronin peshk kur u grindën

Comments 4

  1. Agon says:
    7 years ago

    Sa me shume te fusni ne burg nga keta mashtrusit qe vetem dine t vjedhin aq me shume e fitoni besim tone zonja ministree

    Reply
  2. Fatmir says:
    7 years ago

    Un kam djalin ne burg dhe me dhimbset shpirti kur sme lene ta takoj. Pastroj burgjet nga keta t korruptuar qe te gjejme dhe ne pake drite ne hallet qe na kane zene

    Reply
  3. Besi says:
    7 years ago

    Un mesa po shoh kjo zonja e paska marr seriozisht. Sia beri syri terr kur e coji brenda ate drejtorin qe vidhte, njerez t till duhet t drejtojne shtetin o vlla

    Reply
  4. Bashkim says:
    7 years ago

    Me siguri saliu me lulin i japin dislike ktij lajmit se vetem ata i mernin nga coban me dhi dhe i benin oficera kta mashtruesit e delenxhinjt

    Reply

Leave a Reply to Fatmir Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

March 10, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Parlamenti nuk është noter i arrestimeve

March 10, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

March 10, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Ylli Manjani: PS-ja duhet ta thotë qartë se arresti me burg është gabim

March 10, 2026

Dosja “Veliaj”, nga debati për kohën e mbrojtjes tek njohja me aktet

March 10, 2026
Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

March 10, 2026
Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

March 10, 2026
“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

March 10, 2026
Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

March 10, 2026
Ç’të bëj me paratë e mia?

Salianji si shembull për Lapajn

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In