• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjonaj: Meta gaboi me shkresën që i dërgoi KED, nuk ushtroi përgjegjësinë. Debati po kthehet në politik

by Java News
11/11/2019 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa pritet që sot të përmbyllet një ndër proceset e rëndësishme për ngritjen dhe funksionimin e gjykatës Kushtetuese, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ftoi deputetët të votojnë kandidaturat për dy vakancat e mbetura.  Sa i përket debatit mes Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe presidentit Ilir Meta, Gjonaj e konsideroi më shumë si një debat politik se sa ligjor.

“Tashmë me sistemin dhe formulën e re të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ulet ndjeshëm ndikimi politik në zgjedhjen e anëtarëve, si dhe garantohet merita profesionale dhe integriteti i kandidatëve të paraqitur pranë organeve të emërtesës si Kuvendi ashtu dhe Presidentit, nga një organ i parashikuar në Kushtetutë siç është Këshilli i emërimeve në drejtësi.  Këshilli i emërimeve në Drejtësi ka kryer një proces të gjatë verifikimi dhe vlerësimi duke i paraqitur listën me kandidatët më të mirë sipas renditjes së pikëve, si Presidentit ashtu dhe Kuvendit. Për fat të keq, edhe ky proces ashtu si çdo proces tjetër të reformës në drejtësi po shndërrohet në një instrument për të luftuar reformën në drejtësi dhe për të penguar ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.  Por sot gjendemi në një debat publik, midis Presidentit dhe KED-së, i cili më shumë se sa debat ligjor dhe kushtetues është një debat politik”, tha Gjonaj.

“Presidenti i Republikës pasi plotësoji një ndër vakancat e shpallura si organ emërtese,  duke zgjedhur mbi listën e KED-së dhe duke emëruar z. Besnik Muçi, për vakancën e dytë Presidenti nuk e ushtroi përgjegjësine e tij për të zgjedhur kandidaturën për në Gjykatë Kushtetuese. Por duke mbajtur në konsideratë problemet në të kaluarën ku debati midis presidentit dhe kuvendit për kandidaturat shtyheshin me muaj dhe vite nëse nuk kishte një kompromis, mekanizmi zhbllokues i parashikuar në kushtetutë dhe në ligj ishte zgjidhja më e mirë për të shmangur bllokimet e të kaluarës për zgjedhjen e anëtarëve”, nënvizoi Gjonaj.

Ministrja e Drejtësisë theksoi se Kushtetuta e ka thënë qartazi mënyrën e përzgjedhjes dhe afateve për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe sipas saj askush duke përfshirë dhe Presidentin nuk mundet ta shkelë atë.

“Presidenti i Republikës ka gabuar me shkresën që i ka dërguar KED-së për të pezulluar afatin, duke paraqitur argumenta tërësisht antikushtetuese dhe të pabazuar në ligj mbi një afat kushtetues 30 ditor të panegociueshëm, por të detyrueshëm për zbatim nga të gjithë. Presidenti gjithashtu do gaboj rëndë nëse do të pasmarri ndonjë vendim tjetër të ndryshëm nga ajo çfarë ka vendosur kushtetuta lidhur me vakancën e dytë të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. Të gjithë ne, betimin për ushtrimin me përgjegjshmëri të detyrës sonë e kemi kryer me dorën mbi kushtetutë, dhe ky dokument themeltar duhet të respesktohet dhe zbatohet deri në fund të detyrës sonë me përgjegjshmëri maksimale.Askush nuk mund t’i ndalojë dhe t’i privojë një shteti dhe shtetasve të tij, pasjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe ne sot jemi në momentin më të rëndësishëm historik në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Tashmë është radha e kuvendit të vendosë me shumicën e kërkuar nga Kushtetuta brenda këtij afati ligjor 30 ditor, përzgjedhjen e një prej anëtarëve nga lista e kandidatëve. Dhe me këto dy vendime të sotshme të Kuvendit, së bashku me znj.Vorpsi të emëruar automatikisht, numri i anëtarëve të Gjykatës kushtetuese arrin në 5 anëtarë, duke krijuar premisat për funksionimin e plotë të kësaj gjykate brenda pak javësh”, tha ndër të tjera Gjonaj.

g.kosovari

Next Post
“T’i s’na garanton një proces të drejtë dhe ligjor”/ Shtyhet sërish seanca për Shullazin dhe grupin, Endrit Zela debat me gjyqtaren

"T'i s'na garanton një proces të drejtë dhe ligjor”/ Shtyhet sërish seanca për Shullazin dhe grupin, Endrit Zela debat me gjyqtaren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I trembet rënies së popullaritetit? Trump: Kompanitë në SHBA të ulin çmimet e karburanteve

I trembet rënies së popullaritetit? Trump: Kompanitë në SHBA të ulin çmimet e karburanteve

June 30, 2026
Miti politik i “Protestës së Bukur”

Miti politik i “Protestës së Bukur”

June 30, 2026
Nga projektligji për kontrollet zyrtare te raportet e institucioneve, Kuvendi mblidhet në seancë

Nga projektligji për kontrollet zyrtare te raportet e institucioneve, Kuvendi mblidhet në seancë

June 30, 2026
Rama publikon pamjet: Bukuria e detit të Spillesë, një nga destinacionet e verës

Rama publikon pamjet: Bukuria e detit të Spillesë, një nga destinacionet e verës

June 30, 2026
Kthjellime gjatë pjesës së parë të ditës, nga pasditja nisin reshjet e shiut

Kthjellime gjatë pjesës së parë të ditës, nga pasditja nisin reshjet e shiut

June 30, 2026
Atentat me bombë oligarkut ukrainas në Monaco, plagoset rëndë Ermolaev dhe familja e tij

Atentat me bombë oligarkut ukrainas në Monaco, plagoset rëndë Ermolaev dhe familja e tij

June 30, 2026
Gjermania eliminohet për herë të parë me penallti! Dramë edhe për Holandën! Paraguaj e Maroku vijojnë Botërorin

Gjermania eliminohet për herë të parë me penallti! Dramë edhe për Holandën! Paraguaj e Maroku vijojnë Botërorin

June 30, 2026
Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In