• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjonaj inspekton burgun e Peqinit: Janë 100 punonjës me rekorde kriminale

by A R
13/03/2018 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka inspektuar Burgun e Peqinit. Ajo dha një deklaratë për mediat gjatë së cilës vuri theksin te integriteti dhe profesionalizimi i punonjësve të burgjeve.

Gjonaj tha se në këtë institucion janë konstatuar rreth 100 punonjës me rekorde kriminale, ndërsa 70 prej tyre janë të papërshtatshëm për pozicionet që mbajnë.

“70 punojës janë të papërshtatshëm me pozicionet e tyre, ndersa 100 punonjës janë me rekorde kriminale të cilët nuk duhet të ishin në sistemin e burgjeve”, u shpreh Gjonaj.

Ministrja theksoi se nuk do ketë tolerancë për rastet korruptive në burgje, ndërsa theksoi se sfidë mbetet edhe forcimi i masave të sigurisë. “Nuk kam asnjë lloj tolerance me akte korruptive, përcillini stafeve dhe do të procedohen penalisht. Vetëm për periudhën janar-shkurt janë proceduar 20 punonjës.

Rastet e korrupsionit në sistemin e burgjeve kanë qenë të jashtëzakonshme. Nuk kemi probleme me Drejtorinë e Burgut. Çdo muaj do bëjmë inspektime me institucionet dhe përcjellim mesazhe. Reforma në burgje është një prioritet i ministrisë së Drejtësisë. Reforma legjislative që ka të bëjë me ndryshimin e legjislacionit. Përmirësimi i statusit të policisë së burgjeve. T’u japim status punonjësve të policisë së burgjeve si në aspektin financiar ashtu edhe në plotësimin e kushteve e mjeteve të nevojshme.

Prioritete të ndryshojmë fytyrën e sistemit të burgjeve, me sistemet e sigurisë nuk ka tolerime. Çdo lloj mjeti i paligjshëm që kapet, ka nga prapa një punonjës burgu. Po forcohet siguria në burgje. Ka pasur raste të korrupsionit në burgje, favorizime duke filluar që nga polici deri tek drejtuesit”, tha Gjonaj.

Ministrja e Drejtësisë paralajmëroi ndryshime edhe sa i takon rekrutimit të punonjësve, ndërsa ftoi ish-ushtarakët dhe ish-punonjësit e policisë. “Nuk do të ketë më punonjës të emëruar nga drejtori apo ministri por nëpërmjet akademisë së sigurisë. Me qëllim që jo vetëm të jenë të pa ndikuar politikisht por të aftë profesionalisht. Po nxisim ish-ushtarakët dhe ish-punonjësit e policisë për t’u rekrutuar si punonjës pranë Burgjeve”. /a.m.

Next Post
Gabimi taktik i Sali Berishës

Ca rreshta për Çilin, Bashën dhe nëpunësin e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arti shqiptar në zi/ Shuhet aktori i njohur Koço Qendro, figurë ikonike e teatrit dhe kinematografisë

Arti shqiptar në zi/ Shuhet aktori i njohur Koço Qendro, figurë ikonike e teatrit dhe kinematografisë

July 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e diel 5 korrik 2026

July 4, 2026
Pushues nga Kosova drejt bregdetit/ Fluks i lartë hyrjesh në Morinë, 2 aksidente në Vërmicë shtojnë trafikun

Pushues nga Kosova drejt bregdetit/ Fluks i lartë hyrjesh në Morinë, 2 aksidente në Vërmicë shtojnë trafikun

July 4, 2026
“Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit”, Gjykata Kushtetuese trajton edhe pretendimin e Erion Veliajt

“Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit”, Gjykata Kushtetuese trajton edhe pretendimin e Erion Veliajt

July 4, 2026
Liderat i nxjerrin situatat dhe rrethanat e caktuara politike

Gjuha dëshmon krizën e besimit mes politikës dhe shoqërisë

July 4, 2026
Qarkullonte me armë dhe me radio si ajo e policisë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë (EMRI)

Qarkullonte me armë dhe me radio si ajo e policisë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë (EMRI)

July 4, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Paqja është rruga!

July 4, 2026
Pa akte dhune, Uashingtoni kërkon shkarkimin e Trump! Arrestohet në Capitol Hill majori i Forcave Ajrore Amerikane

Pa akte dhune, Uashingtoni kërkon shkarkimin e Trump! Arrestohet në Capitol Hill majori i Forcave Ajrore Amerikane

July 4, 2026
Zjarri në malin e Shëngjinit, situata drejt normalizimit, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri

Zjarri në malin e Shëngjinit, situata drejt normalizimit, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri

July 4, 2026
Manjani: Për idiotët që besojnë se SHBA do rrëzojë Ramën, shikoni ç’ndodhi në Iran, se keni që në ’45-n që prisni zbarkimin e “aleatëve” në Shqipëri

Po për pasojat e “revolucionit” antishtet në drejtësi, kush do negociojë?

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In