• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjonaj: Fund emërimeve politike në burgje!

by A R
19/03/2018 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 130 punonjës të policisë së burgjeve janë konstatuar me rekorde penale, 70 punonjës në papajtueshmëri me arsimin në vendin e punës.

Ndërkaq në kuadër të forcimit të masave dhe kontrolleve në burgje në 6 muaj, 65 punonjës janë proceduar penalisht dhe 40 punonjës janë propozuar për masa administrative.

Shifrat bëhen të ditura nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila deklaron se reforma në sistemin e burgjeve do të nisi më verifikimin e pastërtisë ligjore dhe morale të punonjësve.

Objektivi kryesor i reformës në sistemin e burgjeve do të jetë rrënjësore dhe e vazhdueshme deri në pastrimin e të gjitha rrënjëve të korrupsionit që janë shtrirë ndër vite e vite, si dhe të pastërtia dhe integriteti moral i punonjësve në burgje, si rruga e vetme për forcimin e sigurisë në burgje dhe një shërbim sa më profesional në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Në kuadër të reformës në burgje, ministrja e Drejtësisë shprehet se “verifikimi i pastërtisë morale të punonjësve të sistemit të burgjeve, është hapi i parë për pastrimin e plotë të radhëve të punonjësve të burgjeve nga elementët e inkriminuar”.

Gjonaj deklaron se do largohen nga sistemi i burgjeve punonjësit e policisë me rekorde penale, të cilët nuk mund të ishin pranuar në sistemin e burgjeve.

Po ashtu të gjithë ata punonjës që janë në papajtueshmëri të arsimit me vendin e punës do largohen ose do përshtaten me arsimin në vendin e punës.

Në kuadër të reformimit të sistemit të burgjeve, Gjonaj vlerëson rëndësinë e sistemin e ri të rekrutimit, me qëllim pasjen e një trupe jo të emëruar politikisht dhe sa më profesionale.

“Për këtë qëllim në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë do të organizohen testime profesionale për rekrutimin dhe më pas kandidatët e përzgjedhur do t’i nënshtrohen një kursi trajnimi, lidhur me detyrat funksionale të punës në burgje”, ka pohuar ajo.

“Asnjë tolerim në procesin e verifikimit të pastërtisë morale të punonjësve. Të gjithë ata që nuk plotësojnë kriteret do të largohen!”, theksoi ministrja Gjonaj./a.m.

Next Post
Majko takon shqiptarët e Londrës: Të flitet shqip në familje, afrojmë diasporën

Majko takon shqiptarët e Londrës: Të flitet shqip në familje, afrojmë diasporën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com