• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjonaj: 38 raste korruptive i janë dërguar Gjykatës, me ngritjen e SPAK e BKH ndëshkueshmëri në të gjitha nivelet

by A R
17/10/2020 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj deklaroi dje se “janë marrë 650 masa disiplinore për të gjithë ata të cilët kanë kryer shkelje apo abuzime me detyrën, apo korrupsion”.

Në studion e emisionit “Java në RTSH” ministrja Gjonaj, tha se “në rastet kur ka pasur indicie për korrupsion janë dërguar të gjitha çështjet në gjykatë dhe numërohen  rreth 38 çështje që i janë dërguar gjykatës”.

“Në vazhdën e rezultateve të taskforcës antikorrupsion tashmë është ngritur rrjeti antikorrupsion, i cili është një strukturë më e qëndrueshme ku janë kordinatorët antikorrupsion që do të atashohen në të gjitha agjencitë, të cilat perceptimin e qytetarëve për korrupsionin e kanë më të lartë, pra ndjeshmëria është me lartë si në prona, në tatime, dogana, inspektorate të ndryshme, shëndetësi, arsim”, – theksoi Gjonaj.

Këta, vijoi ministrja, janë vetëm në nivel qendror dhe pothuajse një numër i dyfishuar do të jetë në agjencitë rajonale që do të shërbejnë si avokatë të qytetarëve në rastet kur ka denoncime apo abuzimin në detyrë apo korrupsion.

“Kjo i përket masave të reja dhe së bashku me organet e drejtësisë SPAK, BKH, gjykatata e posaçme do të japin të gjithë mundësitë për të patur ndëshkueshmërinë në të gjitha nivelet. Rezultate ka pasur, por patjetër do të duhet më shumë punë, kemi një institucion të ngritur rishtaz siç është prokuroria e posaçme. BKH ka drejtorin, por ende të paplotësuar të gjithë strukturën që do të kryejë të gjithë veprimet për çështjen e korrupsionit në aspektin penal. Në aspektin administrativ i kemi treguar rezultatet tona, do të duhet të bëhet më shumë patjetër dhe kemi jo vetëm vullnetin por dhe angazhimin për të ndërmarrë çdo masë ndëshkuese për ata të cilët bëjnë korrupsion”, – nënvizoi Gjonaj në emisionin “Java në RTSH”.

Më tej ministrja u shpreh se “SPAK ka patur një periudhë tranzitore dhe vazhdon ta ketë edhe për shkak të transferimit të një sërë dosjesh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, padyshim brenda juridiksionit të tyre”.

“Por, vetë SPAK që do të ndihmohet nga BKH sapo struktura të furnizohet me hetuesit dhe policët gjyqësorë do të ketë mundësinë që t’u japë prioritet atyre që janë çështje të mëdha. Deri në fund të dhjetorit që struktura e BKH të jetë e plotësuar do të kemi mundësinë që të kemi disa rezultate”, – tha Gjonaj në studion e emmisio.

E pyetur se në cilën pikë ndodhet reforma në drejtësi, ministrja Gjonaj u shpreh se “reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit mund të ecin vetëm bashkë. Në fund të fundit do të jetë reforma në drejtësi ajo që do të sjelli rezultatet e ndëshkueshmërisë dhe bashkimin e forcave në luftën kundër korrupsionit. Janë të lidhura ngushtësisht nuk mund ta konsiderojmë që mund të ecin veçmas”.

Next Post
Rindërtimi/ Veliaj inauguron 11 shtëpi: Nga një xhep i fshehur, tani vetëm 15 minuta larg

Rindërtimi/ Veliaj inauguron 11 shtëpi: Nga një xhep i fshehur, tani vetëm 15 minuta larg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

Shpërthim me tritol në Elbasan, lënda plasëse e vendosur në gomën e një automjeti

November 5, 2026
Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

November 5, 2026
“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

November 5, 2026
Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

Ditari nuk është procesverbal!

November 5, 2026
Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

November 5, 2026
Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

November 5, 2026
Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

November 5, 2026
Zvicra vendi numër 1 në botë për gjobat ndaj makinave

Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë, detyrimi i taksës do të rritet deri 3.8 herë

November 5, 2026
Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

November 5, 2026
Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In