• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ “Gjon Mili International Video Art Festival IVAF 2022” mbyll edicionin e tij të parë në NY/ Manhattan

by Java News
01/10/2022 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për 5 ditë me rradhë u prezantuan 61 artistë nga e vënde të ndryshme të botës si: Italia, Franca, Kina, Rumania, Shqipëria, Kroacia, Kosova etj., në mediumet: video art, film dhe dokumentarë eksperimentalë.

Pas një rrugëtimi të gjatë, si dhe me eventet e përqëndruara në Tiranë dhe në Korçë përgjatë muajit shtator, festivali e mbylli edicionin e tij të parë në Producer Club Theater, Manhattan. Co – Producenti i festivalit Alfred Tollja, Drejtore Artistike e festivalit në NY- Lorena Kalaja, si edhe Drejtore e Festivalit GjON MILI VIDEOART FESTIVAL, Yllka Gjollesha, organizuan ditët e fundit të këtij rrugëtimi. Në natën finale juria e festivalit, e cila përgjatë një muaji ka shqyrtuar 61 artistët e përzgjedhur në edicionin e parë, shpalli çmimin “Best Video Art”, ku fitues u zgjodh artisti nga Kosova, Leart Rama, me serinë e13 dokumentarëve të shkurtër me titullin “Corona Dairy”.

Ditari Corona #001 fillon të eksplorojë rrugët e zbrazëta të Prishtinës, me poezi, shtëpi të ngrohta, të xhiruara nga jashtë në pranverë. Mesazhi që artisti na përcjell është: “Qëndroni të sigurt dhe përhapni dashuri”.
Leart Rama është një regjisor i ri. Ai është themeluesi i Katarzè Films, një shtëpi filmike alternative në Kosovë. Filmat e Leartit kanë udhëtuar nëpër botë në festivale të rëndësishme. Puna e tij dominohet nga emocionet njerëzore, të cilat bëjnë që audienca të përjetojë një Catharsis.
Learti është vlerësuar nga juria si një artist premtues, i plotë dhe me një reflektim të drejtpërdrejtë me atë që ka kaluar bota përgjatë pandemisë.

Dy artistë të tjerë që u vlerësuan nga juria për veprat e tyre me çmimin e dytë dhe të tretë janë Francesca Silvia Maurizi dhe Burim Myftiu.

Francesca Silvia Maurizi, artistja italiane e diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura të Firences sjell në videon e saj njeriun e karakterizuar nga dualiteti. Një alegori e kohës, brenda së cilës njeriu pushtohet nga mendimet në të cilën ndodhet, i shqetësuar për të gjetur zgjidhje që mund ta ngushëllojnë.

Burim Myftiu është një pedagog shqiptaro-amerikan, kurator arti, artist pamor dhe fotograf.
“Remembrance” është një video që është krijuar për të kujtuar tmerret e luftës që kaloi Kosova
gjatë agresionit serb në vitin 1999. Ajo është gjithashtu një mënyrë konceptuale e shprehjes së kujtesës kolektive përgjatë luftës në Kosovë.

Ky festival u krijua i frymëzuar nga kontributi që Gjon Mili i dha botës së artit, si ikonë e fotografisë botërore. Gjithashtu Gjon Mili la një shenjë të madhe në kinematografi si skenarist dhe regjisor i gjashtë filmave dokumentarë. Me “Jammin the blues” ai u nominua për çmimin OSCAR, në vitn 1937.
Festivali ndërkombëtar i Video Artit, Filmit Eksperimental dhe Dokumentarit Autor të shkurtër në Shqipëri, do të jetë edhe një laborator i krijimit për të rinjtë.
Bashkëpunimi me video artistë, regjisorë, fotografë, konsulentë, studiues arti kombëtarë dhe ndërkombëtarë, do të jetë gjithashtu pjesë e këtij festivali.

GJON MILI INTERNATIONAL VIDEO ART, si i vetmi festival i dedikuar zhanreve eksperimentale, siç e tregon edhe emri, synon të jetë një event ndërkombëtar, me një kontribut të veçantë në zbulimin e talenteve në botën e filmit eksperimental.

Next Post
Rama publikon dokumentet për ‘Syrin e Tiranës’: Gjoba ka rënë në duart e një gjykatësi të verbuar, sa pa iu dridhur dora i dha …!

Rama publikon dokumentet për ‘Syrin e Tiranës’: Gjoba ka rënë në duart e një gjykatësi të verbuar, sa pa iu dridhur dora i dha ...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Është më shumë se e rrënuar”, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

Është më shumë se e rrënuar, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

October 3, 2026
Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

October 3, 2026
22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: “Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com