• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Gjoksi yt Rita, shuplakë për të gjitha femrat”

by Lorenc Vangjeli
30/01/2016 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Rita, Rita, Rita. Më ke nxitur mua të bëjë diçka që kam menduar se nuk do ta bëj kurrë. Unë do të kritikojë një grua për fotot topless”, kështu e nis shkrimin për prestigjozen “The Telegraph”,   autorja Rebecca Reid, e cila kryqëzon zhveshjen e bujshme të shqiptares Rita Ora, shkruan Pasqyre.al.

Ja si e vazhdon Reid shkrimin e saj:

Unë kam kaluar gjithë karrierën time duke mbrojtur të drejtën e grave për tu veshur si të duan.Unë e kam krahasuar një yll pornografie me Malalën. Me pak fjalë, unë kam qenë dakord që gratë ti nxjerrin thithkat e tyre sa më  njerëzisht të jetë e mundur. Deri sa unë pashë fotot e  fundit të Rita Orës.

Ora u fotografua nga Terry Richardson dhe shfaqet në kopertinën e revistës Lui, me një buzëqeshje vezulluese në fytyrën e saj, teksa e mban këmishën hapur për të zbuluar gjoksin e saj.

Para disa kohësh kolegu im i Telegraph Claire Cohen, shkroi sesi fotot topless të Madonnas po godisnin në mënyrë të mrekullueshme paragjykimet kundër moshës, duke e lavdëruar atë që hoqi rrobat e saj dhe unë pajtohem me gjithë zemër.

Por, pse është një rregull për Ritën dhe një tjetër për Madonën?

E pra, për ta filluar diku, së pari kur Madonna pozon topless ka një arsye. Çdo gjë që Madonna ka bërë ndonjëherë, gjithnjë ka pasur një arsye pas saj. Puthja me Britney Spears, lidhjet me burrat shumë më të rinj – ajo luftonte kundër “plakjes” dhe refuzoi të ishte e stereotipizuar.. Madonna ka qenë një udhëheqëse për gratë, për dekada të tëra.

Ora? Jo aq shumë.  Shprehja e saj e vetme në mbështetje të grave të tjera ishte si mentore në X Factor.

Sigurisht, Ora nuk është e vetmja grua në biznes, e cila është tunduar të tregojë pjesën e lartme të saj. Dhe ajo nuk është femra e vetme që ka punuar me Richardson – një fotograf, i cili ka arritur të mbajë një karrierë tepër të suksesshme, pavarësisht një vorbulle të vazhdueshme  akuzash rreth sjelljeve seksuale të papërshtatshme gjatë punës (të cilën ai e ka mohuar me forcë). Si Madonna edhe Miley Cyrus kanë pozuar të në të kaluarën.
Por, ndryshe nga Ora, unë do t’i mbroj ato deri në fund.

Lakuriqësia e  Cyrus e ka një kuptim. Cyrus ka emancipuar veten  e saj nga korporata që e kishte pronësi, ka paketuar dhe ka shitur fëmijërinë e saj, duke hequr rrobat.

Gjoksi i  Madonës është një deklaratë lidhur me mënyrën sesi ne i shohin gratë dhe procesin e plakjes. Gjoksi i Miley Cyrus është një koment për shpërbërjen e fëmijërisë.

Por gjoksi i Rita Orës? Ai është vetëm gjoks.  Ajo mund ta kishte përdorur lakuriqësinë e saj për të hedhur dritë mbi një çështje të caktuar, për progresin e grave në industrinë e muzikës ose për të folur rreth imazhit të trupit në një mënyrë pozitive. Por në vend të këtyre, ajo po e bën këtë thjesht për të shitur këngën  e saj  të re.

Kështu Rita: Për mirë apo për keq, grushti i dyfishtë për të qenë e bukur dhe gjyqtarja në  X-Factor, të ka bërë të jeni një model, që do të thotë; që ju keni një përgjegjësi ndaj grave të reja dhe vajzave.

Do të ketë njerëz që do të thonë se ju keni dhënë një shembull të keq duke pozuar topless. Unë nuk bie dakord me ta.

Unë mendoj se ju keni dhënë një shembull të keq duke nxjerrë gjoksin tuaj jashtë, pa ndonjë arsye të mirë.

Pra, deri sa ju jeni të gatshëm të jepni “hua” veten, trupin tuaj dhe zërin tuaj për një mesazh, për një kauzë ose për ndonjë gjë më të rëndësishme se këngët e përsëritura pop, nxirre përsëri gjoksin. mësojuni vajzave të reja diçka:

Trupi juaj është i fuqishëm dhe trupi juaj është i rëndësishëm, trupi juaj është i bukur dhe ai është e drejta juaj. Ama, për hir të Zotit përdoreni atë për diçka më të mirë sesa duke i bërë burrat edhe më të pasur/ ( Rebecca Reid, The Telegraph)

rita topless

Next Post

Zhvillohet koncert bamirësie për fëmijët me kancer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In