• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjok Beci, si shkruhet!?

by Frrok Çupi
23/02/2026 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Emri i Gjok Becit shkruhet Gjok Beci.

S’ka pikë hapësire për debat, aq më pak për nerva dhe pasion. Kjo është histeria që ka mbytur faqet e mediave sociale të disa të njohurve të Gjok Becit në Mirditë. Disa bëjnë sikur dinë shumë, disa nuk thonë gjë, të tjerë sikur dinë gjithçka.

Po çfarë duhet të dish në këtë rast?

Që Gjok Becin shkruaje si të duash, apo siç ka bërë ai në të gjallë Të tij, ose edhe siç të vjen ta shkruash. Të gjitha variantet janë të pranueshme dhe nuk ka vend për konflikt post- mortum. Siç ka pasuritë e veta gjuha dhe sidomos nëndialekti geg i përdorur në Mirditë. Ashtu kanë edhe batica e zbatica emrat katolik Roman që përdoren këtu në shumë shekuj.

Onomastët kanë mbërritur në përfundimin se emri Gjok vjen nga Gjon Pagëzori. Profet hebre i shekullit të Parë, Gjoni pagëzoi edhe Jezus Krishtin. U pranua edhe në Islam, si ‘profeti Jahja’.

Ja kaq është.

Ndërsa mes nesh, pas njëzet shekuj nuk pranohet ‘zbatica’ në emra a në tituj a në profeci.

Po bëhet një debat i madh me rastin e 12 vjetorit të vdekjes së poetit.

Me ç’rast?

Pushteti lokal në Mirditë ka vendosur që Pallati i Kulturës në Rrëshen, të marrë emrin ‘Gjok Beci’. Me këtë rast ka ngulur në mur edhe një tabelë me emrin ‘Gjok Beci’. Kjo nuk i lë rehat, sepse e duan me ‘ë’. Batica dhe zbatica e këtij emri e lejon edhe fundoren ‘ë’, por në rastin kur e ke Gjokën aty dhe i thërret ‘O Gjokë, a po vjen për kafe!?’. Atëherë zgjatet zanorja ’o’ çfarë është normale në të folmen e krahinës.

Me emrin ‘Gjok Beci’ ndodhemi në rrethanat e Gjon Pagëzorit, të emrit Gjon e Gjin. Sipas onomastëve.

Gjok Beci është shumë i afërt si personalitet i kulturës, e kemi pasur përditë mes nesh, ja tani para pak kohe. Por ka lënë një trashëgimi të veçantë krijimtarie. Pa Gjokën sot nuk do të kishim këngë monumentale si ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’, ‘Jam Kosova e shqiptarisë’, ‘Xhamadani i trimërisë’…

Shpesh mendoj se pa Gjokën nuk do të kishim folklorin e pastër dhe artin popullor që zotëron në Mirditë. Më duket se është i vetmi ‘oaz’ ku nuk ka zotërim tallavaja, një muzikë orientale, turke e arabe. Në artin e Mirditës zotëron burimi i shpirtit popullor; fatmirësisht.

Ky është kontribut i spikatur edhe i Gjok Becit, edhe pse nuk ndodhet mes mesh.

Sa për emrin se si shkruhet…, debati dëshmon boshllëk dhe kotësi. Kur ishte në jetë Gjok Beci, jo shumëkush ‘ia dinte’ emrin. Sepse në të gjallë njeriu edhe gabon, e kush e pranon njeriun me gabime!. E kam provuar vetë, madje me Gjokën, që e kisha pasur edhe mësues për pak kohë, në shkollë fillore. Ishte koha e diktaturës. Më thonë se kanë burgosur Gjok Becin. Kishte bërë një gabim politik me emrin e Stalinit. Për dy ditë e nxorën, por e dërguan me dënim punëtor në Ndërtim. Mbërrita në Rrëshen dhe u nisa për në Ndërtim, andej nga drejtimi i Lurës.

Pyeta të parin “A e dini ku punon Gjok Beci?!’.

Ai bëri me kokë ‘jo’, por sa kalova u kthye e më shikonte.

Pyeta të dytin e të tretin: ‘Gjok Becin kërkoj!’

Nuk folën, veçse u kthyen e shkuan.

E gjeta te betonierja, duart gjak nga lopata.

Debati shterpë mbi emrin e një personaliteti ka lidhje me paditurinë.

Gjok Becin e kanë njohur përtej Mirditës; më mirë e ka njohur Vaçe Zela, Çesk Zadeja, Lefter Çipa. Madje Lefteri më fliste rreth mikut të tij të ngushtë dhe emrin ia thoshte ‘Gjoku’. Në Kosovë e thërrasin ‘Gjoki’, njësoj si ‘Frroki’.

Po kjo ç’sens ka, vëlla!?

Në Mirditë ka më shumë sens. Rrësheni është i vetmi qytet në vendin tonë që nuk ka emra rrugësh. Të gjithë emrat e propozuar kanë ‘cene’, ose ‘gabime’.  E hoqën edhe monumentin e mrekullueshëm të Katër Heroinave.

Dikush skanohet si partizan e dikush si ballist, dikush komunist e dikush fashist. Kështu është njeriu. Elon Musk nuk ka lindur as jetuar në Mirditë.

Atëherë i lënë rrugët bosh, pa emra dhe emrat pa monumente. Mbase do të propozohet të hiqet edhe tabela me emrin ‘Gjok Beci’, sepse ka një gabim.

Next Post
Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

"Balluku", debate për ‘transparencën’ në Këshillin e Mandateve, Balla: Qesharake që PD kundërshton SPAK

Comments 1

  1. SaliDuro says:
    2 months ago

    Për Gjok BECIN, ke të drejtën e zotit të ulërasësh o Frroka Qup.
    Sa për emrat e rrugëve, ke plotësisht të drejtë, sepse e njejta familie ka pasur diversanta, të arratisur, komunista e agjentë dhe hetues të Ministrisë së Punëve të Brëndëshme të kohës së gjagji Enverit. Kështu që, nuk ke nga e tjerr. Po kështu, ndër tre mërditorë, dy ishin agjentë të sigurimit. Po kjo ? A ka bythë të rrijë ?
    Prandaj, në vijim të idesë tuaj, do të sugjeroja që rrugëve tu vinin pseudonimet e sigurimit, si “Fleta thatë”, “Shigjeta”, “Furtuna”, Gjethi”, “Qalamani”, etj, etj….
    Do të ishte në nderin e tyre, të emërtonin ndonjë rrugë kryesore të Rëshenit, me emrin e Musine Kokalarit, ku ajo ndejti e internuar deri sa vdiq.
    Mërditorët, janë edhe spiunë të njëri tjetrit, deri edhe vëllai – vëllanë, ore edhe vullnetarisht pa i shtrënguar njeri. E kanë në gen spiunllëkun.

    Reply

Leave a Reply to SaliDuro Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 12 prill 2026

April 11, 2026
“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

April 11, 2026
Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

April 11, 2026
Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

April 11, 2026
Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

April 11, 2026
Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

April 11, 2026
U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

April 11, 2026
Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

April 11, 2026
Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

April 11, 2026
Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In