• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gjobëvënia me kapuç digjital duhet të marrë fund!”/ Veliaj: JOQ dhe Lolita do shkojnë t’i sqarojnë gjobat edhe në Gjykatë

by Java News
31/03/2023 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka folur sërish për fenomenin e gjobëvënies nga faqet online. Në një intervistë për “News 24”, Veliaj tha se kultura e gjobëvënies nga faqet si JOQ dhe Lolita duhen ndëshkuar, që asnjë biznes apo qytetar në Tiranë të bjerë pre e tyre.

Ai tha se ky është një fenomen që e njohin të gjithë, por askush nuk guxon të flasë dhe se për këto faqe i është drejtuar tanimë organeve ligjzbatuese. “Kjo është një histori që të gjithë e dimë, por askush nuk flet. Nuk kam asnjë pishman që jam i pari që kam folur për problematika të kësaj natyre sepse një trafikant droge nuk mund të jetë konsull nderi, nuk mund të ketë televizion, – televizioni përdor valët publike, konsulli i nderit përfaqëson Republikën e Shqipërisë – dhe besoj se e kam ndërtuar reputacionin që unë nuk tërhiqem nga beteja të tilla. E njëjta gjë po ndodh tani me portalet. Vërtet nuk vënë një kapuç, por nuk ka rëndësi nëse kapuçi është prej leshi apo digjital. Nëse kapuçi thotë: “o jetën, o kuletën”, ose nëse kapuçi thotë “Lolita dhe “Jeta Osh Qef, dhe në momentin që ti shkon në një supermarket, vë produkte false, pastaj i nxjerr sikur i ka supermarketi, kërkon para nga supermarketi, nxjerr reklamën e supermarketit dhe pastaj supermarketi është më i miri pasi ka paguar gjobën, kjo nuk shkon, të paktën jo në qytetin që e drejtoj unë,” u shpreh Veliaj.

“Ne nuk jemi as Siçilia e viteve ’90-të, as Napoli i viteve ‘90, madje as Shqipëria e viteve ‘90. Jetojmë në Shqipërinë e vitit 2023. Të thuash në Muajin e Ramazanit që unë jam Erland Dalliu, nipi i Ibrahim Haxhi Hafiz Dalliut, një njeriu shumë të respektuar, klerik i cili ka promovuar besimin në Shqipëri, ka ndërtuar shkollat e para, dhe kthehesh në një hajdut ordiner, që iu shkon kompanive të autobusëve dhe u thua do ta nxjerr sikur ka rënë zjarr në autobus, por në fakt është tymi i marmitës, ndaj paguaj lekët, kjo është fyerje. Të bësh të njëjtën gjë tek faqja Lolita dhe të atashohesh, njëra ka LSI-në, tjetri ka PD-në, njëra me Zenin, tjetri me Vojon, këto janë muhabete thellësisht banale. Ashtu siç pata guximin që, edhe për mediat televizive të them që një trafikant droge nuk mundet t’i vërë gjoba kryetarit të Bashkisë, Qeverisë apo biznesit, me të njëjtën kurajo i kam kërkuar edhe Prokurorisë, edhe Policisë, – e më rezulton që janë vënë në lëvizje, – që edhe zonja Anisa Caka, por edhe zoti Erland Dalliu, të hetohen për gjobat që sistematikisht vënë në qytetin që unë drejtoj,” shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se nuk i trembet as faktit se ndodhemi pak përpara fushatës elektorale, pasi u shpreh se me gjobëvënien nuk do bëjë kompromis në asnjë rrethanë.

“Nuk jam këtu të bëj populistin, të premtoj gjëra falas, apo ta kem mirë me të gjithë. Unë nuk dua ta kem mirë me maskarenjtë as me gjobëvënësit. Nuk i dua fare votat e tyre. Sa të jem unë kryetar bashkie , – ju garantoj që do merrem gjithë mandatin tjetër – kjo gjobëvënie me kapuç digjital duhet të marrë fund. Siç po i rrisin të gjithë fëmijët e tjerë me ndershmëri, ashtu duhet t’i rrisin edhe këta fëmijët e tyre.

Të vjedhësh hapur kompanitë e këtij qyteti, për të mos i sulmuar në mediat digjitale, të fshihesh pas anonimatit, të mos regjistrohesh me numër NIPT-i, të mos ballafaqohesh për shpifjet në gjykatë sepse je anonim, kjo është një vjedhje dhe një paturpësi e jashtëzakonshme. Vjedhin miliona euro JOQ edhe Lolita, por kësaj here do duhet të shkojnë t’i sqarojnë edhe në Gjykatë, edhe në Prokurori, dhe sigurisht edhe në Polici. Ua kam kërkuar edhe organeve ligjzbatuese, ku sigurisht kam çuar edhe mjaftueshëm material, që të merren seriozisht me këtë punë,” e përfundoi Veliaj fjalën e tij./m.j

Next Post
“Kam përgatitur spektakël për këtë muaj”/ Olta “kërcënon” Luizin: Do e bëj që të mos çohet nga krevati

“Kam përgatitur spektakël për këtë muaj”/ Olta “kërcënon” Luizin: Do e bëj që të mos çohet nga krevati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com