• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjobëvënia/ Dëshmia e biznesmenit: Si e rriti Shullazi ‘pazarin’ për ish-Vollgën

by Java News
17/10/2016 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sasia prej 550 mijë eurosh që grupi i Emiljano Shullazit dyshohet se ka marrë nga biznesmeni Ylvi Beqja ka qenë një “rritje pazari”, raporton “Panorama”. Në dhjetor 2014, biznesmeni në cilësinë e administratorit të “Saudi Brothers”, i ka dhuruar Emiljano Shullazit “në shenjë mirënjohjeje” 749 metra katrorë truall brenda sipërfaqes ku ndodhet ish- hotel “Vollga”. Si rrjedhojë e kësaj kontrate, Emiljano Shullazi u bë kështu pronar i 20 për qind të objektit.

Por pas kësaj kontrate dhe depozitimit të saj në Hipotekën e Durrësit, sipas biznesmenit, Shullazi dhe njerëzit e tij kanë kërkuar më shumë. Më konkretisht, ata i kanë kërkuar Ylvi Beqajt rritjen e fitimit të Shullazit në 30 për qind të pronës. Pasi sipërmarrësi nuk ka pranuar, ai është përballur me kërcënime verbale e fizike për gati dy vjet.

Referuar dëshmisë së dhënë nga biznesmeni Ylvi Beqja, ai është detyruar të jepte 550 mijë euro në total, pasi nuk pranoi që të jepte 30 për qind të pronësisë së ish-hotel “Vollgës” në Durrës, raporton Panorama.

Organi i akuzës bën me dije se për realizimin e gjobëvënies ndaj biznesmenit, Emiljano Shullazi ka bashkëpunuar me shtetasit Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe disa persona të tjerë që janë në hetim. Nga ana tjetër, bëhet me dije se Ylvi Beqja ka dhënë rreth 400 mijë euro kesh dhe pasi ka parë se kërcënimet po vazhdonin, ka vendosur “të linte gjurmë”.

Për rrjedhojë, ai u ka thënë personave që e kërcënonin se nuk mund të tërhiqte më para nga bankat, por ka lëshuar çeqe me vlerë të përgjithshme rreth 150 mijë euro. Këto çeqe janë paraqitur në banka nga shtetasit Endrit Qyqja dhe Endrit Zela, të cilët më pas i kanë tërhequr shumat në banka, duke lënë edhe “gjurmët e krimit” të gjetura së fundi nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Marrëveshja që biznesmeni Ylvi Beqja bëri me të akuzuarin, i ngarkonte Shullazit dy detyra: Marrjen e certifikatës së pronësisë në emër të “Saudi Brothers Commercial Company” nga Hipoteka Durrës dhe zgjidhjen e konfliktit të pronësisë mes kompanisë dhe shtetasit Zamir Hasa. Sipas marrëveshjes, nëse Shullazi i përmbush detyrimet e tij, do të shpërblehet me 20 për qind të vlerës së objektit.

“Në përmbushje të plotë të detyrimeve të marra përsipër prej tij në këtë kontratë, i porosituri do të përfitojë 20% të vlerës së objektit, të ndara në 10% për pikën 1 në vlerën e 700.000 eurove dhe 10% për realizimin e detyrimit të marrë përsipër nga i porosituri në pikën 2”, thuhet në kontratën mes palëve.

Kjo kontratë është sekuestruar nga Prokuroria në cilësinë e provës materiale, pas arrestimit të Emiljano Shullazit, Blerim Shullazit dhe Gilmando Danit disa muaj më parë. Shtetasit Endrit Qyqja dhe Endrit Zela ranë në pranga javën e kaluar, pak ditë pasi Prokuroria firmosi marrëveshjen e bashkëpunimit me biznesmenin Ylvi Beqja, që ka marrë statusin e dëshmitarit dhe është marrë në mbrojtje nga drejtësia.

ma.me

Next Post
Shega efekte parandaluese për sëmundjet kardiovaskulare

Shega efekte parandaluese për sëmundjet kardiovaskulare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In