• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Gjobëvënësit e Shkodrës’/ Gjykata: Burg pa afat për kreun e grupit, Muhamed Lici

by Java News
07/03/2017 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest në burg’ ndaj kreut të grupit të gjobëvënësve të Shkodrës, Muhamed Lici, ndërsa pritet masa dhe për anëtarët e tjerë të grupit. Disa ditë më parë gjatë një operacioni të policisë së Shkodrës në bashkëpunim me RENEA u arrestuan Muhamed Lici, Abedin Bajraktari, Denis Suktina, Gëzim Vajushi, Fatmir Vehbi Dibra, Besmir Domnori dhe G.S, ky i fundit minoren. Grupi kriminal ishte kthyer në tmerrin e qytetit të Shkodrës me gjobat që i vinin bizneseve.

Si funksiononte grupi:

Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se ky grup personash është i dyshuar për veprat penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” dhe “Krijimit të Grupit Kriminal”. Prokuroria për Krime të Rënda ka zhvilluar një hetim disa-mujor, në bazë të informacionit të përcjellë nga ana e Drejtorisë së Policisë Vendore Shkodër. Në kuadër të këtij hetimi rezultoi se drejtuesit e këtij grupi kriminal angazhonin anëtarët e tjerë të grupit që, në çdo fund muaji të merrnin nga çdo tregtar në tregjet e sipërpërmendura shumat nga 1000 lekë deri në 3000 lekë. Numri i tregtarëve që kanë qenë të detyruar të paguajnë këto shuma “mujore” është tepër i lartë.

Nga veprimet hetimore të Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se ky grup ka qenë aktiv, të paktën që nga Tetori 2016, kohë kur është regjistruar procedimi penal kundër tyre. Sipas të dhënave hetimore, ky grup, fillimisht ka larguar me forcë nga ky aktivitet kriminal një tjetër grup, gjithnjë nëpërmjet dhunës dhe kërcënimit dhe më pas ka operuar vetë duke detyruar tregtarët që të paguanin “taksën mujore” tek ata.

Anëtarët e grupit kishin për detyrë që të zbatonin urdhërat e drejtuesve të grupit, si edhe të raportonin mbi lëvizjet e punonjësve të policisë në zonën e influencës së tyre, apo dhe për persona të panjohur, automjete që janë pranë tyre apo deportojnë në zonën ku ata banojnë dhe ushtrojne “aktivitet”. Njëkohësisht këta shtetas, në ditët e fundit të çdo muaji, kalojnë në lokalet, apo dyqanet, në tregun Zdrale Shkodër duke mbledhur lekët, duke raportuar dhe dorëzuar lekët e mbledhura tek drejtuesit e grupit.

Organizatorët e grupit kriminal, pasi u jepnin porositë anëtarëve të Grupit, i dërgonin me makinë në zonën e tregut dhe këta takoheshin me çdo tregtar dhe i menin shumat, madje duke mbajtur dhe bllok ku shënoheshin personat që paguanin. Ky aktivitet kriminal është provuar se është shtrirë në kohë nga muaji tetor 2016 deri në muajin shkurt 2017.

Pra, nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se kemi të bëjmë me disa persona që kanë njohje dhe lidhje midis tyre, që kanë bashkëpunuar me njëri-tjetirn në kryejne e shumë veprave penale me qëllim fitimi, si shtrëngimi me anën e kanosjes për marrjen e pasurisë. Ky bashkëpunim nuk është i rastësishëm, pasi anëtart e tij kanë njohje me njëri-tjetrin, ka një shtrirje të aktivitetit kriminal të provuar të paktën prej 4 muajsh.

ma.me

Next Post
Të kacaviresh nëpër pasqyra

Një çadër e vogël

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In