• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjobëvënësit e politikës

by Artur Ajazi
16/08/2023 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ajo ç’ka sot konstatohet lehtësisht nga çdo shqiptar, është fakti se, një pjesë e politikës në Shqipëri, po e përdor misionin e saj për “gjobëvënie”. Eshtë e turpshme tek dëgjon politikanë me vjetërsi 32 vjeçare në fushën e tyre, tek rreken të baltosin dhe bëjnë pis, çdo strukturë të shtetit, ministra, deputetë, kryetarë bashkish, dhe nuk harrojnë edhe kryeministrin.

Ata janë me “veshët e ngritur” dhe nuk harrojnë  asnjë detaj thashethemesh, duke ngritur akuza, duke bërë denoncime bajate, duke u turrur ndaj SPAK-ut, Prokurorive, Gjykatave, duke dashur të bëjnë pis gjithë shtetin. Këta gjobëvënës, me kostumin dhe petkun e “politikanit”, “kryetarit të partisë” apo dhe deputetit “opozitar”, janë sot “druri i shtrëmbër” që po dëmton lirinë, demokracinë, drejtësinë, integrimin, dhe janë gati të shesin interesat e vendit, për të mbrojtur lëkurën, pasurinë dhe postin e tyre.

Ata ishin të parët që “fërkuan duart” edhe kur u bë protesta e grekërve në Himarë. Pasi përzgjodhën qëllimisht mes shumë emrave Fredi Belerin (një turp e skandal kombëtar)  për Himarën, gjobëvënësit e politikës më të turpshme të Shqipërisë, kishin guximin të nisnin drejt Jugut ditën e protestës, emisarët e tyre, ata që sa kishin dhe ishin në poste shtetërore, nuk lanë gjë pa bërë, pa zhvatur dhe ndyrë, duke shkelur ligjin, dhe shpërdoruar detyrën.

Ata sot janë bishta të gjobëvënësve, janë ushtarë të bindur emisionesh, “analizash politike”, duke hedhur “ide novatore” dhe duke trumbetuar me të madhe “rikthimin e opozitës në pushtet”.

Ata ashtu si shefat e tyre, gjobëvënësit me kollare, vendosin gjoba, vendosin kushte “për të mos akuzuar dhe denoncuar”, duke kërkuar favore, leje ndertimi, tendera, etj. Kjo pjesë e ka ndyrë politikën në Shqipëri. Por më e keqja është se, edhe drejtësia e re, nuk po arrin në nivelin e duhur, nuk po shkon deri tek gjobëvënësit e politikës, tek ata që orkestrojnë klanet dhe segmentet më famëzeza të ish-pushtetit të dikurshëm. Gjobëvënia si “zanat”, është kthyer në normalitet tek pjesa më destruktive e politikës në Shqipëri.

Ata bëjnë jetë sheikësh, jetojnë mes luksit dhe milionave, dhe vazhdojnë të qetë, të vendosin gjoba, të vendosin kushte, të mbajnë peng partitë e tyre, duke mashtruar mbështetësit fanatikë. Shtatori apo Tetori, duhet medoemos  të sjellë “stinën” e ndryshimeve. Drejtësia e re duhet patjetër të përshfaqë para shqiptarëve të dëshiruar për drejtësi dhe zbatim ligji, rezultatet e shumëpritura. Nuk mund të ecet më  tej, drejt rrugëtimit Europian, me gjobëvënësit e politikës.

Ndaj Shtatori le të jetë pikënisja e një kapitulli të ri, që do tu tregonte shqiptarëve se, ja vlejti investimi për një drejtësi të re dhe të barabartë.

Next Post
“Grupi shqiptar i vuri flakën velierës me armë e drogë”, policia flet zyrtarisht për operacionin në Patok

"Grupi shqiptar i vuri flakën velierës me armë e drogë", policia flet zyrtarisht për operacionin në Patok

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com