Një efektiv policie ka pësuar dëmtime të shumta, si pasojë e goditjeve të marra nga drejtuesi i një mjeti të cilin e kishte gjobitur për parkim të gabuar.
Ngjarja u shënua ditën e djeshme në Shkodër, në lagjen “Parrucë” ku si të dyshuar, policia ka shpallur në kërkim Indrit Shtegun.
I dyshuari akuzohet se ka dhunuar efektivin e policisë Shkodër, Hysni Idrizi, pasi ky i fundit e ka gjobitur pasi kishte parkuar dysh.
Në debat e sipër Shtegu e ka dhunuar egërsisht, duke i shkaktuar dëmtime të shumta efektivit.
Mësohet se Idrizi ndodhet në spitalin e Shkodrës me dëmtime dhe fraktura, kryesisht në pjesën e nofullës.
Aktualisht nga ana e policisë vijon puna për kapjen e Shtegut.
g.kosovari