Gjigandi i telefonisë dhe kompjuterave Apple është dënuar të paguajë një gjobë prej 234 milion dollarësh, në favor të një grupi kërkuesish të Universitetit të Uiskonsin në SHBA. Kjo pasi Apple ka përdorur në Iphone-t dhe Ipad-et e saj teknologji që është regjistruar qysh në vitin 1998, si e drejtë e këtyre kërkuesve.
Apple u mbrojt në gjyq duke pretenduar se regjistrimi i të drejtës nga ana e tyre nuk ishte i rregullt, por e humbi kauzën. Kompania ka njoftuar se do të apelojë vendimin, kurse Universiteti i Uiskonsin u shpreh i kënaqur që puna e madhe ekërkuesve të tij mori shpërblimin që meritonte.










