• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjobë biznesmenit duke u hequr si Shullazi, në gjyq dy të rinjtë

by A R
03/07/2017 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria për Krimet e Rënda përfundoi hetimin për dy të rinj të dyshuar për “gjobëvënie” 10 mijë euro ndaj një biznesmeni përmes mesazhesh kërcënuese të nënshkruara me mbiemrin “Shullazi”.

Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, të pandehurit nuk kanë asnjë lidhje me Emiliano Shullazin, por kanë përdorur mbiemrin e tij për të frikësuar biznesmenin. Dosja me të pandehur Altin Valisi dhe Durim Dervishi është depozituar në Gjykatën për Krimet e Rënda, ku pritet të gjykohet nga një pesëshe gjyqtarësh të kryesuar nga Ardit Mustafaj.

Të pandehurit, 21 dhe 19 vjeç, do të përballen në gjyq me dy akuza penale, atë të “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, në bashkëpunim dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”. Burime zyrtare të gjykatës konfirmuan se seanca e parë e këtij procesi është caktuar më 5 korrik 2017.

MESAZHET KERCENUESE
Prokuroria pretendon se dy të pandehurit janë autorët e dërgimit të disa mesazheve kërcënuese në adresë të biznesmenit Piro Z., 55 vjeç. Në këto SMS, nga një numër i panjohur për biznesmenin, atij i kërkohej dorëzimi i një shume parash prej 10 mijë eurosh.

Në të kundërt, dërguesit i thoshin se do ta vrisnin atë apo ndonjë prej familjarëve të tij. Në një nga SMS-të e tjera, biznesmenit i thuhej se në rast se nuk do të kryente pagesën “ta merrte vetë me mend se çfarë mund t’i ndodhte”.

Referuar SMS-ve të administruara si provë, si edhe thënieve të biznesmenit, kërcënimet e mbërritura në telefonin e tij mbylleshin me emrin “Altin Shullazi”. Sipas Prokurorisë, të pandehurit kishin njohje me biznesmenin e kërcënuar prej tyre, për shkak se blinin produkte në biznesin e tij.

Nga hetimi ka rezultuar se SMS-të kërcënuese janë dërguar nga një numër telefonik i blerë në tregun e zi. Pas kallëzimit të biznesmenit në organet kompetente, prokuroria identifikoi fillimisht një familjar të njërit prej dy të pandehurve. Më pas, përmes metodave speciale të hetimit, u siguruan prova që ngrinin dyshime për përfshirjen e dy të rinjve në këtë episod kriminal. Në seancën e caktimit të masës “arrest në burg” ndaj tyre nga Shkalla e Parë më 17 mars 2017, një prej të pandehurve shfaqën pendesë për SMS-të kërcënuese të dërguara në numrin e biznesmenit, ndërkohë që njëri tha se shoqërohej me të, por nuk kishte dijeni për gjobën.

“LAST NIGT”
Altin Valisi dhe Durim Dervishi u arrestuan më 15 mars 2017 nga një operacion policor i koduar “Last nigt”. Ata u prangosën në një lokal në zonën e Laprakës, vend të cilin ata ia kishin caktuar biznesmenin për t’i dorëzuar shumën e parave.

Teksa ishin në pritje të ardhjes së parave, në vend të tyre në ambientet e lokalit janë futur forcat e policisë, ku i kanë prangosur për akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”.

Në përfundim të këtij operacioni, policia njoftoi sekuestrimin si provë materiale të një armë automatik, tip “AK-47”, 11 aparate telefonikë celularë të markave të ndryshme dhe 5 karta SIM. /Panorama/a.m.

Next Post
Zv.kryeministrja Mandija kërkon mbledhje urgjente të Task Forcës

Zv/kryeministrja Mandija: Pse ministrat 'teknikë' nuk miratuan vendimin për importin e energjisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme

February 26, 2026
Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

Ministrja Sala jep lajmin: Brenda vitit do të ketë brakiterapi te Spitali Onkologjik

February 26, 2026

Kërkesa e SPAK për Ballukun, Rama mbledh sot deputetët dhe Qeverinë në Pallatin e Brigadave

February 26, 2026
Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In