• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjobë biznesmenit, arrestohen duke marrë 50 milionë lekë

by Java News
12/05/2016 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një operacion i policisë së Tiranës ka vënë në pranga 2 persona në kohën që do merrnin 50 milionë lekë si gjobë ndaj një biznesmeni.

Sot më datë 12.05.2016 nga Seksioni për Krimet ndaj Pronës në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale Tiranë, u finalizua  operacioni i koduar “BISS”

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale: “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim.

Sadik Dinga, 27 vjeç banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Falsifikim monedhash”.

Ervis Alla, 29 vjeç, banues në Krujë, pronar i mobileri Vllaznia.

Arrestimi i tyre u krye pasi u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Zogu i Zi” në momentin që këta shtetas po përgatiteshin të merrnin shumën e 50 milion lekëve nga shtetasi I. A., 59 vjeç, biznesmen (shoqëri transporti ndërkombëtar mallrash), i shtrënguar me anë të kanosjes për dhënie pasurie më datë 28.04.2016.

Nga veprimet hetimore të kryera gjatë kësaj periudhe ndjekur me metoda speciale të hetimit ka rezultuar se këta shtetas dyshohen të jenë dhe autorë te ngjarjeve për veprën penale “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”:

Ndaj shtetasit B. K., 60 vjeç, biznesmen në dhënie me qira ambientesh ku i është kërkuar shuma e 50 milion lekëve

Ndaj shtetasit A.L., (biznesmen mobilier) ndodhur në qytetin e Durrësit ku i është kërkuar me anë të kanosjes shuma e 30 milion lekëve në muajin Prill 2016.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

3 aparate celulare të markave të ndryshme

5 karta sim të kompanive të ndryshme

Sende këto të cilat dyshohen të kenë shërbyer për kryerjen e veprës penale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga Neni 109/b dhe 25  i Kodit Penal.

BW/d.i.

Next Post

Rusia teston bombën bërthamore që shkatërron një hapësirë sa Franca dhe Teksasi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

April 13, 2026
Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

April 13, 2026
LIVE! Ngre siparin Saimiti i Diasporës. Të pranishëm Begaj, Rama e personalitete nga të gjitha trevat shqiptare

LIVE! Ngre siparin Saimiti i Diasporës. Të pranishëm Begaj, Rama e personalitete nga të gjitha trevat shqiptare

April 13, 2026
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

April 13, 2026
Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

April 13, 2026
Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

April 13, 2026
Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

April 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

Ç’po ndodh me shqiptarët në Preshevë? Si po i zbraz komunat Vuçiç dhe çfarë presin nga Tirana

April 13, 2026
SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In