• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjobë 90 mijë euro biznesmenit, gjykata: Burg pa afat për Lavdërim Tufën!

by Java News
29/09/2018 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lihet ne qeli Lavdërim Tufa ish-i dënuar për vrasjen e Fatmir Ramës, i njohur si Miri i Xhikes, i cili u rikthye sërish në qeli, kësaj here i dyshuar për gjobëvënie. Ne seancen e sotme ne ngarkim te tij, trupi gjykues ka vendosur ndaj tij masen e sigurise “arrest me burg”.

Ai u arrestua dy dite me pare, pasi u zbulua gjobevenia dhe kanosja qe i kishte bere nje biznesmeni, pasi ishte pajtuar nga nje shtetas italian, kundrejt nje shume te mire eurosh qe do te merrte per “punen”.

Arrestimi

Pasi rifitoi lirinë e parakohshme, rreth 3 vite më parë, Tufa është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi është denoncuar nga një biznesmen, të cilin e kërcënonte për t’i dhënë 90 mijë euro. Një pjesë e këtyre parave, sipas burimeve nga Policia, ishin për llogari të një shtetasi italian, i cili pretendonte se i detyrohej biznesmeni i dëmtuar.

Ndërsa pjesa tjetër, një shumë e konsiderueshme, ishte “hak pune” për Lavdërim Tufën, si person i “pajtuar” nga italiani me iniciale P.E., 50 vjeç, për të marrë paratë. Shtetasi i huaj është shpallur në kërkim bashkë me një 49-vjeçar me inicialet A.G. nga Durrësi, të dyshuar për bashkëpunim në këtë ngjarje.

Ndërsa një tjetër, shtetasi me iniciale F.Sh., 37 vjeç, është proceduar në gjendje të lirë, pasi sipas Policisë ka qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e ka kallëzuar. Hetimet nisën nga oficerët e Krimeve të Rënda të Policisë së Tiranës, pas kallëzimit të biznesmenit dhe përgjatë disa ditëve Lavdërim Tufa u mbajt nën vëzhgim derisa u siguruan provat e nevojshme për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Policia tha se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Lavdërim Tufa u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një antiplumb. Ndërsa në ngarkim të 4 personave të përfshirë në këtë ngjarje janë referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës për veprat penale, “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Moskallëzim krimi” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

“Do punësohem në Lundër”, si u lirua para kohe Tufa

Gjykata e Tiranës e liroi para kohe me kusht Lavdërim Tufën, të dënuarin me 20 vjet burg me akuzën e vrasjes së Fatmir Ramës, biznesmenit të njohur në Tiranë edhe me emrin “Miri i Xhikes”. Vendimi është dhënë më datën 26 mars të vitit 2015 nga gjyqtarja Hajro, e cila pranoi kërkesën e lirimit me kusht të Tufës, pasi kishte përfituar disa ulje dënimesh. Sipas vendimit, gjyqtarja urdhëroi pezullimin e pjesës së mbetur pa vuajtur të dënimit prej 1 vit, 8 muaj e 10 (dhjetë) ditë burgim, për një kohë prove prej 4 (katër) vjetësh, me kusht që gjatë kësaj kohe i dënuari mos të kryejë vepër tjetër penale. Po kështu, në vendimin e saj për pranimin e kërkesës është shprehur se urdhëron Burgun e Fierit që të bëjë lirimin e Lavdërim Tufës.

Dy nga provat kryesore që janë marrë në konsideratë në këtë vendim të Gjykatës duket se kanë qenë raportet e burgjeve, sipas të cilave i dënuari ka pasur sjellje të mirë dhe një kontratë punësimi. Më saktësisht, Lavdërim Tufa ka paraqitur para Gjykatës një vërtetim, sipas të cilit ai do të punësohej në Lundër menjëherë pas lirimit nga burgu. Prokuroria e përfaqësuar në proces nga Shanin Pasha është shprehur dakord me kërkesën për lirimin me kusht të Lavdërim Tufës. Mirëpo, pas lirimit, Tufa bie sërish në pranga, kësaj here për dhunë në familje. Ka qenë babai i tij që ka bërë kallëzim se është dhunuar nga i biri. Por edhe pas kësaj ngjarjeje, Tufa ka lënë qelitë e paraburgimit shumë shpejt. PANORAMA

ma.me

Next Post
Britania për Botërorin, ishullorët duan turneun në 2030

Britania për Botërorin, ishullorët duan turneun në 2030

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

August 2, 2026
Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

August 2, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë

August 2, 2026
Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

August 2, 2026
‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

August 2, 2026
Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

August 2, 2026
Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

August 2, 2026
Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

August 2, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

August 2, 2026
Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com