• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Gjobat e reja për bizneset, mosdeklarimi dënohet 5 mijë lekë

by Java News
01/11/2016 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Ekonomisë miraton uljen e gjobave për biznesin. Gjatë diskutimeve në lidhje me gjobat e kësteve të tatimfitimit, zëvendëskryetari i komisionit, Ridvan Bode, tha se ata të cilët nuk paguajnë tatimin në paradhënie duhet të paguajnë koston shtesë, ku kjo mund të matet me dëmin nga mungesa e kësaj shume në buxhet. Sipas tij, gjoba prej 15% është e lartë pasi rëndon biznesin. Ndërsa kryetari i komisionit, Erion Braçe, tha se nuk është legjitime vendosja e gjobës për parapagimet dhe duhet të rishikohet. Diskutime pati edhe për gjobën prej 50 mijë lekësh për mosdeklarimin e punonjësve, ligj i cili u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Tashmë, për bizneset të cilat janë subjekt i TVSH-së, gjoba është 20 mijë lekë, ndërsa për bizneset e vogla, 5 mijë lekë.

Deputetët kanë vijuar diskutimin nen për nen të projektligjit “Për procedurat tatimore”. Ata kanë kaluar në shqyrtim të gjitha nenet, përveç atij që ka të bëjë me Avokatin e Tatimpaguesit, për të cilin do të bëhen propozime të reja, që do të fuqizojnë rolin e këtij organi, nisur edhe nga propozimet e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe nenit mbi vendosjen e gjobave për parapagimin e tatimfitimit. Një nga nenet e ligjit të supergjobave (procedurave tatimore), miratuar në tetor të vitit të kaluar dhe që nuk u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, ishte ai për gjobat në rast se këstet e tatimfitimit nuk paguheshin në kohë.

Në muajt e parë të 2016-s, tatimet i njoftuan bizneset se: “Mospagimi në afat i kësteve paraprake të tatimit mbi fitimin ose kësteve paraprake të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, sipas nenit 30, të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, ‘Për tatimin mbi të ardhurat’, të ndryshuar, dënohet me gjobë në masën 15% të shumës së këstit për t’u paguar.

ma.me

Next Post
Partizani-Skënderbeu, FSHF: Dhuna mund të ishte evituar

Partizani-Skënderbeu, FSHF: Dhuna mund të ishte evituar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com