Policia e sektorit të qarkullimit rrugor në Korçë vazhdon me masat ndëshkimore për drejtuesit e mjeteve që kapen me shkelje.
Gjatë këtij muaji, nga ana e kësaj policie janë aplikuar në total 1388 masa administrative për shkeljet e konstatuara në qarkullimin rrugor.
Burime të policisë sqaruan se 10 persona janë të arrestuar në flagrancë për shkeljet më të rënda.
Ndërsa për 5 drejtues mjetesh është vendosur të procedohen në gjendje të lirë.
Nga masat administrative që policia ka zbatuar për muajin dhjetor, 404 janë për parkim të gabuar, 305 për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, 20 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 605 të ndryshme dhe 25 leje drejtimi të pezulluara.
a.çupaj