• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjoba të pamëshirshme për ta shpëtuar vendin nga ndotja

by Mentor Kikia
27/08/2016 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Sezonit turistik po i vjen fundi. Edhe sivjet, ai që duhej të ishte shtylla më e rëndësishme e ekonomisë, vuajti nga një problem i madh; ndotja, plehrat.
Thuajse jashtë vëmendjes së pushtetit vendor, shumica e të cilit për herë të parë kishte nën administrim zona turistike pas ndarjes së re territorial. Sezoni u hap me një vijë bregdetare të pastër. Me Korpusin Shqiptar të Vullnetarëve, punuam për tre muaj, Prill-Maj-Qershor, pastruam duke mbledhur me dorë çdo mbeturinë, duke krehur çdo metër rërë, nga Veriu në Jug. Pastruam çdo metër park. Në çdo fundjavë punuam mbi 200 vullnetarë dhe i dorëzuan pushtetit vendor plazhe të pastra në çelje të sezonit.
Por ndotja vazhdoi. Në rënë, në parqe, nëpër rrugë…
Gati u përlota nga marazi kur, vetëm tri javë pasi e kishim pastruar, pashë të mbushur me mbeturina parkun e pishave në Spille, në Rrogizhinë.
Problemi i ndotjes vazhdon të jetë gangrena më e madhe në këtë vend. Në shumicën e rrugëve e zonave turistike nuk ka kosha. Por edhe aty ku janë, njerëzit i hedhin mbeturinat ku t’u teket.
Çfarë duhet bërë? Një pyetje e vështirë. Në Shqipëri nuk ka ende vendgrumbullime mbeturinash dhe si të tilla shërbejnë gropa pa asnjë standard. Mbeturinat nuk ndahen në burim për tu ricikluar. Lumenjtë janë qelbur nga qeset dhe mbetjet plastike pushtojnë detin në dimër.
Po çfarë duhet bërë, sërish?
Gjoba të rënda, propozj unë. 100 Euro për një letër, për një bidon, për një kanaçe nëse e hedh nga makina në rrugë. Pa asnjë mëshirë, 100 Euro gjobë për këdo që del nga shtëpia në fshat dhe i hedh mbeturinat në përrua. Për atë në qytet, që i hedh në trotuar apo nga ballkoni. Qoftë i varfër apo i pasur. Gjobë bashkive që shkarkojnë mbeturinat në lumë.
Duhen vendime drastike për këtë situatë të paprecedentë dhe unike në europë. Të vendosen kamera sigurie nëpër rrugë e autostrada. Ashtu, siç i kapin makinat kur tejkalojnë shpejtësinë, ti kapin edhe kur hedhin mbeturina. Ska rrugë tjetër, duhen bërë disa shembuj. Duhet mbjellë frika. Ndryshe qelbësirat do na qelbin mot e jetë.
Qeveria që do të zgjidhë çështjen e plehrave do të hyjë në histori!

Next Post
Tërmeti në Itali/ Trupi i viktimës shqiptar Erjon Toro kthehet të dielën në atdhe

Tërmeti në Itali/ Trupi i viktimës shqiptar Erjon Toro kthehet të dielën në atdhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

March 25, 2026
Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

March 25, 2026
Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, regjimi në fuqi deri më 30 prill

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Morinë tre persona

March 25, 2026
Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

March 25, 2026
VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

March 25, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën në Kryeministri. Të pranishëm edhe…

March 25, 2026
IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

March 25, 2026
Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

March 25, 2026
Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

March 25, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In