• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjoba ndaj një subjekti të palicensuar, përfaqësuesi i biznesit dhunon fizikisht punonjësin e AMA-s, reagon kryetarja Krasniqi

by Java News
11/04/2024 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një punonjës i grupit të inspektimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive është dhunuar sot fizikisht, në zyrat e institucionit, nga përfaqësuesi i një subjekti ISP (Internet Service Provider), i cili ishte ndëshkuar për aktivitet të palicencuar nga AMA.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, e cila në një reagim në profilin e saj, në Facebook ka dënuar rastin. Në reagimin e Krasniqit thuhet se subjekti ISP ishte dënuar sipas ligjit, për shkak të ushtrimit të aktivitetit të palicencuar nga AMA, gjë që ka sjellë edhe ndodhinë e rëndë të dhunimit të një prej punonjësve, për më tepër në krye të detyrës.

Më poshtë reagimi i plotë i kryetares së AMA-s, Armela Krasniqi:

Dënoj me forcë dhunën e ushtruar sot ndaj një punonjësi të AMA-s, në ambjentet e institucionit, nga përfaqësuesi i një subjekti ISP, i ndëshkuar sipas ligjit, për aktivitet të palicencuar nga AMA.

Si burim i shkeljeve më të mëdha ligjore, sidomos transmetimeve pa licence apo piraterisë së përmbajtjeve audiovizive, subjektet ISP janë prej kohësh nën vëzhgimin e  rreptë të ekipeve tona të punës. Çdo rast i paligjshëm është ndëshkuar sipas legjislacionit në fuqi.

Sot, një shkelës i ligjit ka dhunuar fizikisht një prej anëtarëve të ekipit të inspektimit, i cili ishte në krye te detyrës.

Shpreh bindjen dhe besimin se institucionet e rendit dhe drejtësisë do të bëjnë më së miri punën e tyre, për këtë incident të turpshëm dhe të paprecedent.

Rregullimi i tregut audioviziv, ligjshmëria e tij, lufta kundër piraterisë në të gjitha format e shfaqjes së saj, është misioni ynë dhe puna jonë e çdo dite. Prandaj për individë të tillë kam vetëm një mesazh: Çdo shkelës do të marrë dënimin sipas ligjit./tch

Next Post
Tentoi të përdhunonte pronaren e lokalit, shqiptari i penduar: Kërkoj falje, jam familjar dhe kam një fëmijë të vogël. mbaj mend asgjë…!

Tentoi të përdhunonte pronaren e lokalit, shqiptari i penduar: Kërkoj falje, jam familjar dhe kam një fëmijë të vogël. mbaj mend asgjë…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com