• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gjoba e pezullim për bizneset që thyen rregullat”/ Hajdari: Pikat kufitare do jenë të mbyllura

by Java News
04/04/2020 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeinspektor i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari deklaroi se pavarësisht situatës së vështirë për shkak të COVID-19, aktualisht në terren janë grupe punë që monitorojnë se si i zbatojnë masat bizneset.

Në një intervistë për gazetaren e ‘News24’ Klodiana Lala, Hajdari pohoi se në terren janë që nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati i Barnave, apo dhe ai i Mbikëqyrjes së tregjeve. Hajdari pohoi se gjatë kontrolleve në terren ka pasur raste që shumë biznese janë gjobitur, apo dhe më kaq, janë pezulluar, ndërsa pohoi se 20 farmaci janë penalizuar me masa administrative.

Mes të tjerash Kryeinspektor i Përgjithshëm tha se pikat kufitare do të vijojnë të jenë të mbyllura për qytetarët, pasi lëvizja nga një vend në tjetrin e rrit rrezikun për përhapjen e COVID-19.

INTERVISTA
C’mund të na thoni për situatë, a zbatohen rregullat nga bizneset?

Që me fillim e pandemisë, kam urdhëruar që të punojmë me grupe të gatshme. Në distancë punojnë femrat dhe të moshuarit. Janë në krye të punëve Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati i barnave, i Mbikëqyrjes së tregjeve. Ne kemi mundësi që dhe pa dalë fare në teren, i ndjekim online inspektimet e inspektorëve. Aty ku ka grumbullime punonjësish, si call centre e fasoneritë, mundësia për përhapjen e COVID është e madhe. Por ata (kompanitë) janë bërë të ndërgjegjshëm me kalimin e ditëve. Respektohet distanca ndërmjet punonjësve. Shumë punonjës po merren në punë dhe po dërgohen në shtëpi nga kompanitë.

Ka biznese që janë gjobitur? Po Call Centre e fasoneritë ?
Ka biznese që janë gjobitur dhe nga ata që janë pezulluar. Call Centre e fasoneritë janë të detyruara të ulin numrin e punonjësve, po punojnë 30% e tyre. Po ju them disa të dhëna që kam marrë nga tereni. Kam inspektuar pikën e kalimit kufitar të Morinës dhe Kakavijes. Aty kam konstatuar dy gjëra, që janë për t’u përshëndetur; të gjithë po kryejnë punën e tyre. S’kemi asnjë inspektor të infektuar në këto pika. Kam pyetur me shumë kujdes dhe autoritetet doganore, dhe numri i shoferëve janë po ato, dhe janë të pa infektuar. Kjo tregon se të gjithë po ndërgjegjësohen çdo ditë. Kam shkuar në kufi për dy arsye, që kjo situatë të shfrytëzohet nga biznese që të fusin në Shqipëri produkte jo të mira. Unë do dal përsëri në terren, shpresoj të mos kemi shoferë dhe inspektorë të infektuar.

Abuzimi i farmacive me çmimet, sa janë gjobitur?
Në rang kombëtar kemi rreth 20 gjoba. Në lidhje me çmimet është krijuar nga Task Forcë, që ka gjobitur goxha, kur ka parë biznese që nuk respektojnë masat.

Kufiri me Greqinë, shqiptarët bllokohen nga pala shqiptare. A mund të na jepni një mendim cfarë po ndodh?
Nëse para 4-5 ditëve ishin të mirëkuptuar, tani nuk janë më. Kanë marrë informacion, se si në Greqi, si në Shqipëri jemi njëlloj të rrezikuar, por lëvizja e rrit rrezikun. Tani pikat kufitare janë më të sistemuara. Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen, sepse vetëm në raste të jashtëzakonshme, të ndonjë vdekjeje, mund të lihen të lirë. Për asnjë arsye tjetër s’ka lejim, kufiri është i mbyllur.

A keni ushtruar kontrolle në media, i kanë zbatuar masat?
Kemi inspektuar mediat që punojnë në mënyrë elektronike, portalet. Televizionet nuk i kemi kontrolluar, sepse i kanë marrë masat, siç është dhe televizioni juaj. Kemi kërkuar që edhe portalet të respektojnë masat, pasi punojnë në zyra të mbyllura. Gazetarët janë njerëzit më të përgjegjshëm, e ndjenjë rrezikun.

g.kosovari

Next Post
Shkeli vetëkarantinimin, 700 mijë lekë gjobë tiransit/ Policia jep detajet: Hiqen 33 patenta, 223 të gjobitur

Shkeli vetëkarantinimin, 700 mijë lekë gjobë tiransit/ Policia jep detajet: Hiqen 33 patenta, 223 të gjobitur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ Akuzohet se zhduku verën e shtrenjtë që iu konfiskua Ergys Agasit, arrestohet pas tetë muajsh arratie kushëriri i tij!

EMRI/ Akuzohet se zhduku verën e shtrenjtë që iu konfiskua Ergys Agasit, arrestohet pas tetë muajsh arratie kushëriri i tij!

September 16, 2026
Ndeshjet e Ligës së Kombeve, Finlanda zbulon listën e futbollistëve të thirrur!

Ndeshjet e Ligës së Kombeve, Finlanda zbulon listën e futbollistëve të thirrur!

September 16, 2026

Alarm në Gjermani, dy të vdekur nga malaria në Frankfurt! Dyshohet se mushkonjat e infektuara janë transportuar përmes fluturimeve

September 16, 2026
Tragjedi në Alpet Zvicerane, 3 të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël, mister shkaqet!

Tragjedi në Alpet Zvicerane, 3 të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël, mister shkaqet!

September 16, 2026
Verdikti i Hagës, reagon ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: Nuk u gjykuan UÇK dhe pavarësia!

Verdikti i Hagës, reagon ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: Nuk u gjykuan UÇK dhe pavarësia!

September 16, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Mos ia vrisni Hashim Thaçit Kosovën që fitoi me luftë

September 16, 2026
“Asnjë gjyqtar nga Haga nuk i përket Kosovës”- Dënimi i ish-liderëve të UÇK, reagon Meidani: Konteksti historik s’diskutohet, populli viktimë e dhunës serbe

“Asnjë gjyqtar nga Haga nuk i përket Kosovës”- Dënimi i ish-liderëve të UÇK, reagon Meidani: Konteksti historik s’diskutohet, populli viktimë e dhunës serbe

September 16, 2026
Berisha nga Kuvendi i PD në Krujë: Protesta e ka bërë Ramën njeriun më të urryer! Jemi njerëz të sheshit dhe moralit!

Berisha nga Kuvendi i PD në Krujë: Protesta e ka bërë Ramën njeriun më të urryer! Jemi njerëz të sheshit dhe moralit!

September 16, 2026
“Kam një problem”- Publikohen pamjet e Sterling dhe historia bëhet më e rëndë se një dënim (VIDEO)

“Kam një problem”- Publikohen pamjet e Sterling dhe historia bëhet më e rëndë se një dënim (VIDEO)

September 16, 2026
Majko përlotet pas vendimit për ish-liderët e UÇK, ish-kryeministri: Dramë njerëzore e jashtëzakonshme, mund të cenojë historinë!

Majko përlotet pas vendimit për ish-liderët e UÇK, ish-kryeministri: Dramë njerëzore e jashtëzakonshme, mund të cenojë historinë!

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com