Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj gjobës së FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit. Shefi i qeverisë shkruan se kjo është një gjobë absurde duke i bërë thirrje shqiptarëve që të kontribuojnë për shlyerjen e saj.
“Mos kini frikë nga shqiponja” është emri i llogarisë bankare ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik, për të paguar gjobën absurde të FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit👐
Shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi dhe me keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit krejt spontan nga një moment i bukur sportiv, në Raiffeisen Bank është hapur llogaria MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA😊
Kjo llogari u hap falë nxitjes së shumë miqve të këtij rrjeti social nga e gjithë bota, si falenderim e mirënjohje për dy sportistët që ngritën peshë në një gëzim sportiv miliona shqiptarë, nënvizon Rama. /ma.me
ma.me