• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjoba 100 mijë euro për biznesmenin, si u vunë në kurth të rinjtë

by A R
14/08/2017 22:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I vunë 100 mijë euro gjobë një biznesmeni, përfundojnë në pranga dy të rinj nga Vlora. Policia ndërhyri duke arrestuar dy autorët në momentin që ata prisnin të merrnin në dorëzim shumën e parave nga biznesmeni pasi kishin lënë takim në periferi të qytetit, shkruan “Panorama”.

Dy të rinjtë e arrestuar kërcënonin prej muajsh biznesmenin me anë të telefonit, ndërkohë që ditët e fundit 46-vjeçari kishte marrë prej tyre edhe ultimatum për t’u dorëzuar shumën e parave të kërkuar pasi në të kundërt do ta vrisnin.

Dy të arrestuarit janë Endri Beqiraj, 28 vjeç dhe Juli Rrokaj, 25 vjeç, të dy banues në qytetin e Vlorës. Ndërsa shënjestër e tyre është shtetasi me iniciale SH.S., 46 vjeç, të cilit i kërkohej të paguante një shumë prej 100 mijë euro.

Dy gjobëvënësit u arrestuan në fshatin Qishbardhë, rreth 4 kilometra larg Vlorës nga specialistët e seksionit të krimeve ndaj personit, pasi po mbaheshin në përgjim. Mbajtja në përgjim e dy të rinjve erdhi pasi 46- vjeçari pas kërcënimeve të vijueshme prej tyre kishte kërkuar ndihmën e policisë.

Shuma prej 100 mijë ishte rënë dakord që të dorëzohej në fshatin Qishbardhë, pas kërkesës edhe të dy të arrestuarve, për të qëndruar sa më larg qytetit.

Pas telefonatave të vijueshme nga Beriraj dhe Rrokaj, në bashkëpunim edhe me policinë, 46-vjeçari kishte pranuar që të “paguante” shumën prej 100 mijë euro duke rënë dakord edhe me dy shtetasit për vendin e dorëzimit të tyre.

Por, pikërisht në momentin kur pritej të dorëzohej shuma e kërkuar, Beriraj dhe Rrokaj u arrestuan në flagrancë nga Policia e Vlorës. “Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, duke përdorur metodat speciale të hetimit si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, më datë 12.08.2017, në fshatin Qishbardhë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve: Endri Beqiraj, 28 vjeç, banues në Vlorë dhe Julo Rrokaj, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Të dy këta shtetas prej disa muajsh kanë kërcënuar me anë të telefonit, shtetasin Sh.S., 46 vjeç, banues në Vlorë, që t’u jepte një sasi vlerash monetare prej 100.000 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndaj dy të rinjve do të rëndojë akuza për veprën penale të “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim”. Shkak për gjobëvënien ndaj biznesmenit mësohet nga burime pranë Policisë është një ngjarje e ndodhur pak kohë më parë.

Një prej të arrestuarve, 28-vjeçari Endri Beriraj mësohet se ka patur një grindje me 46-vjeçarin për motive të dobëta. Grindja mes tyre kishte ardhur në çaste gjaknxehtësie, por kjo ngjarje shërbeu si rast për të riun për të kërcënuar biznesmenin.

Pikërisht pas grindjes me 46-vjeçarin, ka nisur edhe kërcënimi i 28-vjeçarit në bashkëpunim me shokun e tij, Juli Rrokaj për t’i kërkuar shumën prej 100 mijë euro biznesmenit nga Vlora.

Telefonatat kanë qenë të vazhdueshme gjatë ditëve të fundit, ndërsa duke parë edhe refuzimin e 46-vjeçarit për të mos paguar shumën e kërkuar, dy të rinjtë e kanë kërcënuar atë me jetë.

Pas kërcënimeve me vrasje, erdhi edhe “dorëzimi” i biznesmenit për t’u dhënë shumën e kërkuar, por që në fakt ishte një kurth që çoi në arrestimin e tyre në flagrancë.

Next Post
Tmerri në Paris, flet shoferi i veturës: Ja pse u përplasa me picerinë

Tmerri në Paris, flet shoferi i veturës: Ja pse u përplasa me picerinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta legjenda e Interit!

Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta legjenda e Interit!

September 19, 2026
Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

“Prania Besnike”, zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave

September 19, 2026
Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com